…I thojnë SHQIPTAR


Tyran Prizren Spahiu

…i thojnë SHQIPTAR

I vogël komb është, ballkanin sundon,
lashtësi që kujton gadishullin,
me kësulë pagëzuar plis
eshte unikat në botë,
armatosur me fjalën e dhënë Besa,
tipar i kreshnikëve shqiptarë,
po,
që nga mesjeta këndojnë rapsodët,
këngë epike për lavdi të heronjëve,
ILIR i thojnë, trashëgimi ka burrërin,
nga i Madhi dhuruar zgjuarësinë,
trimërinë mileniumësh posedon,
netëve të gjata dimri, ngricat kur trokasin,
ofron dorën, mirësi uron.
*
Pellazgu,
I thjeshtë njeri është, në bujari i gdhendur,
tipare të fisnikërisë frymëzon,
prej shajaku me xhamadan të qëndisur,
sandalet e lëkurës me gjalma leshi,
në brez qëndron i jatagani i mprehte.
*
Ai,
kur zbret alpeve, tej maleve lahuta dëgjohet,
shpatull-gjërë, fjalëpak i vendosur,
është malësori kurrë i nënshtruar,
denbabaden kryengritës shqiptar,
me gjuhë të veçantë, doke – zakone shekujsh,
paqen përqafon, armikut PO, kurrë nuk i thotë…..

Tyran Prizren Spahiu

About Post Author