Αlda Merini-Mendja është një përbindësh harrese-Shqipëroi: Lefter Shomo


Α L D A M E R I N I

Nga: ( Mendja është një përbindësh harrese)

Mund të jetojmë ndoshta me dashuri,
mund të jetojmë me poezi
mund të jetojmë me një mimozë të humbur,
për një vështrim që na ka braktisur..
Gra, ju që jetoni nga puna juaj
dhe nga heshtja juaj e përjetshme
Ju që keni pirë lotët
e aq ndarjeve, mos lejoni që forcat e gjalla të marrëzisë
të hyjnë në dhëmbjen tuaj
dhe t’ ju bëjnë pako dhuratash
për ata që nuk ju dëgjojnë.
Mos u lejoni burrave të prekin
lotët tuaja pa një britmë pendimi.
Këto i them unë,
që kam qarë ndarjen
e fëmijëve të mi
më tepër se ndarjen nga dashnorët.

Shqipëroi: Lefter Shomo K/ 213a.m α 

About Post Author