Kristo Çipa:Vesha mjegullën e hollë


Kristo Çipa

Vesha mjegullën e hollë

Natë korriku pa hënë, po shtigjet nuk janë zënë.

Unë kujtimet mbaj në prehër, ëndrën time kreh me krëhër

Nga vëllimi poetik shkëputa poezinë “ Vesha mjegullën e hollë” nga e cila morri edhe titullin vëllimi i tret poetik

Vesha mjegullën e hollë

Kur natë e verës merr kollë

Ç’më zë një pasion i njomë

Të vesh mjegullën e hollë

Afërdita të më zgjuaj

Dhe me yje të më gjuaj

Që hëna bjonde të vuaj

Grisa cipën e mëngjezit

Nëpër qiell zgjidha brezin

Aty ku dëshirat s’vdesin

Nga lëndinat shpirtërore

Erdha në odat verore

Dukeshe si qiellore

Flije në mërinë e vjetër

Qortoje me botën tjetër

Turfullon si pylli i egër

Përpjek kapakët e syve

Si ritmet e melodive

Harkuar prej xhelozive

I tymosje bukuritë

Si bleta kur zë roit

I thoshje natës, mos ik!

I thoshje natës tinzare

Kam një hall moj mëkatare

Kam një mall moj ziliqare

Dua mikun tim ta pjek

Ta shikoj e mos ta prek

Nxirrma natë sonte në shteg!

Unë si tyli në dritare

Kur më pe sikur u ngjalle

Shtyve natën, yjet shave

Dhe kur mbi gjire t’u shfaqa

U mbështoll me vesë vapa

Si cunami s’bëja mbrapa

Gjunjët e maleve kapa

About Post Author