1967. Për ing Enriko Veizin dhe talentin e tij në karikaturë


Gëzim Llojdia
1.
Artist si :Enriko Veizi lindën në kohë, por jetuan në vite të vështira . ”Brezi i humbur”,po shuhet dalëngadalë.Inxhinieri dhe karikaturisti Enriko Veizi i mbylli hesapet më këtë botën tonë mizore dhe me jetën tokësore.Në parajsë ka të tjerë ligje, shpirti atje i endur përballë dilemës , të rikthet në trupa të tjerë, mirëpo cfarë ka atje ,në tokën,vendin e tij ,diktaturë apo liri?
2.
Prof. Dr. Hazbi Shehu shkruan:Enriku gjendjen e tij shpirtërore e shprehte ne art. Ai ishte i sinqerte dhe i ndershem. Bukuria me e madhe qendronte ne thjeshtesine e tij. Ai nuk fliste kurre per veten. Regjimi “simpatik” komunist e dogji Enrikun jo vetem si trup, por dhe si shpirt. Nga shtypja lind vec turpi dhe shkaterrimi. Nuk djeg flaka aq shume kur ne kashte bie zjarr; se sa djeg ahu i njeriut qe ja ben jeten varr. Me mire me pranga dhe me miq se sa ne kopshte me lule dhe me armiq. “Njerezve foli embel dhe jo me thumb”, thoshte Enriku, “dhe ate qe do paqen mos e prit me plumb. Ruaju nga gjembat, mblidh lule, se ato jane te pastra dhe nuk kane djallezi, por vetem dashuri.” Kur e burgosen ai nuk kundershtoi, as nuk pyeti, vetem zgjati duart dhe ata i vune prangat.
I dashur Enrik, ty të burgosen se karikaturat e tua perhapnin dashuri midis njerezve. Ato ishin te gatuara me shpirt, me tru, me zemer dhe shprehnin jeten e popullit, punen dhe vuajtjet e tij. Njerezit duke i analizuar qeshnin, kenaqeshin dhe shpreheshin “eshte i talentuar ky djale”. Nuk mund te duronte Enver Hoxha dy rryma, dy burime. Populli duhet te studjonte vetem udhezimet e partise dhe veprat e tij dhe si rrjedhoje autori i ketyre karikaturave duhej eleminuar. Enriku punonte ne Institutin Gjeologjik te Naftes ne projektimet e puseve te naftes. Keshtu shkaku per ta denuar ishte i qarte dhe i besueshem. Ata donin te burgosnin shpirtin e Enrikut, mendimet e tij dhe jo trupin. Po a burgosen mendimet?! Karikaturat ishin shperdare ne te gjithe Shqiperine. Ato ishin futur thelle ne trurin e njerezve. A varrosen mendimet kur shprehin shpirtin e gjalle te popullit?! Te gjithe udheheqesit qe i ka dashur populli kane mbetur ne zemren dhe kujtesen e tij, si Skenderbeu, Ismail Qemali, etj….
3.
6 gusht 1967 .gazeta; letrare artistike :”Drita’ ,një gazetë e Lidhjes së shkrimtarve dhe artistëve shkrimtarë sjell shkrimin e parë
që flet për talentin dhe shpërthimin e një artisti si Enriko Veizi.
Shkrimi shoqëruar me karikature nga autori është shkruar nga karikasturisti i mirënjohur, Zef Bumci.
…Sot në fushën e karikaturës militojnë me dhjetra karikaturistë të cilët me krijimet e tyre japin një kontribut te çmueshem në zhvillimin e këtij arti aq të dashur për masat tona punonjese,thotë Z.Bumci.
…Më tej ai thotë:Një ndër të rinjtë, që i është kushtuar me pasion këtii arti, këto vitet e fundit, është edhe inxhinieri gjeo-fizik që punon në Patos, Eriko Veizi. Në kuadrin e 25 vjetorit të ditës së ishtypit tonë popullor, Lidhia e Shkrimtarëve dhe Artistëve, hapi në sallën e klubit të saj një ekspozite me karikatura të tij.
4.

Zef Bumci duke vlerësuar artin e tij në fushën e vecantë të karikaturës përvec klisheve të zakomshme për artin e kohës ,thotë:
…” Në punimet e Eriko Veizit të bie meniëherë në sv thjeshtësia, qartësia dhe mbi të giitha përmbajtja e shëndoshe ideo-politike.Ai punon midis punëtorëve naftëtarë, njeh mire shpirtin revolucionar të popullit dhe duke zbatuar viiën e partisë në art, ka vënë në shënjestër bartësit e mbeturinave, zakoneve prapanike, ka stigmatizuar të metat dhe fenomenet negative që dëmtojne shoqërinë tonë socialiste, ka goditur e satirizuar armiqtë tanë të cdo kallëpi.Në interpretimin e ngjarieve ndërkombëtare, ai me mprehtësi godet drejt në
Shenjë në mënyrë: markste-leniniste« ashtu sic na mëson Partia. Nga pikëpamja artistike, karikaturisti Enriko Veizi , që nga koha « fillimit të tij e deri më sot, duke botuar punimet në revistën:” Hosteni”, në gazeta dhe revista të tiera, ka here mjaft përparime. Kjo të jep të kuptosh, se përvec pasionit, ai ka edhe vullnetin për studim. Këtu do të ishte me vend t’i vinim në dukje, që të largohej nga ndonië formë gjoja e vecantë që është përdorur në artin e karikaturës më parë, siç eshtë p.sh. paraqitja e duarve të nierëzve me tre gishtrinj e ndonjë formë tjetër, në mënyrë që vërtet të përcaktoj definitivisht stilin e tij kreit origjinal, tërheqës dhe elegant.Ekspozita ka shumë punime të mira. Qoftë për sa i përket problemeve shoqërore, sic janë p.sh një karikaturë për dembelin kur ha e kur punon apo ndonje karikature për autokritikën etj, qoftë ato me probleme ndërkombetare si p.sh. një karikaturë e Xhonsonit në kafaz me bishat, e tjera,përfundon artikulli i të mirënjohurit në këtë fushë, Zef Bumci për një talent që po lindte në këtë fushë.
6.
Piktori, Qemal Agaj te gazeta :”Albanian free press” në intervistën dhënë A.Aliut thotë:
..Ishin vitet 1976-1977, ku pas valës së arrestimeve dhe burgosjeve, në industrinë e naftës, nisi spastrimi nga “armiqtë” dhe“sabotatorët”. Ishte koha kur partia “fabrikonte grupe armiqësore”. Mua, si me biografi të keqe, më njoftuan se duhej të largohesha nga Patosi. Pa dyshim nuk e prita mirë; ku të shkoja, pa punë, pa shtëpi, ndërkohë kisha familje dhe djalin tre vjeç, pa harruar këtu mbiemrin tim, që në Vlorë tingëllonte si kambanë alarmi. Por kur mendoja se mjaft drejtues dhe inxhinierë të njohur, si Lipe Nashi, Koço Plaku, Beqir Aliaj, Niko Koçobashi, Petraq Xhaçka dhe njeriu që aq shumë admiroja, Enriko Veizi, u arrestuan dhe u burgosën, ishte e turpshme të ligështohesha. Nuk mund të harroj çastin, kur për të diskretituar këta “sabotatorë”, i sollën me pranga në sallën kryesore të këtij pallati me më se 600 vende. Njoftimi ishte bërë disa ditë më parë. Një hije mortore kishte rënë mbi qytet. Te dera kryesore, midis shpatullave te njerëzve, vura re në podium të arrestuarit, të shpërfytyruar, me pranga në duar. Kur përfaqësuesi i (ç)drejtësisë filloi të shqiptonte emrat, britma e një të porosituri trushplarë, “në litar’’, u shoqërua nga dhjetëra të tjera. Nuk dëgjohej gjë tjetër veç një turmë që thërriste: “Në litar, në litar…”. M’u duk sikur do të shpërthente salla. Rrëqethëse…

About Post Author