ΕLENA ANTONIOU-PARA SE TË RILARGOHESH


Ε L E N A A N T O N I O U

PARA SE TË RILARGOHESH

(ΠΡΙΝ ΦΥΓΕΙΣ ΞΑΝΑ)

Jeta ime gjakmbuluar

Mes një pathosi kushtuar

Një ikonë e copëtuar

Që e shoh dhe heshtur rri

Para se t’ jemi dy të huaj

Lermë të të prek malluar

Të shpresoj e të të dua

Dhe të vdes prej dashurisë.

Para ikjes dhe rihumbjes

Kur t’ kaloj portën e dhëmbjes

Për kujtim pak çaste falmë

Deri sa nesër s’ do më kesh pranë

Me dy ëndrra të paligjshme

Në shoqëri me pikëllimet

Mbi fatalen jetën time

Thelbin jap por edhe ngjyrë

Kur sipari do bëjë zbritje

Dhe kur shfaqja do mbarojë

Thuamë diçka që do t’ ofrojë

Mbi të tashmen rëndësinë.

Shqipëroi nga origjinali: Lefter Shomo K/ 206 e.a. α.

About Post Author