1991.Shoqata:“I.Kadare”.Një artikull i AFP.”Tradhtari…”Gezim Llojdia


Foto Google.

Gezim Llojdia

1.

Yllësia,jonë. Ende nën rrahjen e heshtur nga filli i kuq i tiranisë .Përveç, një shkëlqim mjegullnaje. Zjarret kishin pushtuar Evropën. Era e lirisë ishte hapërdarë ngado. Dimri. Pa shira . Dëborë. Ftohtë. Tymtarë zjarri. Dielli. U priu. Dimri mblodhi këmbët për vallëzimin e fundit.

2.

…Kishte buisur lulëria.Erdhi pranvera.Festivali i fundit në Rtsh.Këngëtarët me veshje të reja.

Mbrëmje e heshtur në tribunë.Biletat pa shitur te sportelet.

3.

…Ata duke ndjekur shpresa drite të pakapshme në terrenin tonë të pabesë. Në dhomat e ftohta studentore.Heshtje dhe vuajtje.Tingëllonte kitara.Kreshtat e zhurmshme.Biseda vesh më vesh.

-Do fitojmë!Patjetër.

-Gjithë Evropa ndryshoi. Në këtë moment të saktë të historisë .

Toka jonë ende bënte hije nga rrebeshi i diellit të pamëshirshëm.

4.

… Çelur bajamet. Portreti i njerëzisë Shquhej në çdo cep të fytyrës,veçse ndryshim. Një rënie?Nuk është kurrë një rënie.Ishte një hapje moti. Në mënyrë të egër, për të qëndruar në një progres, me një shteg hapje të padurueshme.

Ne jemi udhëtarë në këtë udhëtim tokësor.Jetojnë vetëm kohën tonë. Në sezonin e drithit.Grunjërat e rëna nga uragani i zemëruar.Bien sërish.

5.

…Aty nga fillesa e vitit ‘91.Shqipëria, vendi i Mesdheut.Dhe sigurisht i Ballkanit,kishte hyrë në një kohë tjetër. Njerëzia nuk dukej më, si ajo e para. Fqinjët kishin ikur. Thashethemnajë kudo. Eksodistët e kufirit. Vaporët plotë. Ambasada me radhë kilometrike. Mesa mbaj mend.Të gjithë.Të gjithë,po iknin.Kudo flitej vetëm për ikje. Pa kthim pas. Në një lëvizje,pa caktuar drejtimin. Fjala e vetme mbetur në buzë ishte:

-Po iku.Për ku, as vet se di,ku të dali…!

6.

Në këtë rrokopujë të madhe, s’kishte një çast vetmie. Cili është qëndrimi juaj ,ndaj kohëve historike.

Rtsh çdo ditë informonte për ligje të reja.Po miratoheshin. Po formoheshin shoqata,parti,kuvende…

Fjala e parë,që më erdhi në mëndje ishte :”Shoqata Ismail Kadare”. Kur e thashë këtë në hapësirë, nuk do ta besoni kurrë se do të bëhej një shoqatë .Në të vërtet nuk u bë kurrë .

-E çdo të bësh më këtë?Ngrita supet.

Një pjesë e intelektualët e firmosën, për të krijuar shoqatën. H.D tha se ishte gjë e bukur një shoqatë për Kadaren,në qytetin e Flamurit.

Shkrimtari Ismail Kadare,aso kohe ishte ekzilant në Francë.

…E quajtën tradhtar.Bushkalë. Shkrimtar i madh.Eh, o burrë një, njeri i vogël…

Kudo,që ula në kafenetë tona në jugë .Ajo atmosferë mbizotëronte.

-Ah Kadare,ai tradhtari!Gjynah,si ja punoi partisë.

-Çfarë nuk i dha partia?Ptu, borgjez i fëlliqur.

-I bëri monument, Enverit.Dimri i madh rus.Vollgat e zinj.Tradhti, tradhti, shkruante…Ha,haha…

7.

…Shkrimtarin Kadare e kisha takuar vetëm një herë.Banesa e tij gjendej në rrugën e barrikadave,afër kafe Florës. Si çdo i ri në atë udhë.Nuk kisha shfaqur shumë prirje,përveç publicistikës,që ishte:”shtëpia ime”.Kishim organizuar takime me Elena Kadarenë me studentet e veterinarisë.Në godinën e re të tyre erdhën shumë studente .Ato nuk nguruan ta pyesnin Elenën për romani:”Një lindje e vështirë” dhe të tjera pyetje .

Një tregimin tim Elena ja dikujt për te gazeta:”Drita”.Pastaj i shfaqa dëshirën për të takuar Kadarenë dhe një pasdite rreth orës 18.00 më priti në banesën e tij në rrugën barrikadave .Në atë pallat banonte edhe Agolli.Dhe ishte një takim i pashlyer për mua fola tre katër fjalë dhe Elena gjithashtu.Këto dhe të tjera i ruaja në kujtesë.Që atëherë Kadarenë, nuk e kam takuar më asnjëherë.

Mbaj mend se nga krijuesit tanë studentë, disa prej tyre,Spasse,Jakupi ,Mirashi, etj kanë një foto në Durrës me Kadaren. Shefqeti i gazetës më tha ti merrja një tregim për gazetën. Edhe Teodor Laço kishte botuar një tregim aty.Por Elena na tha se tregimet e Kadaresë, ishin shumë të gjata…

8.

Këto copëza i mbaja mend nga koha e studenllekut.

…Me një makinë shkrimi të vogël .Hartova katër faqe.Tre kopje me një fletë, karboni në mes.Bëra statutin.Takova miq e shokë, që pranuan të vënë emrin dhe firmën për shoqatën.Shumë prej tyre artistë dhe krijues të qytetit jugor.

9.

Pas kësaj i hipa trenit dhe mbrita në Tiranë.

Një ndryshim i madh në kryeqendër. Duke pritur buzë rrugës . Autovetura me të rinj.Muzikë.Majkell Xhekson.Madona…Toto Kutunja.Muzikë,muzikë,muzikë…

-Ule zërin, se na shurdhuat!

-Jemi në Evropë ,teto…

Ndoshta ishte koha e tyre.Tani ajo kohë,s’mbahet mend. Përveç atyre, që nuk e kanë jetuar.

Njerëzia dukej se vraponin .Nuk iknin.Sikur i përzinin.Biseda të shpejta. Të jepnin dorën.Me një shprehje standarde.

-Oh miku im, paske ardhur në Tiranë!

-Si ja kalon,mirë.Ju mirë!

-Ika,ika se kam ndoca punë…

–Çfarë pune?

Ika,ika se kam punë…

10.

Kërkova,Ministrinë e kulturës.Bulevardi:”Dëshmorët e Kombit”. Në ish zyrat e KQ.PPSH.Kati i fundit.Një trazirë shtrihej nëpër korridore.Gazeta:”Zëri i Rinisë”. Dorëzova statutin te sekretaria dhe prita në korridor.Po shfletoja një arkiv gazetë.Artikuj të hershme.Të zverdhur,të lidhura në formë libri.Përmbi derë shkruhej:Zv/ministër. Lexova : Capajev Gjokutaj.Trokita dhe hyra.

I thashë. Kam sjellë për të miratuar një shoqatë.

Më priti mjaftë mirë.Ishte një njeri i përzemërt.Fjalëpakë. Tepër i komunikueshëm.

-Çfarë shoqate?Pyeti.

-“Shoqata :Ismail Kadare”.Më pyeti për burimet financiare.

-Për të miratuar edhe miratohen,tha por problem mbetet financimi.

Ai, s’kishte asgjë në kompetencë të tijën, për ta miratuar.

U ndamë me mirësjellje.Shkova te zyra ,ku dorëzova dokumentet. Nëpunësen e pyeta.

-Sa zgjatë, miratimi?

-Do kohë. Tha.

-Po sa?

-Se di!S”është në dorën time.

11.

…Kur po kaloja para selisë së Komitetit të PPSh Tiranë,sot selia e PS ,doli nëpunësi ishte një pedagogu ynë që na kishte dhënë një sezon lëndën e materializmit. Më pyeti, pse isha munduar.Po bëjmë një shoqatë me emrin Kadare,por doja miratimin.

-Ah Kadareja. Tradhtari…

-Nëpunësja e arkivit ka një dokument, tha.

-Çfarë dokumenti? E pyeta.

-Kadareja në Francë ka dhënë një intervistë ku ka sharë,regjimin,partinë byronë politike.

Hymë brenda .Sekretarja gjithë frikë .Tha se s’duhej ta shikonin të tjerët.Ishte, një faksimile më duket nga AFP ,një kolonë e vogël që vijonte me foton e Kadaresë dhe një gjysmë kolone më tej.Kaq ishte intervista e Kadaresë.

Diktatori …fillonte shkrimi në ato kolona ,por besoj duhet të jetë në ndonjë arkiv kjo faksimile me bojën e zezë të gazetës franceze.

-Është dërguar nga ambasada jonë në Francë-tha ajo.

Na thanë ti asgjësojmë të gjitha materialet.Por këtë e ruajta.

-Mund ta marrë i thashë se kemi krijuar një shoqatë.

-Për tradhtarin, tha ajo.

-Jo,nuk e lëshoj.

12.

Ika me trenin e fundit.

Trenat të lodhnin në udhëtime. Nuk më dukeshin si atëherë.Trenat,gjysmëbosh.Xhama-thyer.Kudo mizerje. Pikëllim.Frynte era ngado.Dhe dëg,dëg,dëg… zhaurima e trenit.Lehnin në tymë,qentë e udhës.

13.

…Prita çdo mbrëmje me sytë nga TV. Asgjë.Një mbrëmje u tha se në Gjirokastër ishte formuar shoqata:”Ismail Kadare”.

Pas kësaj Rtsh njoftonte për formime shoqatash, partish,fondacione etj….

Asnjëherë nuk e dha lajmin, që prisja. Ndjeja keqardhje. Ato shoqata që u krijuan. U shuan shpejt. Siç shuhet një yll, në një natë dimri.