1926. Banka e bujqësisë.Kapitali ishte vetëm 5 milion franga ari




Në dhjetor të viti 1926, Ministri i Bujqësisë, Vokopola thotë se, së shpejti do të krijohet: Banka bujqësore .
Gazeta Kombi Shqiptar, duke nisur ekspozenë me Ministrinë e Bujqësisë e prezanton atë si njeri që e karakterizon kthjelltësia e mendimeve .
Kapitali financiar, që rezervohet kësaj banke është 5 milion franga ari .
Vokopola numri një i dikasterit te bujqësisë shqiptare, është shprehur se 2 milion nga ky kapital, që rezervohet në këtë bankë janë të destinuara për përmirësim e farës së mbjelljes ,të vreshtave dhe ullishtave si dhe për përmirësimin produktiv të tokës bujqësore .
Një kujdes do ti kushtohet përmirësimit të racës të kafshëve si dhe për të shtuar këtë racë . Duke gjykuar për pjesën tjetër ministri shprehet se : 3 milion do të jepen me kamatë të arsyeshme për bujqit për ti ndihmuar në përmirësimin e gjendjes së tyre bujqësore. Një komision i veçantë do të kujdeset për ata bujqit që kanë rënë viktima të atyre fajdelëpirës të cilët kanë huajtur të cilët kanë huajtur tek bujqit e varfër të holla me 20%-30%-40% . Në rast që një bujk do të qahet te komisioni për kamatën madhe që i ka ngarkuar me aktin e huaja fajdelëpirësi .
Prej Bankës bujqësore do të kenë të drejtë të huan bujqit e vërtetë , jo vetëm ata që kanë nga një arë vetëm ose dy për shërbimin e tyre .
Lidhur me statutin e bankës janë ne studim 4 projekte Hungaria,Bullgaria dhe 2 projekte përgatiten prej Ministrisë. Me fillimin e kësaj banke do të përmirësohet e cila është mjeti principal i përmirësimit ekonomik të shtetit ,përfundon gazeta