1960-Kryeministri dhe Darka e madhe në Qeparo-Nga Petraq Pali


(Bisedat që janë zhvilluar në atë “ Darkë të MADHE” e që do t’i

lexoni në këtë rrëfim, janë mbështetur në kujtimet dhe jehonën e

gjerë që pati për vite me radhë kjo ngjarje, si dhe në shënime e ditarë

të pjesëmarrësve, një pjesë e të cilëve janë sot ende gjallë ..Jemi

përpjekur t’u qëndrojmë sa më besnikë thënieve, dialogëve, shënimeve

e rrëfimeve gojore që janë fiksuar në memorien e njerëzve dhe kanë

qarkulluar e qarkullojnë edhe sot e kësaj dite në fshat, duke u munduar

të mos u lemë hapësirë fantazirave,komenteve, apo sajesave të

paqena..-pJp )

.

..Aty nga fillimet e viteve ’60 në Qeparo vjen për vizite K/

ministri i Shqipërisë së asaj kohe, Mehmet Shehu, me gjithë

eskortën e madhe që e shoqëronte, kudo ushtarë dhe

mitraloza, në çdo majë mali apo kodre, mbi çatira të shtëpive

apo nëpër buzat dhe greminat e larta, në brinjat me shkarpa,

ku kullotnin dhitë e fshatit, dmth kudo një lloj “fshatrrethimi”..

. më falni se harrova, kishte ushtarë edhe mbi

Kanamel, (kambanorja e Kishës). Si zakonisht ai u prit me ndere

të mëdha nga i gjithë fshati, nderim ky plotësisht i justifikuar

për pozicionin e tij në krye të shtetit dhe për namin që kishte

emri i tij.

Krahas fjalimeve të mirëseardhjes, që u mbajtën nga drejtues

e pushtetarë të ndryshëm të partisë dhe pushtetit në mbledhjen

që u organizua me popull, u shtrua një Darkë e Madhe, sipas

zakoneve të mikpritjes dhe të bujarisë së fshatit .

Në atë darkë u gatuan e u servirën gjellëra e ëmbëlsira të

shumëllojshme nga gratë dhe nuset më nikoqire (të të besuarve,

se nuk mund të gatuante për të kushdo nga gratë radhës…) apo

mishra (keca, dele, qengja, derra, pula) dhe ku nuk munguan

peshku i çdo lloji dhe frutat, që fshati ynë i ka në çdo stinë me

shumicë..

Darka u shtrua në shtëpinë e ish kryetarit të Kooperativës

të asaj kohe, z L.V. (vëllai i shkrimtarit Andrea Varfi, dhe i biri

i mësuesit të parë të shkollës Shqipe në Qeparo, Epaminonda

Varfi)).

Në darkën e mirëseardhjes ishin të ftuar rreth 60 fshatarë (

gra, burra, të reja, të rinj ), të gjithë të “besuar”, (siç thamë), të

Partisë dhe Pushtetit ( disa ditë para se të vinte “i madhi”, Partia

në fshat kishte bërë mbledhje pas mbledhjesh dhe kishte propozuar

dhe zgjedhur njerëzit…, në radhë të parë, anëtaret dhe besnikët e saj

që do të merrnin pjesë në atë darkë , pastaj qe diskutuar edhe për

pjesëmarrës nga populli. Kështu u zunë në gojë edhe burra të tjerë

qeparotas “pa parti”, të ndershëm, fisnikë,të gojës dhe të xhevapit si

Janko Pali, Dukë Todhri, Sofo Koka,Irakli Mërtiri,Naqe Dhrami,

Spiro Marta, që njiheshin në fshat si burra zakoni dhe të mençur

.Pjesëmarrja e tyre do t’i jepte peshë e lezet muhabeti, bile, këta burra

me mënd,do të dinin të nderonin edhe mysafirin edhe organizatorët

dhe do të shfaqnin ato vlera dhe virtyte të sojme që ka historikisht në

traditë fshati. Po Partia, siç dihet…. i “shoshit dhe i peshon gjerat

me mençuri, maturi, mirë dhe drejt, e di vete ajo se çfarë bën e kë

zgjedh …kështu që, pas disa diskutimesh e dilemash, u pa e udhës që

të tillë persona të mos merrnin pjesë, se s’i dihej si mund ta vërtisnin

gjuhën, pastaj.. vinin erë….pak si “perëndimorë, ose të dyshimte “)

Çdo ushqim u kontrollua me imtësi dhe me përgjegjësi të

madhe (nga shoqëruesit dhe doktorët..) ,gjer edhe vetë krevati

dhe dhoma ku do të flinte i madhi i Shqipërisë,pa lenë mënjanë

dhe “tualetin”veror, ku mysafiri i madh, si i gjallë që qe,do të

kryente nevojat!

Kjo ngjarje pati shume episode, batuta, skena, hidh e

pritma, qejfmbetje e qejfbërje,të cilat më pas “shfrynë”, ose u

“dekonspiruan” edhe jashtë, domethënë,në popull de !

Qysh ahere shumë prej ndodhive të asaj darke i dëgjova

edhe unë e, më pas, kur gojët e mendjet e njerëzve nisën të

hapen më shumë e më pa teklif, dëgjova mori të tëra

hollësish..Do të përcjell te ju vetëm një pjesë të tyre, ato që

ishin me “pikantet”, d.m.th, batutat (ose kunja apo ironitë ) me

K/Ministrin, më një anë dhe me qeparotasit, në anën tjetër.

Siç dihet nga të gjithë, natyra dhe karakteri i atij K/ministri

ishin pasqyrë e një njeriu të ashpër, nursëz,serioz, tabjatsëz,që

kurrë nuk i qeshte nuri !

Mbasi u pi raki e vere pa fre dhe valonte kënga për Partine

dhe Enver Hoxhën, në atë darkë që u shënua në memorien e

fshatit tonë si “ Darka e Madhe”(…se janë të rralla fshatrat ku

Enver Hoxha ose Mehmet Shehu të kenë fjetur në shtëpira

fshatarësh…Dreka e darka kanë ngrënë domosdo kudo ku shkonin

për vizita a punë, por kurrën e kurrës nuk qëndronin për të fjetur

nëpër fshatra; po të dini ju, më thoni ndonjë rast tjetër, unë, për

veten time, nuk di ndonjë rast identik si ky në Qeparo.. )

K/Ministri, pasi nisi zijafeti, i cili, natyrisht, u hap me

dollinë për Enver Hoxhën, me autoritetin dhe seriozitetin e tij

prej “napoloni të vogël”, filloi të hynte në dialog dhe në biseda

me të pranishmit , të “ ngacmonte” për t’i dhënë gjallëri

muhabetit, ose të pyeste njërin e tjetrin , “komunst” ose të

besuar, që kishte fatin të ishte i ftuar në atë darkë. Ai fliste dhe

të tjerët heshtnin, ose u përgjigjeshin pyetjeve të tij kur ai u

kërkonte fjalën !

… Ndërmjet të tjerësh ,K/Ministrit, i tërhoqi vëmendjen

dhe i bëri përshtypje një komunist, i cili ishte afër tij, ndofta

nga që e kuptoi në theks që nuk e fliste dhe aq mirë shqipen,

(Ky njeri, i rritur në Athinë, mbas lufte kishte ardhur dhe ishte

riatdhesuar me familjen e tij në Qeparo,) dhe shkëmbyen midis

tyre pak a shume këtë dialog:

K/Ministri – Shoku Dh.…, nuk e kuptoj se çfarë ju lidh juve

me Partinë, kur dhe shqipen s’e dini mirë…?!

Dh. Gj – (i përgjigjet aty për aty, me kurajë e zgjuarsi) – Shoku

Kryeministër, edhe ju, në rininë tuaj nuk dinit asnjë fjalë

spanjisht,por unë s’kam të drejtë t’u pyes tani “pse shkuat e

luftuat në Spanjë ?! “.Edhe ju nuk keni të drejte të më pyesni

se ç’lidhje kam unë me Partinë , se para saj (Partisë) jemi njësoj

të gjithë dhe të barabartë… Apo e kam gabim….?

K/Ministri : Bravo, shumë bukur e the! Mirë ma bëre, më

dhe një mësim (ai nuk thoshte kurrë me fal…dhe s’e jepte veten, po

para fjalës plot logjikë e guxim të Dh.Gj-së ngeli si…i zënë në “faj”

dhe mërmëriste…) – Pyetja ime ndoshta ishte e nxituar -tha pas

pak K/Ministri me gjysmë zëri.

Dh. Gj. : – Epo njerëz jemi, edhe gabojmë nga ndonjë herë,

prandaj partia na thotë ta peshojmë fjalën…!

Mehmet Shehu sa s’shkalloi nga kjo përgjigje. U mvrejt, u

nxi, u egërsua , e ndjeu veten të gozhduar si Krishti mbi kryq

dhe, për të dalë nga situata, filloi të gricet me të dytin…dhe

me të tjerë. U drejtohej njerit e tjetrit me inat,duke i dhënë

tone darkës që të ftuarit e veçantë, komunistët , por dhe të

besuarit pa parti, që ishin të pranishëm, të mateshin mirë para

se të hapnin gojën, pra të ndrydheshin e të trembeshin para

“madhështisë” së tij..

K/Ministri – Më thuaj ti, shoku….,si e keni emrin…?. Po, e

mora vesh ! Si e keni kuptuar Ju kooperativën, dmth, si e

konceptoni atë dhe rolin e komunistit në kooperativë ?

Th.P: – Po ja, shoku Mehmet….kooperativa është një grupim

i madh njerëzish, që kanë bashkuar kapitalet, punojnë bashkë

dhe ndajnë ato që fitojnë… Komunistet, dmth ne, i drejtojmë

që ata të punojnë…S’ka si bëhet ndryshe…

K/Ministri : Si , si thatë ?!… Pa përsërite….

Th.P -.Po ja,atë thashë, se drejtimin do ta kemi ne, Partia, se

nuk mund të na komandojnë “kulakët”,”armiqtë e klasës” dhe

ne të punojmë…Sikur nuk vete…,nuk shkon, xhanëm… !

K/Ministri – Në këtë aspekt e kini drejt, por edhe

komunistët duhet të punojnë, jo vetëm të komandojnë…

Shtoi edhe disa fjalë për rolin e komunistit, por u duk

qartë që nuk i pëlqeu biseda e të dy rasteve të para,dhe ju

hodh Thia Marisë, e cila kishte dy fëmijë dëshmorë,vajzën,

Katinën dhe djalin, Kriston….

K/Ministri – Pa na thuaj, shoqja Marie, se jeni dhe nënë

dëshmori e i keni dhënë gjak nga gjaku juaj atdheut: E kanë

mirë këta që thonë për kooperativën kështu..?

Thia -Po e kanë shumë mirë, shoku Mehmet, ata të thonë

të drejtën dhe nuk ju gënjejnë…Ja,pyeti një nga një se çfarë

pune bëjnë në kooperativë e të thonë vetë ata!

K/Ministri shqeu sytë nga përgjigja plot mendje e Maries

dhe ju drejtua njërit që kishte syze të trasha nga miopia e tepërt

(syzet e tij ishin +24)

K/Ministri – Hë, hë,ju shoku… – dhe iu drejtua me gisht

– Q. N.! – iu përgjigj ai menjëherë..!

K/Ministri – Me se merresh në kooperativë, ç’punë bëni ?

Q.N- Shitës, shoku kryeministër, se unë jam sakat dhe s’bëj

punë tjetër….Partia të jep hakun ! Ashtu siç thotë fjala “jepi

Cezarit atë që i takon Cezarit”, apo jo ? (Q. ishte i shkolluar dhe

lexonte shumë..)

K/Ministri – Po Ju shoku A. K. ( e kishte të njohur dhe shok

qysh në luftë), si partizan i orëve të para, trim dhe shok besnik

i Partisë…,me se merreni në kooperativë?

A K. – E me se mund të merrem unë, shoku Mehmet !…Ja,

roje në dru jam, para dite…. dhe mbas dite me peshk…,zanatin

e vjetër, gjuaj peshk….!

K/Ministri -Me dinamit, apo me çfarë mjetesh gjuan ?

A. K. – E ku ta gjemë dinamitin, a i zi…pa dhe atë pune e

bëjmë, po ku të lini “Ju”, rregullat, desha të thonja ! (si me

shaka)- Me grepa, a i zi, me grepa dal…( të pranishmit qeshnin

nën buzë se, në të vërtetë, A.K. si ahere, edhe më parë e më pas, nuk

kthehej nga deti pa hidhur nga tre- katër kallëpë dinamiti në ditë..)

Qeshi me ironi nën buzë edhe mysafiri i lartë dhe iu drejtua

një tjetri….

K/Ministri – Po Ju, shoku… ?

N.D. -Jam N.D.. nga Kudhësi, jam N/kryetar i

Kooperativës…

K/Ministri -Gëzohem që ju, si kapedanë e fshat kapedanësh

që jeni, keni vënë N/Kryetar këtë “alamet” burri ! (ironizoi)

V.Ll.- N., shoku Mehmet, është besnik i Partisë deri në

vdekje !

N.D. – Jo vetëm unë, por gjithë komunistet e atdheut !.

K/Ministri -Përgjigje me vend ! Të lumtë goja- dhe papritur

u kujtua për replikuesin e parë e iu drejtua

K.Ministiri: Ju, Dh…, nuk ju pyeta…ç’punë bëni ?

DH.GJ -Me Kulturë merrem, jam përgjegjës në vatër të

kulturës….!

K/Ministri…(prishi buzët…)- Keni mbaruar artet ?

DH.Gj- Jo, për guzhinë…( duke shtuar për humor ), si t’u

thom, art është dhe ajo.. art kulinarie…

K/Ministri -Po ju bolldok, atje,- iu drejtua me gisht njërit…

TH.P. – Jam Th. P., mësues matematike dhe Kryetar i Frontit

të fshatit !

K/Ministri- Jeni komunist ?

TH.P. – ( me shaka e ironi bashkë ):Akoma s’ia kemi marrë

dot firmën shokut A.. Avash avash… !

K/Ministri- Çfarë thua,more ?! Ç’ është kjo firmë…?!

TH.P. – Të jesh komunist në Qeparo, shoku Mehmet, duhet

të të japi firmën A.K-ja…Po s’deshi ai, asnjë nuk hyn në Parti

K/Ministri -Po pse nuk ja jep firmën, shoku A., ky është

dhe kryetar Fronti…?!

A.K. – Hëëë….I di A… këto punë…..!

K/Ministri -Ashtuu…hëëë…,e kuptova…

TH.P. – Unë, shoku Mehmet, kam qene nga të parët që

shqeva burgun fashist dhe u arratisa në Vlorë; së bashku me

Xhule Çirakun nxorëm prej andej dhjetëra partizane dhe të

arrestuar… Në burg punova me Partinë, kam dhjetëra dëshmi

për punën time..Ti A. të paktën i di mirë.

A.K.- Mirë Th., mirë…,po, a nuk keni qene dhe shofer

Prefektit në Vlorë ?!….Ohu, sa gjera di A-ja…!

TH.P- Po, kam qene shofer se me vuri atje Partia e Namik

Xhafa,që ishte i deleguari i Partisë…

K. Ministri- Mirë…mirë, lëreni dialogun…Hajde, ta pimë

një dolli për Enver Hoxhën !

Të gjithë: – Ta pimë me fund ! Rroftë Enver Hoxha…!

Të gjithë : Rroftë Mehmet Shehu, miku më i dashur e më

besnik i shokut Enver!

K/Ministri:- ( duke i rene tavolinës me grusht )….Dollia është

e Enver Hoxhës…

Të gjithë:…( nën zë) -Avash, o derëzi…,se nuk vramë njeri…..,një

dolli për ju ngritëm..Mirë, mirë…,e pimë përsëri për Enverin…

Nga që muhabeti po merrte pak të krisur dhe duke parë

në sy mërzitjen dhe irritimin e

mysafirit të lartë, strategu dhe menaxheri i darkës ,i zoti i

shtëpisë, LL.V, duke kuptuar situatën jo të mirë që u krijua, si

me lezet, me që ishte ngjitur me të, në ballë të trapezit, i afrohet

kryeministrit, i hidhet në qafë, e përqafon, e puth në të dyja

faqet me një “dashuri të veçantë” “ dhe me afinitet thuajse

instiktiv (Ll.V. .ishte i prirur si të rregullonte punë e si të dilej nga

situata të nderura, prandaj dhe ishte pagëzuar me humor prej kohësh

prej qeparotaseve me nofkën apo pseudonimin “Musa Juka”,( ish

Ministër i Brendshëm i kohës se Zogut), nofkë apo pseudonim ky i

thënë me dashamirësi dhe i gjetur me vend prej bashkëfshatareve

qeparotas, për aftësitë dhe vlerat e tij intelektuale, por dhe diplomatike

prej Ali Pashai…Nënkuptohet, që Ali Pashai, sipas historisë, i mbante

të gjitha virtytet dhe veset që ka njeriu – trim me trimat, i mençur me

të mençurin,i besës me besnikun, fisnik me fisnikun i sojm me të

sojmin, ashtu si dhe anën tjetër…)

Në këto e sipër, Ll.V,me gotën në dorë , me sytë nga

mysafiri, e me një ton paksa solemn,mori fjalën :

… Qeparoi sot, i dashur Kryeministër, siç e patë edhe në

pritjen e mirëseardhjes suaj, fshatçe, duke shprehur gjithë

dashurinë dhe simpatinë e veçantë për Partinë dhe birin e saj

legjendar, shokun Enver Hoxha, Udhëheqësi shpirtëror i këtij

dhe po fluturon i tëri nga “gëzimi”.Po ! Po ! Po “fluturon” nga

gëzimi i pa përshkruar,që Ju, i dashur dhe i shtrenjtë K/

Ministri i Nderuar i Shqipërisë, jeni mes nesh.

Më çdo derë qeparotase sot, i dashur Mehmet Shehu, K/

Ministri i Ndritur i Kombit Shqiptar, ka festë, festë bile festë të

madhe, ku sot të gjithë qeshin, këndojnë e gëzojnë dhe kanë

lumturi të madhe shpirtërore, se në vatrat tona ka ardhur

mysafire Partia, keni ardhur ju, i dashur shoku Mehmet.

Qeparotasit sot gëzojnë pa përjashtim, i madh e i vogël,

qeparotasit kanë privilegj të veçantë që do të shkruhet në

histori; ata, me tavolinat shtruar dhe me gotën e verës para,

marrin mirësira dhe dollira për Partinë dhe Enver Hoxhën,

për ju i dashur, shoku Mehmet; atyre u gëzon shpirti e u qesh

zëmra,se kooperativa ua bën jetën diell, bollëk më çdo anë dhe

me të gjitha të mirat.!

Kooperativa ka dhënë dhe ka shpërndarë sot, për ta, nga

gjysmë qengji dhe nga 5 litra verë për çdo familje falas,…plus

ushqime të tjera e fruta pa mbarim…!Ata, gëzojnë si edhe ne,

ata kanë festë si edhe neve. Atyre u qesh shpirti, u qesh zëmra

si edhe neve.

Kështu që unë, si përfaqësues i këtij fshati, thërres ta pimë

këtë dolli për Partinë, për Enver Hoxhën, për ju shoku Mehmet,

që na mbushët shpirtin dhe zëmrën me lumturi e gëzim!

Unë e pi me fund, ju të gjithë sa të doni… !

Të gjithë – (duke rrëkëllyer gotën)- Me fund, me fund ! Tu lumtë

goja, na nderove..!

Duke kujtuar se fjala e LL.V, do ta “ëmbëlsonte”sadopak

mysafirin e madh, të gjithë u ngritën me këmbë, bërtitën e

brohoritën sa u tund edhe shkëmbi i Lace në Gjivlash ( mali

mbi fshat).

Qeparoi tundej vendit nga hareja: Parti- Enver, jemi gati

kurdoher’! Parti -Enver jemi gati kurdoher’! Rroftë Enver

Hoxha !Rroftë Mehmet Shehu! Poshtë Imperializmi dhe

revizionizmi modern….!

kjo vepër, drejtësia duhet ta thotë fjalën,mos u bëni

merak……kush ta marrë vesh do ju ndëshkojë….Hë,ç’më thua

kryetar…? Si e ka emrin ky shpenzim maramëndes ?!…E dini

ju që kooperativat e tjera të Shqipërisë s’kanë bukë të hanë ?

Hë, m’u përgjigjni…!Ky është sabotim e shkuar sabotimit…!

Pa asnjë tundim,LLV. e mori fjalën mbasi K/Ministri priste

përgjigjen e pyetjes…!

LLV. – Ju thatë vetë ,shoku Mehmet se jeni mik i qeparotasve

dhe unë po ju drejtohem hapur, si miku mikut, ndaj mos ma

merrni për keq. I qeparotasi, shoku Mehmet, nuk e lë kurrë

mysafirin t’i bëjë llogari në shtëpi të tij. Ai e nderon atë dhe e

vë në krye. Kështu që ne nuk jemi dakord me mendimin tuaj.

Për Partinë ne i therim të gjitha bagëtitë, se i qeparotasi, kur

vjen miku ,e djeg jorganin, apo jo more qeparotas ?

Sa për atë që thatë se ka kooperativa të tjera që s’kanë bukë

të hanë, nuk kemi faj e përgjegjësi ne…Të punojnë edhe ata si

ne dhe të kenë me bollëk si edhe ne.!

Te gjithë- E drejtë, e drejtë…, vendi ka zakone !

M.GJ – (pasi prezantohet me emër e mbiemër) -Jam

kryellogaritar i kooperativës qysh në krijim të saj.! Po,ashtu

është, shoku Mehmet, LL.V , ka shumë të drejtë…Ne po

ndihmojmë kooperativat malore e fushore të te gjithë

Shqipërisë duke ua shitur portokallet, limonat, vajin,leshin,

me çmime qesharake, se, po t’i shesim siç janë çmimet dhe

standardet shtetërore e ndërkombëtare, ne do të hanim me

lugë të florinjtë, ashtu siç thotë Partia.

Me llogarinë që kam bërë unë, ne duhet t’u kishim dhënë

banorëve të fshatit nga prona e tyre ,natyrisht, në këtë gëzim

të madh nga dy qëngja ose tre…e jo më gjysmë..

Llogaritë,

shoku. Mehmet, i di më mirë nga kushdo i zoti i shtëpisë dhe

miku, sipas zakonit, ha dhe pi çfarë i serviret.

Kooperativa jonë ka një fond të pa prekshëm të akumuluar

dhe për çdo vit jemi me tejkalime në çdo zë, në rang kombi me

prodhimet bujqësore apo blegtorale. Ne u kemi dhuruar

miliarda lekë kooperativave të varfra të vendit, ky është një

realitet dhe solidarizimi ynë me ta, është i njohur nga qeveria

më çdo rast..Shifrat dhe realiteti si gjithmonë janë kokëforta,

si të thuhet se një edhe një bëjnë dy ! Fjala është matematikë !

– Bravo, Bravo, M.GJ. ! Ajo që thatë është e vërtetë, miku në

çdo rast duhet të lozë rolin e tij në trapezë, miku nderohet

gjithmonë sipas zakoneve të vendit ! -tha qetë -qetë Dh. duke u

ngritur edhe më këmbë e duke drejtuar gishtin tregues nga

kryellogaritari!

Mehmet Shehu po hante veten me dhëmbë, fytyra iu bë si

limonët e Kovaçit, (parcelë limonash e mirestisur), dyllë e verdhë

dhe gati po nxihej në të jeshilët, si nespollat e Pirgjezës. S’i

kish bërë vaki ta kundërshtonin kaq hapur dhe mend po plaste

nga sikleti..Kishte nevojë të dilte jashtë,s’e mbante vendi…,i

bëhej “ujët e hollë”.

– Më falni, do të dal pak jashtë dhe vendin ku të shkoj duhet

të ma tregojë Kokëdhia, apo Kalopja, si i thoni Ju…,atë besoj

unë…(kështu i thoshte A-së në konfidencë, pseudonimi i djalit të

K.)

Brofën në këmbë të tre bodigardët me pistoletat në brez

poshtë bluzave, që ishin shtruar edhe ata në trapezë, si shokë

të mysafirit të lartë dhe po bëheshin gati të shoqëronin të

madhin.( ndërkohë, jashtë, mbi avlli e mbi çati, ishin ushtarë të

armatosur, një batalion i tërë, ardhur një ditë më parë,bile edhe poshtë

krevatit ku fjeti “i madhi” ishte një ushtari i armatosur, e vërtetë

kjo, e ngjarë dhe e pa diskutueshme.)

K.N. -Po ne të tjerëve nuk na besoni, shoku Mehmet ?!

Komunistët janë të gjithë njëlloj…

– Ç’është kjo punë shati…(shprehje krahinore)- ndërhyri Thia

Maria e mërzitur- Jemi në darkë, apo në sherr…,jeni burra a

ç’jeni!.. Ç’janë këto që po dëgjojmë e shikojmë.. ,trapezin e

komandon dollibashi e dollibashi është i zoti i shtëpisë. Kështu

është gjendur !

Të dalurit jashtë të K/Ministrit i alarmoi e vuri në siklet të

gjithë, bile më shumë të zotin e shtëpisë, i cili e dinte gjendjen

e banjës së tij, por megjithë sikletin, e mblodhi veten e tha me

gjysmë zëri:

– Epo, fshat është, nuk i ka të gjitha kushtet për të bujtur një

Kryeministër.Ne jemi të respektuar që na nderoi e na respektoi,

çdo gjë do rregullohet si jo më mirë, janë marrë masat…për

gjithçka !

(Për të bërë ujët e hollë kishte dy variante….ose do ta bënte në

oturak, në dhomën ku do të flinte….ose do dilte jashte në banjën

fushore…tek kopshtërat në buzë mbi gremina, po t’i vinte…i

“trashi”.…)

Tamam në këto çaste disi të sikletëshme, ose si të thuash,

në këtë “situatë të paparashikuar”, hyri në “ valle” e ndjera

Mëmë Ngale, njerka e LL.V-së , që e kishte rritur atë qysh pesë

vjeç , tashmë grua goxha e moshuar. Ajo vinte prej një dere

fisnike, me virtyte historikisht të trashëguara, prandaj edhe

në këtë zijafet të veçantë përpiqej, e shkreta, që nga mikpritja

të kënaqej mysafiri i lartë , por dhe të mbahej lart nderi i

shtëpisë. Ajo mundohej që t’i shërbente të madhit…dhe, sa

mori vesh hallin e tij, me një uturak në dorë doli në korridor

dhe përpiqej t’ia jepte bodigardit të tij, një alamet burri me

mustaqe të mëdha dhe po e këshillonte si të vepronte…Por në

ato momente i madhi doli vetë në korridor e ajo, sa e pa, me

uturakun në duar,iu drejtua tërë ëmbëlsi :

– Xhanoooo…., mos u druaj, je djali ynë !…Po mbaron punë

me këtë, mirë, futu te dera matanë, pa merak, se të ruaj Uu..

Po të vjen “i madhi “, xhano, na e bëj hallall, të vesh poshtë në

kofshtra, atje e kemi “menderjen”…

Ll.V-së,që ndodhej prapa krahëve të kryeministrit, mend

po i binte pika nga ç’dëgjonte e shikonte. Mundohej t’i bënte

shenjë plakës të ikte sa më shpejt, por ajo vazhdonte

përkujdesjet :

– Merrni fenerët me vajguri, djemo- u thosh bodigardëveqë

janë ndezur cep më cep të shtëpisë, se mos gremiseni se s’ia

dini ju asaj rruge…, se është buzë e madhe e mos na bëni ndonjë

hata…( shtëpia e V. qëndron 320 metra mbi nivelin e detit dhe

është ndërtuar e tëra mbi greminë e mbi shkëmb), dëgjojeni plakën…

– Pusho, plakë- i tha i biri, “menaxheri “ i darkës ,- futu

brenda, kjo është punë burrash…

– Jo, a atë marsha të keqen, pa Mehmetin e kam si ty, djalë

të shtëpisë… a iu bëfsha kurban, iu bëfsha…! U e kam si djalin

tim..(mëmë Ngalja s’kishte lindur ndonjëherë fëmijë)

– Futu, futu… moj brenda! Ti je motër kulaku, lere rehat se

ka të tjerë që i shërbejnë – ja priti T.K-ja, një komunist nga një

fshat fqinj, i ftuar në trapezë nga që e bënte jetën e partisë në

fshat (mëmë Ngalja ishte me të vërtetë motër kulaku, po ama nga

një derë e madhe dhe e sojme , pavarësisht etiketimeve e klasifikimeve

absurde të kohës; ishte dhe shumë inteligjente, hazër xhevap dhe

s’ia përtoi edhe TK-së duke i thënë:

– Ikë more evgjit këndej,shporru, të mos të t’i shikoj sytë…!

Mehmeti e dëgjoi dialogun (midis tyre) dhe, pa u futur tek

dhoma banjë,pyet LL.V-në:

– Me të vërtetë është motër kulaku..?!- por , si duket prej

sikleti, e mbylli me një “neise “ si nëpër dhembë.…!

LL.V .- ( me avash nën zë i thotë TK-së) – Do ma paguash këtë

që the ! Për sot e gjete, more mut muti..

T.K. – Partisë duhet t’ia themi të gjitha….,për mua darka

s’duhej bërë këtu, unë e thashë fjalën time në mbledhje të

organizatës….!

LL.V. -S’ke faj ti, kam unë që të thirra , po prit se do ta ndreq

unë qejfin, do ta vë samarin siç të takon…, nuk është as vendi,

as vakti tani…!

(Dhe me të vërtetë ja vuri” samarin” më vonë, e përjashtoi nga

partia dhe e katandisi keq e mos me keq,me lopatë në krah për gjithë

jetën)

Së fundi, Mehmeti kthehet në trapezë me një fytyrë tjetër,

ishte bërë gjak i kuq dhe, sa zuri vënd në tavolinën në forme

T-je, në qendër të saj, filloi të kërkonte llogari, me tone të larta

e të ashpra :

K. Ministri- Po ju pyes LLV, a është njerka juaj motër kulaku

apo jo ?

LL.V. – Shoku Mehmet, ajo është njerka ime; nga dera e

lindjes i bie të ishte motër kulaku, por ndryshon njëra nga

tjetra….Ajo më ka rritur mua dhe, si e tillë, është mëma e

shtëpisë..!

K. Ministri- Hë, A.K. ç’ i thua kësaj, pse hesht ?

A.V – Dëgjo këtu, Mehmet Shehu ! Së pari, nuk më pëlqen

që e filluam ketë darkë të “madhe”, me thumba, ironi, batuta

dhe nën/kuptime.. (A. ishte burrë trim dhe i pa thyeshëm, me një

karakter fisniku që rrallë e kanë shumë burra…Ai po të të thoshte do

të nxjerr nga varri të nxirrte aty për aty, ama, të thoshte në sy edhe

kur do të ta bënte varrin. Influenca e tij qe e ndjeshme në Qeveri,

njihej si luftëtar i madh, siç edhe kish qenë. Me LLV.në, kishin fërkime

e mosmarrëveshje të thella dhe të nëndheshme me kohë…sa nuk

flisnin me njëri tjetrin prej shumë vitesh, por në darkën e sotme mbajti

qëndrim prej kapedani, ashtu siç ishte dhe siç e donte vendi, por edhe

zakoni).

-Ne na ka gëzuar shumë ardhja juaj këtu dhe e quajmë edhe

nder edhe privilegj. –vazhdoi A.K.-ja-Qeparotasi ka traditë të

presi dhe të nderojë mikun, siç e do zakoni. Unë, siç jeni në

dijeni edhe ju, si mik i luftës dhe i punës, kam mosmarrëveshje

të thella me LLV-në,të cilat prej vitesh ia kam bërë të qarta

partisë si këtu, edhe lart,edhe juve personalisht; unë nuk flas

jashtë me të, nuk jemi miq, po për nderin e qeparotasve, të

traditës së fshatit tim dhe që të nderoj juve, të zotët e shtëpisë

dhe veten, erdha sonte këtu.

LLV-ja foli si burrat, u mirëpriti me fjalë zemre, u shprehu

bujarinë, që karakterizon të qeparotasin, u shprehu gëzimin

që ndjeu në shpirt i gjithë fshati, ashtu siç e kërkon zakoni

ynë.! Këto, shoku Mehmet,janë zakonet tona, është tradita jonë,

këto janë ligjet që na kanë lënë të parët tanë dhe ne nuk mund

të tjetërsojmë asgjë nga këto virtyte dhe cilësi të larta që ka ky

fshat, asnjë s’ka të drejtë që në fshat të vjetër të vërë zakon të

ri,kushdo qofshin këta…

Ju flas me këtë gjuhë në konfidencë, si mik që ju kam,duke

ditur kush jeni ju, duke ditur kush janë këta burra e gra që ju

presin dhe ju respektojnë…S’kemi ardhur këtu të thumbojmë

njëri tjetrin,as të përmbysim dhe të ndryshojmë zakonet tona!

Është detyra e të zotit të shtëpisë të pyesë dhe të presë

mysafirin, siç e do zakoni, nuk është e drejta e mysafirit të

diktojë mbi shpenzimet e darkës…Fundi i fundit ato janë nga

ekonomia jonë…, mirë tha M-ja, se po të mos na i marrë shteti

prodhimet bujqësore me çmime qesharake, Qeparoi do të ishte

Gali e kaluar Galisë (Francës)…!. Sa për mëmë Ngalen, duhet

të dini që jeni në shtëpi të sigurt, në shokë të besës dhe në miq

të rrallë. Ajo është zonja e shtëpisë dhe porositini, ju lutem,

ata që ju shoqërojnë të bëjnë kujdes se dikush erdhi e me tha

që po e teprojnë si shumë…të rrinë rehat si miq që janë…!Ashtu

e kemi ne dhe do bëhet si duam ne.

Ndërsa ty – iu drejtua me gisht T.K-së, – në mos ta tregoftë

vendin LLV-ja, do ta bëj unë vetë, do më shikosh… Ne,

qeparotasit, nuk e kemi në zakon spiunllëkun…,ndoshta ju

andej ashtu e keni…Ato që kishit, i thatë dje në parti…ç’keni

që i përsërisni sot, ne jemi në darkë e jo në mbledhje, ne dhamë

aprovimin që darka të bëhej këtu, me votim të fshehtë

bile…,apo nuk është kështu, o qeparotas, o shokë, o

komunistë…?!

– Po- thanë njëzëri shumica- kështu thamë, merrni protokollin e

mbledhjes… !

A.V – ( vazhdon fjalën )-Të gjithë duam të nderojmë mikun

siç e do zakoni. Mehmet Shehu ka ardhur në Qeparo si mik i

madh dhe i nderuar dhe i qeparotasi e pret me bujari. I zoti i

shtëpisë është i zoti i shtëpisë dhe ai është dollibash, dua apo

s’dua unë, do apo nuk do T.K-ja, me gjithë “vigjilencën” e tij…

LLV është dollibash dhe pikë dhe miku është mik. Respektoni

zakonin. !

Këto janë ligjet tona…Hajde, ngrihuni ta pimë një dolli për

të zotin e shtëpisë që ka shtruar këtë trapez me madhështi, siç

do ta bënte çdo derë qeparotase.

– Ju lumtë !..Hajde, Gëzuar ! Ta gëzosh, shoku LL. …T’u

rrojnë fëmijët!

– Çohu, tundu, ngrihu nga vendi – i tha A. me një ton

burrëror TK-së, i cili e kishte humbur fare toruan. Hodhi fjalën

e keqe dhe ishte bërë pishman, siç duket, se e dinte se as “Musa

Juka “ nuk të falte, as “Kalopja”në anën tjetër.

(LLV. u ngrit nga trapezi që ishte në krahun e djathtë të Mehmetit,

i dha dorën, e puthi në faqe A. K.-në, me gjithë që kishin 15 vjet pa

folur…Mehmeti u tërhoq që këta të takoheshin, i befasuar nga

qëndrimi i tyre.)

Pasi i la të përqafoheshin e të përshëndeteshin të

dy”kundërshtarët” bashkëfshatarë dhe shokë të një ideali,

(“Musai” me Kalopen”,pra LLV, e A.K.), i qeparotasi P.TH, i

entuziazmuar nga ky gjest fisnik dhe burrëror i të dyve, (të dy

i kishte miq), duartrokiti fort, i përgëzoi për këtë gjest të madh

që ngre lart virtytet dhe fisnikërinë e fshatit ,ua shprehu hapur

mendimin e tij dhe tha se gjesti i tyre i kujtonte një histori të

ngjashme mes dy herojsh të lashtësisë helene ! Qeparotasit u

bënë kuriozë se ç’ishte ajo histori, ndërkohë u duk se Mehmet

Shehut nuk i pëlqeu as krahasimi ,as historia dhe po bëhej gati

të grricej me “historianin”!

-Hë, hë ,na thuaj – i drejtoheshin të gjithë PTH-së – ç’do na

tregosh….

PTH-ja, i ndezur nga gotat e kthyea me raki ballë kazani,

pa pyetur se kë kishte para, me vendosmëri dhe pa as më të

voglin dyshim se mos bënte gabim, nis e tregon një ngjarje

nga historia e lashtë greke, që mendone se kishte analogji me

çka ndodhi asaj darke dhe filloi:

… Dy vëllezërit, thotë mitologjia e lashtë, Themistokliu dhe

Aristidhi, ishin në grindje me njëri tjetrin, kishin vite në hasmëri të

plotë, aq sa as me nënën e tyre nuk flisnin, pra ishin në sherr të

madh. Shkak për këtë ishte vetë nëna. Ajo nuk jepte OK, se kush nga

vëllezërit do të qeveriste mbretërinë mbas mbretit, të atit të tyre, burrit

të saj, që kishte vdekur…!

Duke ditur këtë, që të dy vëllezër ishin të përçarë, kundërshtarët e

tyre lakmimtarë, gjetën dhe shfrytëzuan momentin për t’i sulmuar

egër e befasisht,hapën luftë kundër mbretërisë së vëllezërve grindavecë

dhe u turrën me gjithë arsenalin e madh ushtarak që kishin.

Në këto kushte, sa morën vesh që u sulmuan, vëllezërit, të thërritur

nga gjaku i tyre i të njëjtës fisnikëri, menjëherë bashkuan ushtritë e

tyre në një front të madh dhe kështu, mbas shumë sulmesh e

kundërsulmesh, ata e shkatërruan armikun e pabesë…për pak ditë….!

Ju, u tha PTH-ja, e dini këtë histori, prandaj dhe këta

“kundërshtarë” koti, po fisnikë e të mençur, ashtu vepruan sot, në

këtë ngjarje të jashtëzakonshme, lanë mënjanë grindjet dhe mëritë

dhe u bënë njësh, për të nderuar mikun. Ata nderuan fshatin dhe kjo

na nderon edhe neve të gjithëve…!

-Bukur, bukur- dëgjoheshin zëra nga trapezi

– Bravo, krahasim i gjetur, -thanë të tjerë

– T’u lumtë, krahasim i goditur, -tha Dh.me të qeshur -ata

bënë një gjest sa fisnik, aq dhe historik. !

Ky moment e zbërtheu fare mysafirin ,i cili u xhindos edhe

më shumë dhe me një buzëqeshje ironike, duke e mbajtur me

vështirësi inatin përbrenda, filloi të lozte me “lezet” një rol të

shtirur dhe një taktikë tjetër (prej diplomati), duke pasur

parasysh mësimet e Partisë , që, kur e zë lepurin me qerre, …

fillimisht e ngrë në pozitë…,pastaj e kall në dhe të gjallë…Ai

e uli zërin dhe gjoja me të butë e me të qetë, si aktor profesionist

, filloi të kërcënonte butë e butë, pa tone të larta, por duke

kërcitur dhëmbet….kërrccc kërrccc, po dhe me fjalë të

helmuara, që të jepnin të kuptoje se do t’i shkonte të gjithë ata

që e kundërshtonin, një për një në “hell”…ose do t’i varte nga

gjuha…(kishte dhënë prova të tilla shumë herë)

Ra për një moment heshtje në gjithë dhomën e madhe të të

ftuarave dhe qeparotasit të paduruar, në ankth, duke shikuar

njëri tjetrin, prisnin fjalën e të “madhit”, që deri atëherë veç

po belbëzonte e skërmitej. Ata ishin të paduruar ta dëgjonin

konkretisht si e përjetoi Mehmeti…këtë krahasim të gjetur e të

guximshëm. Mirëpo ai, mjeshtri i polemikave fitimtare, e dinte

mirë se fjala miratuese e A.-së, s’kish s’i të merrej dhe nuk

merrej dot nëpër këmbë.( ia dinte tabjatet qysh në luftë). Për

komunistët Mehmeti e kishte pak më problem çështjen “ e

luftës me ta”, se teorikisht partia i ka të gjithë “njësoj”, por për

ata pa parti, siç është rasti i këtij të “frontit”, këta i gëlltit lehtazi

më çdo kohë revolucioni dhe “lufta e klasave”! (me dy tre

deshmimtarë të rremë). Ndaj fillimisht i drejtoi bubullimat ndaj PTHsë

K. Ministri- -More, kryetar i frontit, po ti më the që je

mësues matematike, nga na e ditke me kaq hollësira historinë

e Greqisë e na e paraqet këtu si shëmbull? Hëëë, na thuaj…! Si

nuk gjete një krahasim tjetër more!…Mirë, mirë, le ta analizojë

partia çështjen, atë…”krahasimin tuaj”. Do ta shoç ! Habitem

si të dëgjuan me gojë hapur këta komunistë, bashkëfshatarë

tuaj dhe të mbështetnë me duartrokitje… Ta kishte thënë Dh.

atë histori , edhe hajde, se ai ka bërë shkollë atje,matanë kufirit,

apo jo, more A.K…Hë,more LLV, ç’i thoni ju kësaj ?!…Greqi

jemi këtu, ç’janë këto që dëgjojmë…?!. Mirë, mirëëë, po mos

harroni, more të shkretë, se ne jemi në thikë e në presë me

grekët….Më thoni, ç’u shtyn t’i merrni shembujt nga historia

e Greqisë, kur ne kemi historinë tonë, heronjtë tanë, luftërat

tona, shembujt tanë të unitetit e të bashkimit …!

Hë more flisni…Ja, ta marrim me të qetë, t’i bëjmë analizë…

Po u pyes,pa u kercënuar…- u ngrit më këmbë dhe si një “ujk”

kur i turret presë së ti, filloi sërish të ngrejë zërin dhe të ulurijë….si

itërbuar : – Po u pyes, po u pyes… merrni apo nuk merrni

vesh….Flisni, ç’po ndodh këtu në Qeparo, i thoni dhe fshat

kapetanesh…fshat…fshat…mos ta them…!Neise,…nesër do

flasim ndryshe. Me sa dij e me sa shoh paska punë prokuroria

dhe organet kompetente me disa këtu….!

Heshti pak, u hodhi një vështrim të ngrysur të pranishmëve

dhe shtoi: -Ndërroni temë muhabetit…ju lutem se nuk ju dëgjoj

dot më…Do t’ia shifni tymin kësaj pune….! Çfarë reaksioni

ka këtu…po poooo po …për ideal të Partisë, këtu ka armiq…po

po, këtu në radhët tuaj, e ju pini raki me ta…,miopë..

(Q. që s’e kishte fare mendjen aty, tha menjëherë- urdhërooo

shoku… Mee.. duke kujtuar se i foli atij ). Qeparotasit u ngritën po

thuaj më këmbë që të gjithë nga trapezi të irrituar, të fyer dhe kërkonin

fjalën, pa të dilte ku të dilte…”.Me leje njëri me leje tjetri”, darka

po kthehej në një sherrnajë. LLV-ja dhe A., që e kishin vëne në

mes për ta nderuar të madhin,mundoheshin të qetësonin situatën:

– Ja… ja, prisni të flasë vetë PTH-ja, prisni, prisni….

Thia Maria dhe nja tre- katër gra komuniste,që ishin të

ftuara,përplasnin duart …jo për të brohoritur Parti Enver, po për të

ulur tonet e të qetësonin gjakrat..

– Boobooo, booobooo, ç’bëhet këtu !… Ky ka në mëndje të

nxjerrë ujë të zi sonte !

– Pusho,pusho se do të dëgjojnë…Mbylle atë të shkretëëëë ,mbyllei

thosh një shoqe Thia Marisë…Po ku dëgjonte mëme “*Duzja”,

pseudonim që e thërriste i gjithë fshati nënë Marisë,deri sa vdiq !

– Folë PTH, folë, pushoni ju të tjerët…,Ulu ti Dh. atje tek vëndi…

Por edhe Dh., as dëgjonte, as nuk pyeste, çohej nga tavolina dhe

sa herë irritohej,s’e mbante vëndi, donte të shpërthente pa të dilte ku

të dilte ,ai i thoshte më çdo kohë burgut hapu…,temperament allosoj

!

U ngrit A.K e tha me ironi e me ton si të “mysafirit’:

– Uluniiii, uluniiiii të gjithë,ta marim shtruar….lëreni rakinë…

(A.K-ja ishte më keq se “mysafiri’’; kur nxehej nuk dinte të

përmbahej,burrëria e tij ka histori të tjera. Për qeparotasit ai ishte si

“mysafiri” nga koka, jo nga të bëmet, se ai dinte të nderonte mikun,

por nga besueshmëria ishte më i besuari i Partisë gjatë gjithë kohës

sa ishte gjallë)

– Folë…PTH, pushoooni, ju lutem- tha edhe N/kryetari….- Këtu

ka probleme dhe pikpamje…

Ashtu është – shtoi nëpër dhëmbë duke shikuar nga A.Kja,

që të mos ta shihte TK ja…!

– Përsëri ti…mbylle gojën,- i tha me inat LLV-ja

U bë një si lemsh midis bashkëfshatarëve, disa heshtnin e “disa”

(ata servilat apo 1200-at.. flisnin nëpër dhëmbë…”gabim, gabim ka

të drejtë shoku…”.). A.K-ja, i nxehur në kulm me situatën, filloi të

shtrëngonte dhëmbët duke i parë sy më sy ata të dobëtit, të cilët në

moment ulën sytë përdhe.. !

– Folë Th., përgjigju me burrëri se ti je burrë i nderuar në fshat,

jepi përgjigje mikut,- tha A.duke i dhënë zëmër Th., të cilin e

respektonte shumë,pavarësisht se në Parti s’e qasi kurrë, natyrisht,

për të mirë të këtij të fundit.

Dhe Th.u ngrit e përsëri ligjëroi me guxim :

-Nuk mora vesh, shoku Mehmet, pse ju tingëlloi keq

krahasimi im, i cili kishte vetëm një interpretim të denjë për

gjestin bujar dhe fisnik që benë të dy bashkëfshatarët e mi.

Ata nderuan veten dhe fshatin. Sa për historinë e lashtë dhe

kulturën greke, më duket se ajo ka gjetur vënd në të gjithë

kulturën botërore, dhe në e kemi mësuar dhe e mësojmë në të

gjitha shkollat e Shqipërisë,në çdo tekst histori. Këtë ju e dini

më mirë nga kushdo, se vetë e keni lejuar.

Unë bëra një krahasim të nxjerrë nga historia e gjitonëve

tanë grekë, se nuk gjeta dot ndonjë rast si ky këtu, në vendin

tënë… Psh. në kohën e luftrave të Skëndërbeut, mes

principatave tona nuk pati vëllezër bashkëluftëtarë, pati vetëm

Hamza. Mojsi Golem, Ballaban Pashë…!

Jam gati të përgjigjem para hetuesisë dhe para gjykatës…,

po ne nuk erdhëm në ketë festë që të na bëhet gjyqi e të

ndjehemi të frikësuar kur themi fjalën në shtëpinë tonë dhe

kemi në mes një mik të madh. Për nder të tij e shtruam edhe

këtë darkë të madhe. S’ka pse t’i jepet e të marrë ngjyra të tjera

të pa dëshërushme për asnjë. Ne jemi të gjithë një dhe për një

qëllim. Kaqë kisha !

Th., u ul në vënd dhe shikoi në dritë të syrit A.K-në, i cili aprovoi

fjalën e tij, duke i tundur kokën…pavarësisht se sytë e të madhit dhe

e atyre që shoqëronin atë nuk u shpëtonte gjë…A.K, ishte i bindur se

Mehmet Shehu po bënte gabime të rënda partie në Qeparo….Partia

sipas tij, ishte më e fortë se ai, se kishte rregull dhe disiplinë…)

Bëri ç’bëri dhe e mori fjalën edhe DH.-ja :

– Nuk më erdhi hiç mirë, shoku Mehmet që në dy tre raste

përmendët emrin tim si shembull…S’është mirë kështu !…Unë

me të vërtetë jam riatdhesuar nga Greqia në moshë të rritur,

ku prindët e mi ishin emigrantë, por shpirtin dhe zëmrën e

kam këtu në Qeparo, jam bir i denjë i këtij fshati dhe jam i

nderuar dhe krenar që jam këndej. Jemi e kemi qenë e do jemi

fshat kapedanësh, këtë të drejtë s’e mohon dot kush…! Bile ju

sot vetë po e shifni një fenomen dhe një gjë të tillë…Ju lutem shumë,

mirë është ta shtrojmë muhabetin si na ka hije…duke dhënë

shembull personal. Mirë tha PTH-ja,ne jemi shokë të një ideali

dhe nuk jemi këtu të bëjmë gjyqin njëri tjetrit…!Zakoni e do

që miku të dalë i kënaqur, e këto situata, me sa kuptoj, nuk i

krijuam në pritësit…nuk e di në u shpreha gabim …?

Pas tij e morën fjalën…KN-ja e disa të tjerë që i thanë

me plot burrëri se darka po merrte të tjera ngjyra…!

– Mirë është dhe nder për fshatin, të gëzojmë e të këndojmë

bashkë.

Ndër të ftuarit ishte dhe këngëtari i talentuar, invalidi, AN,

i cili as donte të dinte se çfarë dhe si diskutohej. Ai pinte e

hante sikur të mos kishte ndodhur gjë…dhe, fundi i fundit,

ç’ndodhi…? Kur mori vesh dhe pa se u trash muhabeti ja nisi

këngës (së Nizos), pa pyetur se kush do ta ndiqte pas….!

Treqind metra lart në erë si një zog

Është ngritur Qeparoi i pa shok…

Përmes buzave të larta me bela…

qëndrojnë shtëpitë e larta si kala…

– Tu lumtë, AN !Tu lumtë AN, -thirrën thia Maria dhe ato

dy gratë e tjera…

– Tu lumtë, mirë ja bëre AN, kemi nevojë të këndojmë se

sot kemi festë…-tha A. e të tjerë që mbanin iso…!

LLV-ja, që shkonte sa andej e këndej duke kontrolluar

trapezin se mos mungonte gjë urdhëroi :

-Peshku…të serviret peshku…!

Ndërsa pjatat plot aromë nisën të venë e të vijnë mbi kokat

e njerëzve, disa më të rinj lëvizën nga vëndi dhe iu afruan

marrësit:

Udhëtari kur ka shkuar gjithëmon…

me habi e ka shikuar Qeparooonnn !

-Afrohu more mik, hajde mbushja këngës si ahere në luftë

afër zjarrit partizan- i tha A.K-ja mysafirit, i cili po mendohej

dhe çuditej me këta fshatarë kokë fortë dhe të pa gdhendur,

që nuk ua bënte syri tërr ! -Apo nuk këndonit ju tek

“Galibardi”…,në Spanjë me Petro Markon me shokë, kur

luftuat për liri ?!

-Po hajde, shoku Mehmet, se qeparotasi e ka zakon dhe e

pret mikun si e do zakoni, janë besnikë dhe fisnikë për jetë kur

japin fjalën…Ja, më keni ju mik mua…më hidhni dot poshtë ?!

Hë, spegomë, më hidhni dot poshtë ?!…Hajde, ta pimë nga

një tjetër bashkë…Gëzuar, gëzuar…!

– Aman ju lutem, mos ta marrim përpjekur, ne jemi vëllezërit

e tyre, ata janë tanët…!

– Lëri ata,ata kanë punën e tyre….(për ata që këndonin)

Mehmeti kishte fiksuar sytë andej përballë (tek sigurimsat e

tavolinës) dhe nuk e shikonte hiç në sy A.kK-në, i cili i tha (si

me ironi):

– Shikomë në sy, shoku Mehmet, siç u shikoj unë, lëri ata

dreqër…!

Mehmeti, me sytë si të kunavit dhe me veshët pipëz mundohej

të merrte vesh se ç’ flisin njerëzit me njëri tjetrin dhe mundohej të

nxiste “shokët” e tij, (shoqëruesat) që ,sipas porosisë, të rregjistronin

me aparatet inçizues tip “xherxhinski” çdo moment komprometues

të bisedave. Njërin nga këta aparate e kishte gjetur mëmë Ngalia, kur

shoqëruesit e mysafirit i vanë nga pas të madhit që të lirohej, dhe, si

pa të keq, plaka , priti sa u kthyen e ua dorëzoi sy më sy, në mes të

trapezit ! Njërit, siç duket, i kishte rënë mbi qilima dhe i kishte ngelur

vetëm këllëfi i aparatit në brez dhe ai s’e kishte kuptuar. Aparati

punonte dhe ja bënte zërrrrr….sa mezi dëgjohej…Njerëzit

pëshpëritën ,kuptuan që inçizoheshin, por kjo nuk i shqetësoi po

thuaj fare, vetëm nja dy a tre veta nga tanët nuk u ndjenë më gjatë

asaj darke, as të gjallë e as të vdekur, ( bënin pjesë te 1200-shat ….mbas

vitesh ata dolën edhe kundër LLV-së kur Shehu e vuri si të

pandehur,për t’i bërë varrin në mes të fshatit duke i bërë gjyqin në

mërqinja, ( toponim ! )

-Po, ja more A.K, këto janë gabime- – iu përgjigj më në fund

Kryeministri dhe, për çudi , uli tonin dhe kërkoi të pinte një adalat,që

të mendonin të tjerët se kishin gabim dhe e sëmurën. Pastaj vazhdoi:

– Duken si të rastit e pa të keq, por po të mos i vëmë re, ato

më pas bëhen të rrezikshme. Armiku këto përgjon, që ne të

jemi të përçarë, që ne të kemi moskuptime me njëri tjetrin dhe

moskuptimet e mëritë fillojnë ja, kështu, me këto krahasime,që

në pamje janë si historike,po brenda kanë helm…!Si na porosit

shoku Enver ,në çdo moment të mos e heqim vëmendjen nga

lufta e klasave, se armiq ka brenda dhe jashtë atdheut…!

-Në Qeparo jo, shoku Mehmet, të garantoj unë – tha plot zë

A.K-ja- as ka pasur dhe as ka armiq.

I qeparotasi, siç thamë, karakterizohet nga mençuria,

burrëria, nga besa, nga fisnikëria,nga inteligjenca dhe më çdo

kohë ai qëndron i bashkuar dhe i dashur me njëri tjetrin. Se

kur helmohet njëri, helmohet i gjithë fshati, dhe kur gëzon njëri

gëzon i gjithë fshati… Kështu e kemi gjetur e kështu do ta

lëmë, virtytet dhe cilësitë që karakterizojnë këtë fshat

kapedanësh i kanë zili e gjithë bota…!

Kur vdes njeri ne nuk vemi në punë…nderojmë të vdekurin

kushdo qoftë dhe në çfarëdo moshe, po ashtu kur ka dasmë

gëzon i gjithë fshati….! Ju përsëri mund të na thoni sa ditë

pune humbisni në vit në kësi rastesh…,po në u themi që ato i

zëvendësojmë me pune jashtë orarit, ose me të dielat, prandaj

çdo ditë kooperativa jonë lulëzon, se ka në drejtim kuadro dhe

specialistë që i ka zili i gjithë vendi…Rezultate janë fakt këtu

dhe realiteti është gjithmonë kokëfortë..!

-Në rregull, në rregull, vazhdojeni këngën ! – tha mysafiri, i

bindur tashmë se me këta “kapadainj “ ishte e kotë të vazhdonte

debatet.

A.K, lëvizi dhe u afrua tek këngëtarët….! Ai sajoi aty për

aty këto vargje, duke ia marrë vetë :

Sot shkëlqen i gjithë fshati, sot shkëlqen,

Zëmrën miku ç’na kënaqi, more djem…

Hani pini e këndoni se Enverin kemi në ballë…

Shqipëria kopsht me lule do të behet sa më parë…

Partia, fener ndriçues i shtyp kokën çdo armiku

Qeparotasi i ndershëm e di vetë si pritet miku…!

Hani, pini e këndoni se në jemi pararojë….

Edhe peshku del nga deti…që hamë ne në sofrën tonë…!

Hajde, u gëzoftë zëmra, i lëni më pas mëritë

se kur vjen një mik i mirë, gëzon i zoti i shtëpisë…

– Haaa hhaaaaaaa.!. Prit, aman të keqen, prit të them edhe

unë nja dy vargje – tha Dh., i cili tashmë kishte ardhur tërësisht

në qejf si nga rakia, por edhe …nga vargjet emocionuese të

“Kalopes”! Dh. gjysmë greqisht e gjysmë shqip…shtoi:…

Tu lumtë mëndja dhe zëri se je vetë një kapedan

Nuk e di, peshkun që hamë e ke vrarë a e ke zënë në lak ?

haa haaa, bëra shaka, pa A.K-ja ligjin s’shkel

Është i mirë, është dashur, por është dhe pak “rrebel”

Mysafiri, që sa kishte ardhur nuk i kishte qeshur nuri…,u

entuziazmua sadopak dhe, deshi s’deshi,vuri buzën në

gaz,duke i thënë në konfidencë A.K-së

– Ama, një ditë po të kapëm të gjuash peshk me dinamit

dhe të shkelësh ligjet….vetë do të të var nga gjuha…Ja, ta them

këtu para fshatit tënd…

– Haaaaa, kurrë s’do vij në dorën tuaj, të ligjeve ,dmth, se

A. K. nuk i “shkel” ato kurrë- ia priti A.K-ja dhe si i urti i

dynjasë shtoi pa e fshehur nënqeshjen – Unë,siç ju thashë,

gjuaj vetëm me grepa dhe me pezivoll (rjete peshkimi ).Mos dëgjo

Dh., ai gjithmonë bën shaka…e ka zakon…apo jo, more Th. ?!

Hë more shoke, ju e dini se Dh.bën shaka,në çdo kohë dhe me

këdo…

– Pooooo ! – u dëgjuan zëra nga trapezi

– Shaka, shaka- tha Mehmeti nëpër dhëmbë…- por,kujdes, se i ka

të helmuara shakatë…, influencohet gjithmonë nga greku…

Kështu, me një klimë si më të butë e me hidh e prit , sa

me shaka aq me tërsëllëmë, sa me të ngrysur , aq me të qeshur,

darkës së madhe i erdhi fundi.

Atë natë kryeministri nuk mbylli sy, (nga inati e jo nga rakia,

e ndjente veten shumë të fyer dhe të gjunjëzuar…shfrynte me

vete…ah, qeparotas, do ma paguani…ai gjatë atyre orëve kishte pirë

pese adalat…). Sa ra në krevat për të fjetur, u ngrit si i

xhindosur,u vesh shpejt e shpejt dhe doli në ballkon duke

vrojtuar malin mbi fshat, Gjivlashin, ku dalloi se aty këtu,

vende vende delte tym dhe dukej zjarr përmes shkarpash…!

E kuptoi që ushtaret e gardës gjatë natës kishin ndezur

zjarre, nëpër shkarpa, një veprim ky kundër rregullave

ushtarake.

Burri me mustaqe që e shoqëronte si roje personale,

(shoqërues i parë), u ngrit i llahtarisur nga poshtë krevatit ku qe

shtrirë e vigjilonte , sapo dëgjoi ulërimën e të madhit që

urdhëronte të thërrisnin urgjent oficerin e gardës dhe të

përgjigjej se pse ushtarët kishin ndezur zjarre….

– Më dëgjove ?! Ku je futur…?!

– Si urdhëron,shoku Mehmet,do ta thërresim urgjent…!

Gratë e “kuzhinës” që nuk kishin fjetur gjithë natën, kishin

mbrujtur miellin për petullat karakteristike qeparotase për

mëngjesin dhe po prisnin të zbardhte dita që t’i bënin nderet e

fundit mysafirit. Por i xhindosuri as priti të gatuheshin e

tiganiseshin petullat, u nis duke lënë edhe të shoqen, Fiqiretin

në gjumë..Mori vetë xhipin dhe në ecje e sipër i tha rojës :

– Lajmëro sekretarin e partisë të kooperativës se në orën

tetë e gjysmë (mëngjes) do bëjmë mbledhjen e organizatës…!

Bëri tatëpjetë nga përroi i kishës për në fushë, në qendër të

kooperativës, ku ishin edhe zyrat.

Edhe këtu u ndez një sherr i vogël .Roja i transmetoi sekretarit

(LP) porosinë e të madhit,dhe sekretari aty për aty iu përgjigj:

– I thoni shokut Mehmet, se “heronjtë” janë të lodhur,le ta

shtyjë mbledhjen për nesër…!

Oficeri protestoi se nuk mund t’ia transmetonte këto

“budallallëqe”të madhit, se më pas i merrte lumi të gjithë,por

LP.,ndofta nga që tani e kish zënë rakia, këmbëngulte në të

tijën:

Thuaji, thuaji…nuk ka mbledhje Partie sot! Ne do ta

përcjellim si e do zakoni, ashtu siç e pritëm.

Ka rregulla fshati, ato do t’i respektojmë domosdo – tha si

nëpër dhembë dhe shtoi- Ai duhet të respektojë ne dhe “ligjet”e

vendit! Ia bëmë të qartë qysh prëmë…!

– Lere, more qartësinë,- i thosh oficeri i vënë në siklet, -po

mblidh organizatën e nisuni, se kushedi sa ia kini ngritur

kacabujtë…

– Organizata është jashtë funksionit ,xhano– përgjigjej LPja-

S’i ngrej dot nga krevatet..

(E lanë kështu të madhin vetëm në fushë,duke shikuar orën në

çdo pesë minuta e duke bërë ec e jake pa pushim nga nevriku dhe

zëmërimi…)

“Herojtë” e darkës së madhe, nga ana e tyre, e kishin lënë

që ta përcillnin mikun e madh mbas orës dhjetë të mëngjesit !

Dhe ashtu u bë. Ata u mblodhën, por miku kishte pritur sa

kishte pritur e kishte çarë ferrën, duke lenë në fshat edhe të

shoqen. Ajo shfrynte, por duke ja ditur huqet , nuk tha asgjë, e

mori situatën e krijuar me të qeshur…!

Ushtarët e oficerët ngelën si të shpartalluar. Mustaqeziu,

që ishte “manazheri” kryesor, kishte dështuar. Nuk hëngrën

dot as petullat me mjaltë ,që u gatuan enkas për ta e bënin akoma

xërrr- xërr në tiganët e përvaluar me vaj ulliri..

Memeti, siç dëshmoi roja i kooperativës, kishte ikur duke

shfryrë vetëm mllef dhe zëmëratë ! E shoqja, Fiqiretja, u takua

me komunistët dhe banorët dhe u përcuall ashtu siç i ka hie

një gruaje kryeministri…!

Bashkëfshatarët e përcollën me respekt. Në përcjellje kishte

dalë i gjithë fshati…!

Epilog

Ngjarja, siç thashë që në fillim, është më se e vërtetë.

Inati i asaj darke,bëri që më pas Mehmeti, “miku” i

qeparotasve, i fyer dhe i ofenduar në kulm, meqë sharra i ngeli

në gozhdë, e ktheu në urrejtje “miqësinë”. Duke përfituar nga

disa “gabime” të vogla të LLV-së, më pas e ndëshkoi, duke e

bërë kandidat partie…, sa rrezikoi edhe për në burg…!

U përpoq sërish të përçante (që nga Tirana) organizatën e

partisë të fshatit, duke kërcënuar dhe intriguar kurthe, por

qeparotasit historikisht nuk përçahen dot, as luftojnë kundër

njëri tjetrit me intriga dhe prapaskena.

pjp