Gezim Llojdia
-Ujërat ecin në kah të kundërt,makina ecën vetë,shishja i ngjitet kodrinës.
(Pjesa e parë)
1.
Misterioze: atje ku ujerat në kah të kundërt…Gezim Llojdia
-Ujërat ecin në kah të kundërt,makina ecën vetë,shishja i ngjitet kodrinës.
(Pjesa e parë)
1.
Një dukuri misterioze,prej kohësh është e njohur në rrethina të kryeqendrës të shtetit italian,Romë. Në itinerarin e rrugëtimit, Romë-drejt vendodhjes të liqenit Albano,në një kodrinë shumë larg kryeqendrës,por zona administrohet nga kryeqendra,shfaqet dukuria më misterioze,me një mesazh,gati të mjegulluar. Itinerari,që përshkruhet është një rrugë nacionale,pra një rrugëdalje e bukur e asfaltuar duke prekur hijet e ndërtesave,të kryeqendrës italiane.
Për në Albano,udhëtohet nëpërmjet një zone kodrinore të zgjatur të mbuluar nga gjelbërimi. Për të mbritur,deri në vendin,ku ndodh,kjo dukuri misterioze, ndoshta më e papërsëritshmja e botës,rrugëtimi përshkruhet përmes një zone kodrinore me pyje gështenjash,por edhe me drurë shkurre lajthie.
2.
Toponimi në gjuhën vendase,quhet Neim. Është një copëz rrugë e asfaltuar..një malore,e një kodrine te vogël,por me një gjatësi,që shkon nga 100-150 m. Këtu,në këtë kodrinë,në këtë copës të rrallë të rrugës malore,që përshkruhet nga misterioziteti, dergjen anës rrugës,shishe,bidona të vegjël dhe sende te tjera,që vendosin turistët si dëshmi,,për të vërtetuar këtë dukuri në realitetin e tyre. Aty ku sendet ecin vetë,të shtyrë nga një fuqi misterioze e padukshme,por e pashpjegueshme gjithsesi e mbetur mister.
Përshkrimi i dukurisë:Në këtë copëz rrugë,makina,në vend që të filloj ti zbresi kodrinës,kur është në gjendje të fikur,ajo çuditërisht fillon ti ngjitet malores,ndërkaq vetëm një frenim i fortë e mbanë makinën,që të mos bjerë në kanalin,ku lëvizin ujerat,buzë rrugës. Këtu dhe në asnjë vend tjetër,në këtë copës rruge të asfaltuar,që gjithsesi është kodrinë,sendet lëvizin vetë. Kjo ndodh këtu dhe asgjëkund më. Këtu makina bënë rrugëtimin e kundërt. Në vend të zbritje,ajo ngjitet. Ky toponim,misterioz fsheh fuqi të panjohura force. Është në afërsi 100-1500m. Gjendët vetëm 20-30 km nga kryeqendra e shtetit italian. Shumë turistë befasohen. Ngrenë supet. Shenja e parë,që fshihet,por që lexohet në sy.
2.
Mirëpo dëshmia më e qartësuar,është një provë me bidonë të vegjël uji. Me sakta është me shishe më sipërfaqe të lëmuara. Buzë kësaj rruge,ka dhjetëra të tilla,të hedhura nga eksperimentet e turistëve,që në fillim,kanë qenë,po kaq mosbesues. Një shishe e lëmuar e vendosur në asfalt,fillon të eci në rrjedhën e kundërt të gjerave.
Pra në vend,që ajo të zbresi,ngjitet. Banorët vendas,kanë rrëfyer në një formë se në dimër,përmes dëshmive të tyre,kur ujërat e shirave bien,në vend,që ato të zbresin poshtë me furin e tyre të zakonshme,pra të rrjedhin poshtë kodrinës,ato bëjnë rrugëtimin e kundërt,atë të ngjitjes. Flitet se kjo zonë ka qenë vullkanike. Ndoshta herët se,kurrë nuk dihet.
3.
Ndoshta edhe liqeni,që kurthon kuadrati i kamerës,pra liqeni Albano ,mund të ketë formimin e tij nga ndoshta vullkani a diçka misterioze.
Nga Albano,kodrina nuk është larg. Ekzistenca e liqeneve,ndoshta është faktor kryesor i formimit nga ndonjë zonë vullkanike,që mund të ketë ekzistuar në kohëra të hershme. Në liqenin Albano,bëhet plazh.
Kjo ndodh në zheg të verës,në këtë zonë kodrinore .Ndërkohë në dimër,me zbritjen e temperaturave të ulta,me shiun,ftohmën dhe lagështirën,shtohet edhe dëbora ai mysafire e zonës.