2024-Nexhi Hasani


Nexhi Hasani

1.

Po bie sipari i këtij viti…

Në vendin tënd këndon më bukur e melodion bilbili…

Teksa, hedh vështrimin dhe kundron Tiranën, Malli çmallet nga të gjitha anët…

2.

këtë të ndritshme panoramë, në këtë të magjikshme vendlindje,

Njeriu ndjen vetëm rilindje…

3.

Ah, kjo shtëpi e malltë, kjo shtëpizë e vjetër,

Ma sjell në kujtesë ” botën ” tjetër!…

4.

Më parakalon çapkëne fëmijëria,

Qielli i qelqtë, gëzimi i brishtë…Kujtimet e mia…

5.

Tashmë, shumë të dashur nga kjo jetë kanë ikur…

Tashmë shumë “portrete janë ” fikur”,

6.

Në Altarin e Nderit

Selvishëm ndritur…

7.

Eh, sa të gjalla kujtimet e mia…

I marr me vete, përjetimet mbeten hedhin shtat,

Të jetosh me to dhe atje, atje larg

E ndjen veten se je gjallë…

8.

Iki dhe vij shpesh në vendlindje…

A mund të ndahem dot prej saj?

Ej, ju miq, e ju mikesha…Ketu ky vend ka një emër magjik

TIRANË…

9.

NDAJ, VIJ GJITHMONË E QESHUR NË FYTYRË E SHPIRT…

VITET ” NGJITEN” LART

IKU DHE NJË VIT…

10.

Vij këtu më pret dashuria,

Më pret e dikurshmja ,

Më pret e Tanishmja…

11.

Po e ngrë në vendlindje me ju sot gotën,

Ju them : ” Gëzuar!”me bindje…

Në shpirt e zemër ndjej gjithë Botën!…

Heq fletën e fundit të kalendarit,

Ndjej rrallësinë e shikimit të mali të Dajtit…