Dashuri sysh
Syri yt më prek,
pa prekje ledhaton.
Pigmenti blu flërton,
me mua zbret në hon.
E rashë në shtjellën blu
si peshku rrjetën tund
Kridhem nën qerpikë,
e detin pi me fund.
See author's posts