10-të vjetori i pavarësimit tē SHMLM “Kongresi i Manastirit” në qytezën e Pozheranit -Shkruar nga Sami ARIFI


Organizimi për festimin e pavarësimit të Shkollës së Mesme të Lartë Mikse (SHMLM) “Kongresi i Manastitit” në Pozheran u bë nën udhëheqjen e drejtorit të kësaj shkolle, Mufail Halabakut, dhe trupit arsimor, ku drejtori foli për sukseset e nxënësve në këtë shkollë, ai potencoi edhe përkushtimin e mësimdhënësve për punë sa më cilësore duke iu përkushtuar teknologjisë dhe metodave të reja për punë të kapshme, sa më efika, te nxënësit. Pastaj fjala iu kalua edhe ish-drejtorit, Fadil Ramiqit, ku, ai foli për historikun e shkollës duke potencyar zhillimet e funksionimit në vështirësi para lufte të shkollës që atëherë ishte paralele e ndarë e Qendrês Shkollore “Boro e Ramizi”, tashmë “Kuvendi i Lezhës” në Viti, ai shpjegoi për vështirësit, po edhe për sukseset që pati shkolla para dhe pas pavarësimit të saj. Pati edhe programe kulturo- artistike të organizuara nga nxënësit e kësaj shkolle, ku së fundi me kënaqësi u pritë rapsodi pozheranas, Fadil Zyka, ma ca këngë folklorike.