1968:Me ty-Martin Camaj


Marrë nga faqja në facebook Martin CAMAJ

Jam si jam, thëngjill që digjet në gji,

dy, tri herë e mandej bie në letargun

e mendimeve, Hera,

dhe hini mbulon qenjen time.

Mbrenda në gjallninë e jetës

jam me ty.

Dhe jam me tokën

nën peshën e bimëve gjithfare

në këtë verë.

Në takim me ty

hini bie prej zemrës sime

e nuk jam i zi e shëndris.

München, 29.6.68