1 9 9 1


Vaso Papaj

1 9 9 1

Vite kan’ kaluar, humbur në mëgrim.

Nuk e di ç’ ësht’ bërë me qytetin tim.

Kam shetitur botën, kam ndryshuar shumë.

Po t’mos kisha ikur, do t’isha po unë.

Nuk e di përse, veç për ty mendoj,

Moj rrugicë me lule, nëna të pagojë.

Do të doja shumë t’ isha një ulli,

Aty përmbi kodër gjer në përjetësi.

Tashmë tepër vonë e nuk kthehem dot,

S’do më njihte kush, kthyer në robot.

Ditën jam në ëndërr, natën flas në gjumë,

Veten pyes shpesh: Jam unë a s’jam unë?!

Dhe nuk të harroj qyteti im ndër vite,

Moj rrugicë me lule që mezi më rrite.

Sa shumë do të doja t’ isha një ulli,

Mbirë aty mbi kodër, sytë në kaltërsi.

About Post Author