Të dashur lexues,
Poezinë e kam shkruar për të përkujtuar Masakrën e Reçakut më 15 Janar 1999.
15 Janar në Reçak 1999
Në mëngjes, kur era frynte ftohtë,
45 jetë në tmerr u shuan,
Në kodrën e Bebushit u ndanë,
Të pafajshmit pa mëshirë u vranë.
Fëmijë, të rinj, pleq e gra,
Në oborr i tubuan pa mëshirë,
Dokumentet ua morën nga dora,
Dhe torturat filluan për çdo frymë.
Në radiolidhje krimi dha urdhër,
Kolonën drejt malit e çuan,
Në Gropën e Bebushit ndaluan,
Dhe aty mizorisht i ekzekutuan.
William Walker erdhi në Reçak me trishtim,
Në sytë e tij pa krimin mizor,
Me zë të qartë denoncoi masakrën,
Dhe botës i tregoi të vërtetën horror.
Walker nuk ngurroi të thoshte të drejtën,
Krimet serbe i shpalli para të gjithëve,
Me guxim hapi rrugën për lirinë,
Dhe bota dëgjoi thirrjen për drejtësi.