27 QERSHOR-Ildije Xhemali


Një datë,

që s’thotë asgjë

për dikë.

Ashtu si edhe për mua

kur isha fëmi,

e vogël kërthi.

Ma mësuan ninullat

ku gëzimi përzihej me lot.

Ma mësuan këngët

me oiiii- të e tyre.

Ma mësuan vallet

me gjëmimet e tyre.

Ma mësuan përrallat

me heronjtë e tyre.

Ku babai “shtegtonte”

e shtegtonte në Jug

si filli i nënës

që tirrej, e tirrej

i pasosur në furk.

A u kthye babai nane?

-Pret që lule të çeli dardha,

me gjethe të mbulohet

dhe lojfata

e të verdhojë psaka.

-Shkun muaj nënë,

pse po vonon i YNI ?

Jashtë po fryn,

dëgjohet gjëmimi!

-Pret të mbledhi ullinjtë,

të ndreq dhe luturvitë.

Të kujdeset dhe për dhëntë

UJQIT, prenë dhe qëntë.

Të pres qingjat në stane

Qetësuar shpirtrat në varre.

U rrita,

kaluan muaj e vite

se kuptova:

nëna më gënjente,

a kohrat ngatrronte?!

JU LUTEM,

mos gaboni,

sherr, mos kërkoni!

Mbi kujtimin

në prindër e gjyshër

mos më RËNDONI!

“Pse s’ndrruan

gjuhë e fe,

pse s’ndrruan KOMB,

të thoni.

Mos GUXONI!

Fyerjet për vete i mbani!”

Në tufë bisha

për t’u ngopur,

s’ra!

Për ta sosur

BISHA ra!