25 Qershori ynë dhe lavdia e Luftës Nacional-Çlirimtare
25 Qershori, më e shquara ditë e jona, dita kur në Kuç nuk shkeli më kurrë këmbë armiku, e përkujtojmë krenar në të 78-tin vit. Faqja më e ndritur e historisë tonë të re është pamëdyshje Lufta Antifashiste Nacional-Çlirimtare. Ajo përfshiu gjithë krahinën e Kurveleshit, e cila filloi rezistencën e armatosur dhe u organizua në formacione partizane, në luftë kundër pushtuesit fashist. Jemi krenar sepse dolëm fitimtarë!
E gjendur në frontin e luftës italo-greke, dhjetor 1940-prill 1941, Kuçi i pushtuar vuajti në mënyrën më të keqe betejën mes tyre, që ndante frontin në kufijtë e fshatit. U dogj, u vodh dhe ju internuan nga grekët 25 burra. Kur u ripushtua nga italianët, ata rihapën postën e milicisë me 100 milicë dhe 60 xhandarë. Rezistenca e armatosur ngriti njësitin e parë në shkurt 1942. Në muajin gusht u vra i pari dëshmori i kësaj rezistence për liri, biri i Kuçit, Shate Rrokaj. Me 10 nëntor 1942 njësiti me 250 luftëtarë e çliroi fshatin nga posta e milicisë, dogjën postëkomandën e vranë tre italianë. Në këtë aksion ra dëshmor Sulo Lalaj. Ushtria italiane u rikthye pas disa ditësh dhe në shënjë hakmarrje u vuri flakën shtëpive të organizatorëve e pjesëmarrësve në aksion.
Betejat e ndërmarra kishin sprovuar nga bijtë e Kuçit një aradhë luftëtarësh të paepur. Në të parën çetë të Kurveleshit (dhe të dytën në Shqipëri), atë të krijuar në Gusmar, më 1 prill 1942, në formacionin e saj u rreshtuan dhjetra bij e bija kuçjote, nën organizimin e Ali Lalës e Memo Metos. Në fillim të muajit dhjetor 1942 kjo çetë u nda në dy njësi. Një prej tyre, çeta “Hajredin Tremishti”, me mbi 60 luftëtarë, me komandant Shaban Idrizin, u vendos në Kuç.
Në fund të vitit 1942 zënë fill çetat e tjera partizane. Në 10 dhjetor u ngrit çeta “Sulo Lalaj”, me komandant Jaho Gjoligun e Komisar Memo Meton. Ndërkohë, me rininë gjirokastrite u bashkuan djem të shumtë të Kuçit, të cilët, më 15 korrik 1943 krijuan çetën partizane të rinisë, me komandant kuçjotin 21 vjeçar Balil Peçi. Për mbrojtjen e popullsisë nga sulmet dhe raprezaljet e fashisto-ballistëve, Kuçi ngriti më 28 prill 1943, batalionin territorial të Kurveleshit të Poshtëm, “Ismail Haki Kuçi”, që u komandua nga Sefedin Meçe e pas tij, Selman Lame. Me ngritjen e formacioneve të mëdha luftarake, në Brigadën e V-të dhe të VI-të sulmuese u inkuadruan disa qindra nga bashkëfshatarët tanë, disa prej të cilëve drejtues të lartë, si Jaho Gjoliku, Qazim Kondi, Sefedin Meçe, Birçe Sinemati, Bame Mersini, Veledin Zeneli, Abaz Laze, Mitat Luçi, etj.
Kuçi, ndonëse ishte djegur tërësisht, më 16 prill 1943, nga ushtria fashiste italiane, u bë strehë e formacioneve më të rëndësishme partizane. Në muajin gusht të vitit 1943 u krijua në Kuç (në shtëpinë e Konde) dhe u vendos shtabi i Zonës së Parë Operative Vlorë-Gjirokastër, u vendos spitali partizan i zonës dhe depot e saj e më pas, Spitali i Përgjithshëm i LANÇ-it.
Nazistët gjermanë arritën në kufijtë e Kuçit në 2 tetor 1943. U ndeshën në betejë me partizanët në Papadhi, ku ranë dëshmorë 7 burra kuçiot. Pas masakrës të pushkatimit, në fshatin tonë (në muajin tetor 1943) të oficerëve italianë, populli mbrojti, strehoi dhe ushqeu, deri në çlirim, qindëra ushtarë italianë, që ngelën rrugëve. Gjermanët ndërmorën 7 operacione kundër Kuçit, e dogjën atë 3 herë dhe vranë 27 banorë. Kuçi u përball në operacionin e tmerrshëm nazist të dimrit 1944, që shfaqi në fshatin tone gjithë egërsinë e bishës. Pleq, gra e fëmijë u strehuan shpellave e pyjeve, mbijetuan e dolën më të fortë, të pathyeshëm. Operacioni i fundit i dështuar i nazisto-ballist ishte ai i 18-22 qershorit. Pas 25 qershorit 1944, në fshatin tonë të bërë shkrum e hi, nuk shkeli me këmbë armiku.
Kuçi ynë, i djegur, i vuajtur, i mjeruar, por i pamposhtur, mori frymë i lehtësur. Në liri, zot i vëndit të vet, e festoi parreshtur këtë datë, siç dinë të festojnë lebërit, për fshatin, por dhe për Kurveleshin e Labërisë heroike.
Kuçi rreshtoi në formacionet partizane 235 luftëtarë, në brigada, 230 luftëtarë në batalionin Ismail Haki Kuçi dhe pati mbi 20 vajza partizane e mbi 200 aktiviste shoqe, agjitatore në dobi të luftës. 94 dëshmorë ranë gjatë LANÇ-it. Armiku masakroi 34 vetë, burgosi e internoi 58 vetë, dërgoi në kampet e shfarosjes 8 vetë, një prej të cilëve, Ali Kuçi, i mbijetoi kampit të Dakaut për të dëshmuar në Konferencën e Paqes. Edhe pas çlirimit, 150 luftëtarë kuçiotë kaluan kufirin dhe vazhduan me brigadat e tyre luftën kundër nazizmit, deri në Vishegrad të Jugosllavisë. Për pakujdesi në kohëra, shumë luftëtarë padrejtësisht u quajtën viktima dhe nuk u shpallen dëshmorë, përpos 29 viktimave të tjera.
Ndryshe nga gjithë Shqipëria, që ngriti varreza të dëshmorëve të LANÇ-it në qendrat e rretheve, varrezat e dëshmorëve të fshatit Pezë e Tiranës dhe Kuç i Labërisë, u bënë atje ku u kish “rënë koka”, në fshatin e lindjes. Unioni Botëror i Paqes, me seli në Bolonjë, në vitin 1999 i shpalli të dy këto vëndbanime, “Fshat Martir i Luftës së Dytë Botërore”.
Krenar në shekuj për historinë tonë të lavdishme!
Shqipëria e pas luftës ishte një vend i djegur e i zhuritur nga bombardimet, raprezaljet e hordhive pushtuese. Mes tyre u shqua krahina e Labërisë, ku, për të rënët, për sakrificat, për dëmet e pamata që pësuan në pasuri e katandi, janë e do mbeten lavdi e kombit. Jemi ndjerë e do ndjehemi kurdoherë krenar për historinë e nderin që na lanë!
Në vitet e pluralizmit politik, populli i vetëdijshëm la pas kohën e komunizmit. Kohë të reja erdhën dhe brezi i asaj periudhe, së bashku me fëmijët e tyre, ditën t’i përshtaten rrjedhës. Por, s’munguan e s’vonuan edhe mallkimet për Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare. Kryeministri më i keq, më i dështuar që ka patur ndonjëherë Shqipëria, Aleksandër Meksi, na kërcënoi, duke thënë se, ”…do t’i bëj kuçjotët të venë në Vlorë me opinga”. Në historinë e nëpërkëmbur s’munguan cilësimet për ta trajtuar luftën Antifashiste Nac-Çl., si luftë civile. Faqen e zezë dhe turpin e baballarëve të tyre nuk do jenë në gjëndje ta lajnë dot, duke shfryrë urrejtjen ndaj luftës kundër fashizmit dhe të rënëve të saj! Ato ditë të lavdishme të luftës heroike na mbushin me krenari e dinjitet, sepse pasqyrojnë me vërtetësi qëndresën e pamposhtur të popullit tonë, ndonëse të vogël në numër, por madhështor në betejat kundër nazifashizmit e bashkëpuntorëve kuislingë.
Populli i Kuçit dhe Shqipëria dolën nga kjo betejë për liri më të fortë se kurrë ndonjëherë tjetër në historinë e tyre. Na përket të gjithëve të punojmë parreshtur, që faqja më e lavdishme e historisë së kombit, e historisë së fshatit, të shërbejë për forcimin më tej të unitetit kombëtar.

Lavdi të përjetëshme dëshmorëve që dhanë jetën për çlirimin e Shqipërisë!