Dashurova një femër:Nga Petro Sota


DASHUROVA NJË FEMËR.

————————————-

E dashurova një femër, deri në thua,

Qe një dashuri, që në ethe të mban,

Bukuria e saj, s’më sëmuri vetëm mua,

Por dhe shumë të tjerë, kur atë e panë.

Me bukurinë që kish, pa frymë të linte,

Kthenin kokën, kur ajo ecte në trotuar,

Atë belin e hollë, e dridhte kur vinte,

Prandaj, s’mund të rrije dot, pa e parë,

Sharmin e saj, tek asnjë dot se gjej,

Se ishte e magjishme, jo si çdo femër,

Atë buzëqeshje, e me sy të gështenjë,

Të hynte vetë, pa të trokitur në zemër.

Me vështrimin e saj, pa gjumë të linte,

E netë të tëra, në mendime do të rrije,

Ndonjëherë, në ëndërr mund të vinte,

Të shpërthente, si një viktimë dashurie.

Eh, kohë tjetër ka qenë, ajo e imja rini,

Vajzat si pika vese u shkëlqente fytyra,

Krenare të brishta, të shënjta në virgjeri,

Çelnin me aromë, si ylberi plotë ngjyra.

Por sot, as trotuari, s’është ashtu më,

Ndërsa ajo, çfarë ndryshimi do të ketë,?

Nga ajo ecje vallë, ka mbetur ndonjë gjë,?

Por dhe beli i hollë, si mundet që të jetë .?

Dhe çfarë vallë tek ajo, ka mbetur tani,?

Përveç kujtimeve, që më vijnë gjithmonë,

Për atë femër, që e doja deri në marrëzi,

Me atë bel të hollë, shpirti s’ma harron.

About Post Author