Sabit Alidema: Kemi me vete historinë dhe tragjedinë tonë


Më shumë largësia, se sa qetësia

Kemi me vete historinë

dhe tragjedinë tone.

Më shumë se sa largësia,

se sa qetësia dhe paqja këtu,

më duhet një realitet tjetër,

që nuk plagos, as të mashtron.

I pastër me të gjitha kuptimet.

Dhembjen time këtu më duket

se e mbaj më mirë

Realiteti im i ri bashkon

tanishmen me më të bukurën

që me forcën e Krijuesit,

mund ta përjetojmë

dhe vazhdojmë ndryshe,

pa vendet e dhimbjes pranë,

Nëse do të mund ta shkruaj,

ka rëndësi të shumëfishte,

kulturore, kombëtare

të një përkushtimi intelektual,

të lartësisë së shekullit XXI,

të ngritjes së një ure të gjallë

mes Kosovës e Shqipërisë

të shkruarit është

ka të nevojshme të qenit bashkë,

për të njohur dhe shpalosur vlerat

përuruar ato me bashkësinë,

me lexuesin pa kufi, me kohën

të përcjellë atdheut dhe ardhmërisë

Tani jemi dhe dy shtete

shqiptare në Ballkan,

që gjithsesi

na përfuqizon si komb.

Diasporën e kemi të përbashkët,

shëmbëlltyrë dhe unikale.

Të kujtojmë atë shekulloren

themele të letërsë tonë

janë arbneshët ilirikë

në bregun Dalmat, arvanitasit

aq shumë dramatike

Në Greqi, arnautët në Turqi,

shqiptarët në Rumani,

ku u shtypën librat naimjanë

të Rilindjes tonë po rilind prapë

Janë dhe diasporat më të reja

në Gjermani, Francë, Belgjikë,

Zvicër, në Vendet nëpër Mesdhe,

lulëzojnë kudo, sidomos

në Diaspora shqiptare

Shkrimtari dhe esteti mahnitës,

kritiku i Doktrinës Rilindjes Kombëtare

do të shkëlqente këtu Faik Konica,

bashkë me Fan Nolin,themeluan

“Vatrën” e shqiptarëve

ashtu si kishën autoqefale.

me të mëdhenj

të historisë dhe

të kulturës shqiptare,

intelektualë të nivelit botëror.

S’fundit solli vetveten pjesë e vyer

e letrave të përbashkëta shqipe.

Ndërkohë ndodhi e kundërta e bukur,

një si kundëremigrim,

aq shumë i duhur,

u kthye në dheun amë

letërsia e diasporës, që

vazhdon jemi bërë bashkë,

letërsia në Shqipëri,

në Kosovë, e Ballkan,

kudo në botë,

më mirë se kurrë.

Të dy kahet mbartin përvojën e tyre,

kujtimet, urrejtjet dhe nostalgjitë,

është e pa masë, e të gjitha lirive,

e shëndetshme na bën bashkë

në mirëkuptim dhe paqe

shqiptarët këtu si të gjithë

qytetarët në e jetën sociale kanë

dhe kundërshti mes tyre,

festa të përbashkëta,

paragjykime dhe përbashkime,

shije dhe të drejtën e votës,

si në atdheun që lanë

dhe në atë që zgjodhën,

mbështet njëlloj Shqipërinë,

ndihma e saj mbetet jetike,

e mbron përherë si aleatin e vet.

Shpesh e vogla merr

vëmendjen më të madhe.

e madhja na bën më realistë,

më të natyrshëm.

them se në vendin tonë po

përjetohet një demokraci e vështirë

qofshin të gjitha nën emrin e së mirës!

Vendi ynë ka njerëz të mrekullueshëm,

një popull që di të qendrojë me dinjitet.

Kemi me vete historinë

dhe tragjedinë tone.

Më shumë se sa largësia,

se sa qetësia dhe paqja këtu,

më duhet një realitet tjetë

bashkon të tanishmen

me më të bukurën,

që me forcën e Krijuesit,

mund ta përjetojmë dhe

ta vazhdojmë ndryshe,

pa vendet e dhimbjes pranë,

nën dritën e ngjarjeve

në vitin 2022 në Kosovë

About Post Author