10 shkurt 1971-Ruzhdi Keraj


10 SHKURT 1971

(skice)

Nadje sa u ngrita , kryva pune ne tualet , u vesha zbrita shkallet e hotelit dhe njita shkallet e klubit .

Kafe e fërnet,e piva shpejt dhe ngava te shpija e kulturës hapa studion teme ne katin e pare
dhe menjëherë u ula ne piano e fillova me kujtu nji motiv, qe m’ishte kacavjerrë
tane natën neper kry e ma prishi edhe gjumin.

U hap dera. M’kcyne kacabujt sa u mata me ishu nji t’shame ,futen dy vajza ne studio.

Njenen e njohe e kam njofte qysh ne Laç ,tjetren nji bionde ,o zot nuk e di çka pata por ndjeva se u gozhdova aty n’karriken .e qafen e shtremnume sikur me kapi ngërçi dhe sytë si te nji te
marri I kam ngul diku e nuk di me i hjeke prej aty.

-E hangra -thashë me vedi dhe qesha kot u ngrita prej karriges u dhashë dorën dhe si I qytetnum dhe medemek artist i thashë emnin dhe prita me ndigju emnin prej gojës tyne.

Ato ja kputen te qeshunes ,kushedi sa idiot i jam duk edhe e ktheva dorën mrapsht dhe I vrana pak
vetullat gja qe vajza prej Laçit qe ka punu me mu e mori vesht se u bana nervoz dhe e kapi shoqen per krahu dhe u nise ka dera.

-Nuk me thate emnin ,dhe pse na urdhnut ?

Fola .Ata dolen i ndigjova tuj qesh forte neper koridor.Iku frymëzimi ,frymëzimi i leshit .

-A je pe sytë -i fola vedit ,dhe mbylla derën e dola .

Mora rrugën për nga kalaja. Ktu gjej qetësin kur ndjeje shqetësime prej ngacmimit te mërzisë ,mallit për shpine dhe për nji vajze qe dikur e pata dasht dhe kto sytë qe po me dalin te pasqyrume ne atë
cope qiell te rame ne toke diku larg dhe qe dielli e lanë me dritën e ti ,ishte nji cope dete. Huma qetesi .Ja ku po zbret shkallet e hotelit .Jena ne nji hotel.

Nuk me foli.

-Paska fort pordhe,fola me vedi.

E pash prap unë po pija kafe te klubi ajo po zbriste shkallet .I rrash xhamit ,nuk ma vari.

Nuk jam prej atyne djemve qe i kaloj gjanat pa mu vra sedra dhe u betova mos ta la rehet. Mora vesht qe asht gazetare ,asht prej Vlone por asht fort e egër.

-Edhe unë i egër jam -qesha dhe sa e pashe tuj zbrit shkallet i dola para dhe e përshëndeta.

-A mund te ju ftoi për nji kafe.

-Me vjen keq tashti nisem për ne Durrës ,për gazetën.

-A ka vend edhe për mu ?-qesha unë.

-Me vjen keq ,por po pate rruge per ne Durrës prijmë kafe por me nji kusht ,kafen e nxjerre unë ,kame ditëlindjen.
Iku  hypi gazit. Vrapova ne hotel vesha diçka te trashe ,mora shallin dhe kapelën ,hala ishte ftoftë asht muaji shkurt.
Mora leje te Ceni drejtori ,zbrita me autobuz deri ne Fushe Kruje ,prej aty
deri ne Durrës hypa ne nji kamion sipër ,ngriva te ftohtit.

Ne Durrës koha asht shume e bukur,dite me diell .E kërkova te shtypshkronja ,doli dhe hapi sytë kur me pa.

-Erdhe !

-Ngriva ,shkojmë prijmë ndonji gja -ju luta.-Jo jo vrapojmë ktu ne breg te detit dhe ngrohesh.Vrapum ,o zot sae lumtun asht sa e lire sa e qeshun sytë e saje kan magji te mbërthejnë me bukurinë.
U lodhem u ulem ne breg dhe fillum me gjujte peta ne dete.

Bame gare. U ulem te Vollga. Pimë birre. E urova për ditëlindjen: 10 Shkurt 1971.