ABSTRAKSION NDJENJASH


ABSTRAKSION NDJENJASH

Në njëmijë ngjyra
vozite në vorbullën e shpirtit tim

Një me një u harkuan
t’më ndezin

Pak ankth
shumë mall
edhe shpresë
mungesë kur s’të kam

Më magjepsin sysh
tashmë flenë aty
rrethuar nga një pikturë
abstraksion ndjenjash

Që di ti zbërthej
vetëm unë
edhe ti
në do t’më pyesësh
ndonjëherë…

VALBONA Kolaveri

About Post Author