Po unë, kush jam për ju ?!-Eduart Veli


Kush jam unë ,e pyes veten shpesh herë ?

Jam si shiu i rrëmbyer ,që bie në pranverë. 

Kush jam unë ,shpesh me veten time flas ?

Jam si erë e lehtë në ballkone dhe pullaz !

Kush jam unë pyes, mëngjeset në agim..

Jam miku i zogjëve këngëtarë ,në fluturim!

Jam miku i barinjëve në shi edhe dëborë..

Me më të bukurën orkestër,zile e këmborë.!

Kush jam unë ,pyes unë këmbët e maleve..?

Jam miku i skenave,i këngës dhe i valleve !

Kush jam unë,pyes tokat ,që vlagë lëshojnë .

Ti je miku ynë ,për ty kemi mall ,më thonë !

Kush jam unë,me lot në sy ,pyes Shalësin tim.

Je biri ynë më thotë,dhe në sy i shoh trishtim!

Kush jam unë ,zëdridhur pyes Kurunën time.. 

Je djali mëhallës thotë,je rritur me thërrime..!

Kush jam unë,pyes shtëpinë time ,gërmadhë?

Këtu u rrite qan ajo me oii,sot je flokëbardhë !

Çdo hap jemi me ty;në çdo frymë të bekojmë.

Qysh kur keni ikur,dhe gurët e oborrit lëngojnë !

Kush jam unë,pyes valët ,që bukur vallzojnë..

Ne jemi frymëzimi yt ,në çdo varg më thonë..

Kush jam unë për ty ,pyes dhe puth një grua..

Bashkë si vala me bregun ,një jetë më thua !

Kush jam unë për ju,po pyes miq e mikesha ?

Jeni në çdo varg timin,më deshët e ju desha !

Bashkë motra e vëllezër sa të kemi frymë e zë..

Mes vargjeve ,do mbetemi gjallë përgjithënjë!

Kush jam unë për ju,kush jeni ju pra për mua?

Çdo çast që zemra na rreh,Zotit ja paçim hua !