·…..”Dhurata e cmuar e gjyshes, lënë amanet mamasë…!!!”…..


Pirro Minella Millona

…..Nuk vajta dot ne varrimin e nenese ne fshat. Isha student ne vitin e dyte. Nje gje na habiti. Nenja e fshatit mbylli syte daten, qe im ate mbushi vitin larguar nga jeta.Kur u kthye mamaja nga fshati, shkova dhe une ne Elbasan. Ndjeva nje hidherim te madh, pikellim per ate vdekje.Mamaja u ul mbasdite me mua perballe ne kolltukun e vet dhe filloi te tregoje ngadale:E ndjera nene tere vitin nuk ishte mire, vetem peshperiste:-Pse nuk me ha mua mortja, por mori trimin Gaqe.Dhe tere vitin “lengoi”aty ne shtratin e ftohte te vdekjes. Me lajmeruan mua se ishte keq. Nxitova te shkoja tek nenja. E gjeta ne oret e fundit.Kur u hyra ne dhomen e ndenjes, qe nenja dremiste dhe mu mblodh nje lemsh ne gryke, kur e pashe ashtu aq te dobet, si ishte katandisur me ate hijen e lehte te zbehte, qe i kishte mbuluar fytyren. Nuk ishte ankuar kurre per faktin qe jetonte vetem.E mbulova edhe me nje batanije tjeter se ishte dimer dhe bente shume ftohte. Jashte degjohej suferina, qe kishte zoteruara natyren mbare.Une vete u shtriva ne minderin tjeter. Nuk po e zgjoj, mendova- po fle edhe une ketu.Poshte jastekut kishte nje shami, ku kishte mbeshtjelle borzilok te thare, Kundermonte tere dhoma me ate ere.U permend neneja dhe duke ma dhene mua, me shpjegoi aresyen qe e mbante ate shami, si gjene me te shejnte.Filloi te tregonte nenja:- Kjo eshte shamia qe me ka dhuruar Stefani, babai yt. Ishte koha kur akoma dashurite dhe martesat nuk ishin njesoj si ne kohet e sotme. Atehere njerezit dergonin lajmes per t’u fejuar.Dhe nje dite ne porten tone trokiti lajmesi, burre i pashem.Pasi u pershendet me babane tim, u futen ne oden e miqve.Mamaja hynte e dilte nga oda me nje buzeqeshje, se e dinte qe aty luhej me fatin tim te ardhsehm.Pasi lajmesi iku, mamaja erdhi drejt meje me kete shami.- Bije, te kane kerkuar, per nuse.- dhe me zgjati shamine.Une u drodha e tera dhe me ra nga dora cfare kisha ne ato momente. Nuk i kisha mbushur akoma te shtambedhjetat.Kisha degjuar per babain tend te ardhshem, nga vajzat ne krua e permendnim si djale te urte dhe punetor.Une e kisha pare vetem nje here shkarazi, por nuk mendoja kurre qe, ai me kishte vene syne per nuse.Mamaja vazhdonte te tregonte, duke shtrenguar fort shamine ne duar.- Me kete shami, qe kam ne dore une isha fejuar dhe babai kishte dhene pelqimin e tij. Shpesh e nxirrja shamine nga senduku, ku e kisha futur, merrja aromen e saj, e perkedhelja me dashuri dhe perseri e fusja ne senduk. U pre data e dasmes….Isha grua shume e lumtur, dhe babai yt, nje baba shembullor dhe burre i mrekullueshëm. E doja shume e shikoja ne drite te syve dhe ai me donte shume.E prisja me endje te vinte mbremja e te vinte momenti i bukur te mbeteshim vetem ne dhomen tone. Veshtrimi i mamase u be me i perhumbur dhe ne syte e saj dallova dy pika loti, qe zbrisnin ne faqet e rreshkura te saj.Ajo mori arome perseri shamise e perkeledhi ne duart e saj te fishkura dhe, ma zgjati mua:-Merre bijë. ruaje shamine si gjene me te cmuar.E zuri gjumi dhe dukej shume e lumtur mamaja ime.Une e perkeledha me duart e mia ate shami simbol te dashurise.Ne mendje me mbeti ai rrefim aq i bukur per rinine dhe jetën e saj..Hera e pare qe me foli keshtu, me kaq detaje per jeten e vet ajo mamaja ime e heshtur. Shamia me arome borziloku perhapte aromen e saj aty mbi jastekun tim.Tere naten dremita aty ne koke te mamase, kur të nesermen u hapa qepallat shpejt, shkova na “marjo”dhe pergatita kafene dhe ia solla ne dhome tek shtrati. Hapa perdet dhe dritaren, nga ku hyne rrezet e diellit ne ate dite te ftohte dimri, u derdhen deri ne shtratin ku flinte mamaja. U afrova me kujdes, ngadalë per ta zgjuar. Preka doren e saj te ftohte, e cila me dha lajmin me te dhimbshem te jetes sime…..Mamaja ishte shuar ne heshtje duke u gdhire ajo dite e ftohte dimri, duke ikur mes kujtimeve me te bukura te jetes se saj.Dhoma kundermonte aromen e borzilokut nga shamia dhurata me e bukur qe me kishte dhuruar mamaja ime…

About Post Author