Νικοs Gatsos-Një Qefalonite-Shqipëroi: Lefter Shomo


ΝΙΚΟS GATSOS
NJË QEFALONITE( ΜΙΑ ΚΕΦΑΛΟΝΙΙΤΙΣΣΑ)

Një Qefalonite , fill brenda nga Argostoli
Një Qefalonite, unë si t’ jua shpjegoj
Një Qefalonite më ka dhënë revole
Pistoletë më fali të vritem, të mbaroj .

Donna Madonna,Qefalonite e hijshme
Donna Madonna më hidhërove fort
Revole s’të kërkova , ah ti moj zonja ime
Ah jo moj zonja ime, një puthje përgjëroj.

Një Qefalonite, do ketë qenë mbasditë
Një Qefalonite, unë si t’ jua shpjegoj
Një Qefalonite më ka dhënë veç thikë
O Shën Gjerasimi im, që veten të shpoj.

Donna Madonna, Qefalonite e hijshme
Donna Madonna, më hidhërove fort
Revole s’ të kërkova, ah ti moj zonja ime
Ah, jo moj zonja ime, një puthje përgjëroj.

Shqipëroi: Lefter Shomo K/579 n.g.α.