Për mua ke gjithmonë një buzëqeshje-Dashnor Gërmizaj


PËR MUA KE GJITHMONË NJË BUZËQESHJE

Ndonjëherë largohesh të qëndrosh në heshtje

Ata që nuk të vlerësojnë nuk e dëgjojnë

As zërin kur I bërtet dikush dashurisë

Do ta zgjedhësh vetë kohën e pjekurisë dashurore

Do të bësh vlerësimin jep energjinë e fokusin tënd

Do të kujtojnë heshtjen tënde për ta më nuk ekziston

Jeton me paqe shijon deti e kaltër natyrën gjelbërimin

Dhe ti do të fluturon si një dallëndyshe lart qiellit

Ata kur do ta përjetojnë jetën tënde pendohen n,mendime

Vetë ata kishin vjellë vrer mbi ndjenjat e tyre të gabuar

Dhe duke u gjendur në pendime gërrithin jetën e verë

Ti s’ke për t’u dhënë asgjë atyre që të kanë përbuzur

Për mua ke gjithmonë një buzëqeshje

Që Çdoherë mundesh t’ma dhurosh

Kjo nuk ka çmim nuk është mall që blihet

Por është dashuri e fortë e vlerësuar dhe pa skaj

Se nga buzëqeshja sinqeriteti zemra del fjala e ëmbël

Jeta shpërblehet për të me paqe e lumturi

Ndonjëherë mund të përcillet me batuta zbatimi

T’ia japim njërit tjetër një dorë të butë besimi

Dhe të marrim një përqafim të mprehtë n’mes veti

Hapësirës së tokës dhe qiellit për jetë e mote

Nga libri” TË KAM NË ZEMËR NANA IME”

Autori Dashnor Gërmizaj, Daxha.

Mund të jetë një vizatim i 1 person, afishe, libër dhe teksti që thotë "DASHNOR XH. GERMIZAJ TẾ KAM NẺ ZEMER NANA IME"

48