1937.Arkeologu Yzeir Ismaili si i mblodhi objektet arkeologjike në muzeun e Skelës


Gëzim Llojdia

1.

Ajo godina me fytyrën e saj buzë këtij deti jugor është muzeu kombëtar i pavarësisë sonë .Duhet të jetë e dokumentuar se aty sot vijnë dhe kanë ardhur në shi e në shakull,si atherë në ditë historie kur u bë strehë e qeverisë së parë të shqiptarëve dhe muze arkeologjik në kohën e Zogut.Si ai qiriu kur digjet ne mbyllje bën dritë më shumë,ashtu edhe koha e saj tashmë ndrinë më shumë.Dhe duke gjesdisur nëpër libra historie nëpër fletët ditari gjetëm edhe këtë shënim të vogël,për kohë ne kësaj godine që mendohet se i ka shërbyer edhe karantinës ,por a ka parë godinën lotët që janë vesa e dhimbjes seç’prej asaj dite kur ikën arkeologët që sollën aty dëshimit e tokës së tyre ,pushtuesi i vuri zjarrin e shkrumbëzoi,qafiri dhe dhimbja e saj ishte e pamat se ikën dhe humbën shumë dëshmi,mirëpo ndërsa njeriu e ndjenë ajo shkrinë ,humbet si hiri. Këtë hi ne e mbledhim sot,ku brenda tij është e gjitha,ku ne të shkruajmë sado pak një varg.Godina ka qenë spital qëndër karantine ,seli qeverie- pas 1912,muze arkeologjik-1937,shkrumbëzuar -1939,muze pavarësie- në vitin 1962 rimerr tiparin e vërtetësis.

Aty buzë detit,ku llapashitet deti dhe valët bëjnë një ujdi,është një godinë,sot quhet muze kombëtar i pavarësisë.Në atë godinë ku ishin gjetjet e Leon Rey.Neritan Ceka djali i arkeologut Hasan Ceka shprehet tek libri i tyij “Apolonia….” më 1924 filloi gërmimet arkeologjike në Apoloni një mision francez i drejtuar nga Leon Rey.Rezulatate ishin mjaft premtuese me zbulimin e styoas,buleterionit dhe më pas të odeonit dhe biblotekës.Një koleksion i rëndësishëm qeramike u krijua nga gërmimet në nekropol dhe u vendos përkohësisht në ndërtesën e Pavarësisë në Vlorë,ku u grabit nga ushtarët italianë në ditën e parë të pushtimit fashist….”

2.

Yzeir Ismaili bëhet drejtor i të parit muze arkeologjik.Ndërsa godina kishte shërbyer si seli e qeverisë së Vlorës.Sa kohë punoi  në ta parinë institucion, që kishte objektet arkeologjike më tepër ato të gjetura në kodrinën e qytetit antik të Apolonisë si dhe të qendrave te tjera ilire.Është një periudhë e zbardhur tashmë.

Nga viti 1936 në vitin 1939 Yzeiri ishte drejtues i këtij muzeu arkeologjik. Në minierën e Selenicës është gjetur një statujë prej floriri,maket deleje. Kishte përmasa të vogla. Italianët e marrin dhe e nisin menjëherë drejt shtetit te tyre përtej kanalit të Otrantos. Drejtori i muzeut bëri një protestë të fuqishme.I kërkoi qeverisë, që të ndërhynte në mënyrë urgjente për të kthyer figurën e grabitur. Ndërsa konsullatës italiane i tha se kjo statujë duhej të rikthehej në qytetin e tij në mezen e arkeologjisë. Ndonëse ai kishte studiuar në shtetin fqinjë nuk ju dorëzua kthetrave të vetmisë,Yzeiri nuk reshte të kërkonte pranë autoriteteve statujën e grabitur,që ishte dërguar përtej këtij vendi ndonëse ishte zbuluar në nëntokën e tij. Me mbledhjen e objekteve arkeologjike e ka ndihmuar edhe diplomati dhe eruditi Eqrem bej Vlora.Objektet arkeologjike u grabitën dhe u prishën. Gjatë kohës, që ka qenë drejtor i këtij muzeu është marrë me grumbullimin e objekteve arkeologjike ,që ndodheshin nëpër institucione apo në banesat e qytetarëve.

Por këtu duhet përmendur edhe Eqrem bej Vlora,për kontributin që ka dhënë në pasurimin e muzeut.

3.

Si u vra arkeologu?Ftohtësia e akullt e breshërive të nazistëve, rrëfen studjuesi Fahri Shaska,rrëmbeu nën trajektorien e zjarrit tre zemra shqiptarësh,që rrëzoheshin befasishtë nën dheun e tokës së tyre.Edhe fshati çuditërishtë quhej Bubullimë,ishte në Myzeqe të Lushnjës.Dhe ishte vetëm 10 gushti i vitit të luftës 1944. Emrat e personave të rrëzuar, të mbuluar nga gjaku ishin:Avokati Skënder Muço,arkeologu i parë shqiptar Yzeir Ismaili dhe Zako Mezini.Dhe koha e priti kohën në heshtje. Emrat e tre personave ,që i rrëmbeu plumbi i nazistëve mbetën përveç kujtesë së atë afërmeve nën shigjetimin armiq,por se të kujt kjo ‘slypjes shumë mend për të kërkuar.

E kam pritur me tërë interes rrëfimin dhe të dhënat, që ruante arkivi i F.Shaska për veprimtarin e një arkeologu shqiptar. Diplomuar si i këtillë në një nga universitetet e botës së perëndimit. Atje ku era e shkencës kishte vite që frynte në drejtim të mbarë Mirëpo kush ishte arkeologu i parë shqiptarë, i arkeologjisë ,emri i të cilit,u fsheh turpërisht, deri sa kaq shumë pritje të mjerë erdhi,dritësimi i kësaj faqeje të media për ti sjellur ndriçimin.

4.

Yzeir Ismaili ka lindur në fshatin e Vlorës,me emrin Tragjas.Vitlindja regjistrohet diku aty nga viti 1903.Por cili ishte shkollimi në vitet e eparë të arsimimit të kësaj figure të panjohur deri më sot nga arkeologjia. Atë që njihet p[ra si shkollim fillor e ka përfunduar në fshatin e tij Tragjas. Ndërkaq shprehet Shaska arsimimin e mesëm e ka kryer në gjimnazin klasik të Napolit,dega shkencore. Ndërkohë duke kërkuar rrugëtimin drejt shkencës Yzeiri ka udhëtuar më tej drejt Bolonjës qytetit për të vijuar studimet dhe për ti përfunduar ato.

5.

Cila janë disa tëv dhëna të tij të CV.

Yzeir Ismaili(Alimerko) kohëlindja 1903. Fshati Tragjas.Arsimi fillor në fshatin Tragjas. E mesmen në Napoli-gjimnazi klasik Arsimi .Në Bolonja ,dega histori-arkeologji. Titulli i shkencor-Arkeolog  i shkencave arkeologjike 1934.

KTHIMI NË SHQIPËRI

E priti mëma të birin,kur rrugën mori në mërgim për dije. Yzeiri kthehet në vendlindjen e tij. Vapori mbrinte në qytetin e tij,kur dallgët e godisnin afër e larg.I shte njeriu i arsimuar në një nga fushat më pak të njohura në këtë vend.Mbante me vete një titull shkencor:Doktor i shkencave arkeologjike. Disa të dhëna të tjera të lakmueshme për kohën,kur Yzeiri vinte këmbën në skelën e qytetit të tij:Ishte i pari shqiptar, që mbrinte në vendin etij me profesionin e arkeologut. Ishte i pari shqiptar,që mbrinte në vendlindjen e tij me titullin në arkeologji. Ishte i pari ballkanas ,që mbrojti doktoraturën në arkeologji. Ishte një student i shkëlqyer.

PUNËSIMI

Me optimizëm, që kishte nga koha e studentllëkut gjeti në vendin e tij një temë pak të njohur.Shaska rrëfen:Aty rreth vitit 1934 u emërua profesor i lëndës së historisë,në shkollën Tregtare,një shkollë e njohur kjo në qytetin e Vlorës.Dy vite më pas ,djali ëndërrimtar bëhet nën drejtor i kësaj shkolle.

Kohëpritja për tu gjendur në profesionin e tij të fushës ku rinte ende në hije diploma e arkeologut mbrinë vetëm në vitin 1937.

ARRESTIMET

Ajo,ç’ka shënohet në defterin e kohës quhet rezistencë .Aty nga viti 1939,kryesisht në muajin prill,kohë në të cilën fashistët e përtej këtij deti pushtuan vendin,ai organizoi një rezistencë sa do të vogël. Kështu arrestohet dhe lirohet vetëm pas 3 muajsh.Pas ndërhyrjes fashiste në vendin tonë,Yzeirin e degdisën larg.E njihnin aftësitë dhe të dhënat dokumentare që ruante profesioni i tij duke e dërguar në Korçë me emërimin drejtor i liceut të Korçës,ndërsa nga të dhënat që kemi ndërtesa e muzeut në qytetin e detit bastiset dhe vidhet.

Aty nga viti 1942 merr pjesë në demonstratën antifashiste në qytetin e Vlorës,por e njohën që pikërisht ky personalitet ishte drejtues i një gjimnazi në qytetin juglindor të Korcës,dhe duke mbritur shtatori i vitit 1943 arrestohet dhe dërgohet përtej ujërave tona kufitare në Porto-Palermo.Angazhohet pas kthimit nga internimi me forcat e BK.

PUSHKATIMI NGA NAZISTËT

Në zhegun e verës të vitit ’44,arrestohen në Bubullimë të Leshnjës nga nazistët. Duhet të ketë qënë datat 10 gusht.Ishin avokat Skënder Muçua,Yzeir Ismaili dhe Zako Mezini si dhe Jaup Xhezo.N.Aliu dhe dy pjesëtarë të familjes Yzeiri.E bija e Yzeirit quhej Serrie, ndërsa e ema Salibeja. Përse mbritën në Lushnjë, ndërsa breshërit e ftohta të nazistëve i shtrinë përdhe?Ata gjendeshin kohë më parë në zonën e Karaburunit.Kështu shqyrtohet pikërisht në rrëfimin e tyre.Një nëndetëse e vogël mbrinte në atë zonë pothuajse çdo të martë. Atë fillim gushti nëndetësja kishte sjellë një mesazh të gjeneralit të Mesdheut i cili kishte shkruar për disa kushte për zbarkimin e aleatëve në atë zonë jugore të vendit. Skënder Muçua ishte përfaqësuesi i BK pranë aleatëve. Nëndetësja e vogël do të merrte dhe një persona me mbiemrin Frashër për të zbritur në Kajro ku do të fliste për luftën.Ata vendosën të udhëtonin drejt kryeqendrës së vendit për tu konsultuar me Mithat Frashërin.

Nazistët i pushkatuan të tre nacionalistët në fshatin Bubullimë pikërisht në datën 10 gushtë mes zhegut të verës të vitit 1944. Ndërkaq zbardhet edhe fati i të bijës së arkeologut dhe të ëmës së tij, pra Series dhe Salibes.Ato i internuan larg vendit diku në shtetin austriak ndoshta në Vjenë .Arkeologu Ismaili dhe dy të tjerët mes tyre avokati Muço ndonëse u pushkatuan nga nazistët nuk u njohën asnjëherë si dëshmorë meqë nuk ishin në radhët e forcave partizane.

DISA TË DHËNA TË TJERA

Yzeiri ka pasur ndërhyrjen e një mësuesi italin Ricco, që ishte në shkollën e fshatit Tragjas për të ndjekur studimet e larta në shtetin fqinjë duke parë zellin e tij në të mësuarit. Ku ka punuar nën drejtor në shkollën tregtare të Vlorës,drejtor i saj ishte Naun Stërralli,mësues i matematikës Imer Sharra,mësues i fiskulturës Alush Leshanaku.Me dekretin Nr 52 të datës 28 shkurt 1936. Është emëruar zvdrejtor i kësaj shkolle të njohur.Në 28 dhjetor 1939 dërgohet drejtor i liceut në Korcë duke u larguar nga pozicionimi i drejtorit të muzeut në qytetin e tij.Kur ishte drejtues i muzeut ka pasur rrogën 3 napolona,ndërkaq që rrogat e zyrtare të kohës shkonin deri në 2 napolona.Ky ishte njeriu që erdhi nga Perëndimi me shkollimin e mirëfilltë të profesionit të arkeologjisë .

About Post Author