Aty ku dita vritet me bubullimë!Angjelina Gjeka Murtezi


ATY KU DITA VRITET ME BUBULLIMË!

Nji pjesë e imja, ecën majës malit

kapur në flokun e bores

fluturon nën qiellin gri.

I thërras por ajo nuk më dëgjon

ka humbur në natën e errët,

nuk e di në ç’drejtim ka shkua!

I thërret zogut të natës

por ai, çjerret dhimbshëm.

Ikin lisat,

vrapojne me çmendurine e hienave

e pylli nuk ashte ma pyll

por nji lëndine e shkretume.

Zogjtë kane ik në malin Brinjëthyer

aty ku dita vritet me bubullimë,

kanga e bylbylit i thërret zanës së heshtun

që ledhaton, syrin e diellit të ngrime kallkan

e nusja e luleve,

vajin e qyqeve ka në buze.

Kali i harbuar i dhimbjes

shpinen e ka të lagun

troku i tij, len gjurmë në gure

hana vashërore nuk i ban ma dritë

se yjet kanë vdekur.