Sa pak një shportë me lule për ju!
Mësuesve të mi
Për ju kam një shportë të madhe me trëndafila
Po sa pak janë para urimit tim të zemrës.
Për ju mësues mendjendritur flet dituria
Cdo fjalë dua që t’i ngjajë luleve të pranverës.
Jeni si dielli i ngrohtë që rreze lëshon.
Ju na hapët derën e parë të diturisë
Fjala juaj si buqetë aromë lëshon
Para jush gjithë jetën mbetemi fëmijë.
Në ato fjalë lindi filizi i germës së pare.
Para jush ishim të heshtur, ballëdjersitur
Na mësonit të mbanim lapsin a si të rrinim në bankë
Na edukuat sikur ju kishim të tjerë prindër
Si dielli që lëshon prej shekujsh ngrohtësi,
Ju do të mbeteni për ne dhuratë me shenjtëri!
