11 minuta -Hysen Kica


Meri

Tregim

– Mos ik Mario, – i tha Meri si me të lutur.

Meri! Meri im e dashur! – tha Mario duke e vështruar drejt në sy. – A e din sa shumë të dua?

– Po Mario! E dij por mua më duket se unë të dua ty më shumë prandaj dhe po të lutem mos u nis në ate rrugë. Pikërisht pse duhemi kaq shumë ti nuk duhet të ikësh.

– Më vjen shume keq e dashur. As unë nuk dua të shkoj larg teje por nuk kam ku të mbytem. Puna ime u mbyll dhe mbeta rrugëve. Pa punë nuk jetohet.

– Ndoshta e gjen një punë tjetër!

– Ja që nuk po gjej. Nuk kam lënë gur pa lëvizur por nuk ka punë.

– Më mirë të hamë bukë e krypë dhe të jemi bashkë sesa të ndahemi.

– Edhe bukën me krypë nuk ta jep njeri pa para.

– Mos harro se unë nuk jetoj dot pa ty Mario.

– Pse po me rëndon kaq shumë e dashur!

– Kam frikë Mario.

– Ma jep dorën Meri!

Ata ecën ashtu dorpërdore si dy fëmijë pa folur për ca kohë deri sa arritën te hyrja e aeroportit . Meri e trishtuar se i dashuri i saj do shkonte shumë larg dhe Mario i bindur se do të fitonte para dhe se do ta gëzonte shumë të dashurën e tij.

– Shpresoj të kthehesh shpejt Mario.

– Kur të kthehem do ta kem bërë një dorë të mirë me para dhe do bëjmë një dasëm të bukur, – vazhdoi Mario. – Ti e din se atje kam nje kushëri të mirë dhe më ka premtuar se e kam punën gati sapo të arrij.

– Nuk e dij pse kam një ankth të pashpjegushëm Mario.

– Ti je e fortë zemra ime. Ndarja jonë është e përkohëshme dhe ti do më presësh duke ëndërruar çdo ditë vetëm për mua e për dashurinë tonë. Po ashtu edhe unë do punoj shumë duke menduar vetëm për ty dhe për të arëdhmen tonë. Kam shumë shpresa Meri. Ndoshta edhe gjej mundësinë për të marr edhe ty atje dhe… Do të jetojmë të lumtur Meri. Meri! Meri! O Meri im e dashur! O Meri im e bukur. Edhe ne të dy kemi të drejtë të jetojme si njerëz dhe të gëzojmë. Do kalojnë të gjitha, do ndërtojmë një familje të lumtur dhe do ti harrojmë vuajtjet.

– Unë do mendoj vetëm për ty Mario.

– Ti je jeta ime Meri.

– Nëse do kaloje, qoftë edhe një sekontë pa menduar për ty, atëhere unë kam vdekur. Nuk e dij si do mësohem me jetën pa të thënë ty “Mirmëngjez i dashur!”

– Edhe unë do mendoj vetëm për ty shpirti im.

– Mos harro të më shkruash sapo të arrishë jashtë shtetit.

– Patjetër e dashur.

– Mos harro se unë do vdes pa ty.

– Ti je jeta ime Meri.

– Mos harro Mario…

Ata u përqafuan për të fundit herë dhe… Dora e Marios rrëshqiti nepër dorën e Merit. Kishin mbetur të takuar vetëm majat e gishtave. U shikuan në sytë e njeritjetrit dhe… Sytë e Merit ishin mbushur me lotë por dukej se nuk e kishin arritur akoma peshën e duhur për të mposhtur forcat e kohezionit. Ajo ndoqi me sy të dashurin e saj dhe ndjeu se një dorë e pamëshirëshme i shtërngoi zemrën ndërsa Mario rendi me vrap. Ndali para një dere që do ta fshihte nga sytë e të dashurës së tij dhe e përshëndëti duke ngritur dorën lart. Pastaj Meri doli jashtë dhe priti pas rrjetës me tela deri sa Mario u nis drejt avionit. E ndoqi me sy edhe kur ngjiti shkallët dhe e përshëndeti me dorë. E ndoqi edhe levizjen e avionit deri sa u zhduk dhe mbeti si e shastisur. Pikat e lotëve kishin rrëshqitur padashje nepër faqet e saj.

Ditët kalonin me premtime të bukura e me fjalë përgëdhëlësë që shkëmbenin në telefon por… Sikur po mbaroheshin fjalët e bukura dhe sikur Mario po përtonte ti përgjigjej Merit. Meri ndjente një zbrazti tè thellë në zemër dhe kalonte pjesën me të madhe të natës pa gjumë. Shpesh grihej nga krevati, ulej pranë dritares, vështronte qiellin dhe mundohej të gjente se cili yllë duhet ta ndriçonte rrugën e jetës së saj.

Një ditë, pas disa ditëve pa përgjigjie, Mario i kishte shkruar se kishte gjetur një mundësi për të bërë letrat në shtetin e huaj ku punonte. Meri nuk e dinte nëse duhej të gëzohej apo të trishtohej por i kërkoi ti shpjegonte se cila ishte kjo mundësi.

– Kam gjetur ashtu dike që më ndihmon, – i shkroi Mario.

– Po kush ëshë ky njeri që të ndihmon? – e pyeti Meri.

– Mos u mërzit Meri.

– Nuk po të kuptoj Mario.

– Më vjen keq Meri por letrat nuk bëhen kollaj kështuqe më duhet të pranoj kushtet.

– Të lutem shumë fol më qartë Mario.

– Më duhet të bëj letrat me një franceze.

– Mario!

Ishte përmbysur një mal i tërë me ëndërra. Ndoshta Meri e kishte vënë re me kohë që po anohej por nuk kishte dashur ta besonte.

Kishte shtangur. Doli në rrugë dhe eci si e humbur nga jeta njerëzore. Nuk kishte ditur nga kishte ecue dhe ku kishte shkuar por.. Ç’far i duhej të dinte! Bota e saj shpirtërore ishte shkatërruar dhe kishte mbetur vetëm skeleti që mbante me zor peshën e trupit të saj.

Si për inatë edhe në makinë dikush kishte ngritur zërin e një kënge: “ Kuuu ke shku se m’ka marrë malli. Sytë e mi jan mbush me vaj…”

– Meri! Ç’farë ke Meri?

Meri përqafoi shoqen e saj dhe shpërtheu në dënesë.