Mall nëne..!Ardian Muça


Mall nëne..!

Në ke perëndi bir,eja e ma shuaj kët’ mallë..!

Më folë bir’ i nënës dhe m’thuaj,qê je gjallë.

Të hyj n’ë jetën tënde biro,as që bëhet fjalë!.

lerë t’i thotë nëna botës,se e ka një djalë.

*

Ma ço bir të lutem,haberin,me shtegtarët..!

Po mori fjala dhenë,do ma sjellin kalimtarët.

Se për thashetheme ne biro,jemi të parët

Mos marri nëna lajmin e fundit,nga gazetarët.

*

Nise një kartë biro,me aromën tënde nise.

Të di nëna se ku jeton,në pallate a n’ gjirize..?!

Kush të detyroj vallë,që i harrove këto vise..?

Nxirrma zemrën n’breg biro,mjaft ma vithise!

*

Çoja një lajm nënës,në se tê vij përmend.

Kujtoj ditën,që linde,mbillja misër me parmend.

Eja bir eja,mos e harro kurrë tëndin vend.

Se ky dreq celulari,nga heshtja po më ç’mend!..

[Copyright Ardian Muça]

Njê dite te mbare dhe klm bukur familjarisht fundjaven miqte e mi te nderuar..!

Respekte dhe faleminderit shume pêr leximin dhe mbeshtetjen tuaj te vyer..!

Nje mbremje te kendshme miq..!Klm e bukur me njerzit e familjet tuaja..! Nga une respekte..!

@muça 20/07/18..

Të gjitha reagimet:

12Elham Pasha, Artemisi Gjini dhe 10 të tjerë