Dëshmitarja e dashurisë..!
Po si të harroj moj qershizë e uruar,
s’i s’të voli kur u poqe dhe këtë maj?!
Erdhën zogj,grerëza e bletë për ta shijuar.
Si lanë qershorit,asnjë kokërr t’ë haj!..
*
Që fëmij i kacavirrej n’ë majë qershisë.
Shijonte e kënaqej me frutat e tua..!
Aty i dha besën,” engjëlli i dashurisë”!
Nën hijen e saj,lozonjarja i tha;-“të dua”!
*
S’a herë çeli lule dhe u kuqëlua qershia,
sa bërthama e gjethe,ranë te këmbët e saj?!
Thëllëza e harroj fjalën e bukur,që ka dashuria.
Nuk erdhi më te qershiza,se u martua në maj.
*
Atë ditë bukuroshja ishte mbuluar me duvak!
Djali i shkoj pranë makinës,llogari për t’i kërkuar.
Ajo s’i ngriti syt’ e bukur,as nuk u bë merak.
As te vau i lumit,që mbi shpinë e kish kaluar!
*
Me lot e përcolli nusen tradhëtare të rinisë.
Me shaminë e beqarit,fashoj zemrën e lënduar.
Sa herë ishin martuar,nën hijen e qershisë..!
Po dëshmitarja kuqalashe,askujt s’i pat treguar..!
