Arqile Gjata:Ndikimet e folklorit të trevës të Labërisë në poezinë e Ali Asllanit, Nexhat Hakiut dhe Fatos Arapit!!!


Arqile Gjata

Kumtesë Studimore

gjata.arqile2@gmail.com

Përmbledhje

Poezia lirike, si pjesë e rëndësishme e komunikimit dhe shprehje e botës së brëndshme të autorit

drejt lexuesit; prekja e thellë e problematikave përmes tematikave dhe mjeteve artistike të

përdorura; gjuha në ligjërimin poetik dhe diskursi i fjalës së përzgjedhur, përbëjnë boshtin e kësaj

kumtese duke iu referuar poezisë popullore labe, lirikave të dashurisë dhe atyre të natyrës tek

poetet Ali Asllani, Nexhat Hakiu dhe Fatos Arapi nën ndikimin e pashmangshëm të folklorit të

trevës të laberisë.

Koncepti filozofik, nëpermjet një analize semantike te frazes, ka vendin e vet ne

funksion të gjuhës.

Deduksioni shihet si një nga metodat themelore për argumentimin dhe njohjen.

Duke iu referuar të dy metodave për arsyetime, si qasjes deduktive dhe induktive në

arritjen e një analize të thellë e të detajuar, metodologjia e perdorur përmes vëzhgimeve, si edhe

nëpërmjet krahasimit analitik, realizohet përmes ilustrimit të shëmbujve edhe në rrafshin e poezisë

lirike labe, edhe nëpërmjet ndikimit të saj tek poezia e këtyre autorëve; elementet përqases, për të

treguar ngjashmëritë në fushën e përzgjedhjes së tematikës, të mjeteve shprehese gjuhesore,

përdorimit të leksikut me tipare thellësisht popullore krahinore, të figurave letrare dhe të metrikëssë përdorur, sjellin një tablo të poezisë së tyre, si një refren i përsëritur në stade të ndryshme kohore dhe vlera të cilat poezia i mbart e i përcjell tek lexuesi i saj, si shprehje të botës së

brëndshme të individit në marrëdhënie me botën që e rrethon atë.

Hyrje

Gjuha e thjeshtë e poezive popullore, është gjuha me të cilën poetët shprehin ndjenjat e tyre të

fuqishme, si dhe u përgjigjen dëshirave e kërkesave shpirtërore të tyre, pasi ata janë të dashuruar pas këngës popullore, janë të dashuruar me hallet, brengat e gëzimet që një popull i thur në

këngët e tij e që mbeten në kohë si relike me vlerë, për ta identifikuar atë, në historinë e

përjetshme të tij.

Që në shek. XVIII, J. G. Herderi ka mbrojtur pikëpamjen sipas së cilës kultura popullore vështrohet

si pjesë e rëndësishme e kulturës kombëtare.2

Si e tillë poezia popullore dhe vecanërisht ajo me prejardhje nga labërishtja, me tematikë lirike,

(lirikat e dashurisë dhe ato të natyrës), është një thesar i pacmuar për letërsinë tonë.

Ajo ka rëndesë

dhe shtrirje të madhe në gjithë trevat e zonave të Vlorës, Tepelenës, Gjirokastrës e Himarës dhe

përfshin vatra burimore ku ka shkëlqyer si poezia me ndikime folklorike me specifikat e vecantite e

zonave përkatese.

Studiuesi thekson:

“Perkimet midis poezisë së A. Asllanit, N.Hakiut dhe F.Arapit dhe

ndikimet e folklorit të labërishtes në krijimtarinë poetike të tyre kanë tërhequr prej kohe vëmëndjen

e studiuesve, të cilët nëpërmjet fjalës së tyre, shpirtit të tyre në vargje, më bëjnë të jetoj brënda

bukurisë së poezive të tyre, me vlera të vacanta në letërsinë Shqipe”! 3

Kështu përmendim:

1Botuar fillimisht tek Anas, 2016, reviste e Universitetit te Shkupit.

2Ilir Mborja, “Kur Karl Marksi shkruante per shqiptaret”, 2016, Antologji universal “Zeri I popujve ne kenge”1778, f. 79,

J. G. Herderi.

-Përkime të elementëve estetike;

-Përkime në përdorimin e shprehjeve e të njësive frazeologjike;

-Përkime në përzgjedhjen e

tematikave të ndryshme;

-Përkime në përbërësit gjuhësor e leksikor etj, të cilat ndikojnë jo vetëm në vazhdimin e punës

krijuese e artistike me vlerë poetike, por jo vetm. Ato jane thesar brenda thesarit gjuhe.

Të tilla

ndikime, ku në themel të tyre qëndron fjala popullore, brezi i artë i gurrës popullore, kanë qënë të

pranishme dhe të domosdoshme në krijimtarinë krijuese të poetëve në cdo kohë. Them te

domosdoshme sepse ajo është e pranishme kudo në këto krijimtari.

Refleksione, mendime, ide e diskutime rreth studimeve mbi ndikimet e folklorit të labërishtes në

poezitë e A. Asllanit, N. Hakiut dhe F. Arapit më detyrojnë të vazhdoj, të gjej dhe të analizoj ato

tipare, vecanti, vlera dhe përkime të përbashkta, që folklori dhe lirika popullore mishërojnë dihatjen

e tyre në krijimtarinë e ketyre tre poetëve!

Për të parë dhe ndjerë ndikimin e lirikës popullore, më parë duhet të zbulojmë kohën, situatat,

vendin dhe përbërës të tjerë të rëndësishëm, qofshin këta leksiko-semantikore, morfogramatikore,

dhe periudhat kur dhe si këto poezi janë shkruar. Analizat morfologjike, semantike e

leksikore, si dhe krahasimet e një lënde te bollshme, zënë vënd për të dhënë argumentin se sa e

fuqishme është poezia, sa vlerë domethënëse shpreh dhe se si diskursi i saj ndikon mbi lexuesin.

Ashtu si Shkodra, Pogradeci, Elbasani, Gjirokastra etj., edhe Vlora ka personalitetet e saj

përfaqësuese në letërsinë shqipe, që i japin asaj dhe poezisë, dimensionin e duhur.

Keto permasa, e

vendosin letersinë vlonjate dhe të trevave te saj në përfaqësine e letërsisë lirike me vlera kombëtare

përkatëse dhe bëjnë epokë me poezitë e

A. Asllanit, N. Hakiut dhe F.Arapit.

B. Natyrshmëria

popullore, imagjinata si ndjesi e botes se brëndshme shpirterore, poetika dhe entuziazmi, që e

përshkojnë poezinë me ritmin dhe leksikun e vecantë, me koloritin e tyre të gjallë nga gurra

popullore, e bëjnë atë të gëzueshme dhe me dozë humori, madje me një finesë të tillë që e vecojnë

nga krijimtaritë e tjera.

Prej këndej marr shtysë të them se poetët, pjes[ e kësaj kumtese dhe që i

analizoj si modele shumë të vlerësueshme në krijimtarinë e tyre poetike, janë mbështetur në

kulturën dhe traditën popullore të trevës të Labërisë si modele me të dhëna të vecanta për nga

leksiku, semantika (përfshi këtu edhe figurativitetin shprehës e domethenës), dhe përdorimit të

formave të ndryshme morfo-gramatikore, që i japin këtyre ngjyrimeve artistike, detaje dhe

marrëdhënie të lexueshme e të vecanta, si pjesë e evidentimit letraro-artistik dhe tejet popullor.

Ndikimet folklorike te treves se laberise ne poezite e A. Asllanit, N.Hakiut dhe F. Arapit!!!!

Nëse lexojmë dhe prekim thellë ndër rrjeshta atë, që këta poetë kanë skalitur me leksikun e tyre të

përdorur me mjeshtëri, nuk është rastesi, që të tre, kanë nje qasje të hollë për gjuhën, duke i dhënë asaj elementet estetike si: melodinë, tingëllimën e lirikave të Laberise dhe kanë për objekt

frymezimi pëllumbeshën, vashëzën shqiptare,bukuroshen, lozonjaren, leshverdhën, ëngjellushen e

butë, miken më të mirë në jetë, të cilën na e përshkojnë me lirizëm, elegancë dhe me ngjyrime të mëvetshme nga njeri-tjetri.

Për shëmbull, në poezitë me bazë burimore nga folklori i Labërisë, ka perla të tilla (si këto më

poshtë), që natyrisht janë vargje të pa përsëritshme për vlerat e tyre estetike dhe letrare.

“Bilbil thuamë dhe mua! 4

Ca nga ato këngët e tua,

Të këndoj krua më krua

Të më vijë ajo që dua,

Leshraverdha gjer mbi thua.”

3-Studime nga B. Gace, Konferenca Shkencore “Ali Asllani Princi i Lirikes Shqiptare”, Shtepia

Botuese”Malika”,2005.

4http://albplanet.blogspot.al/2014/10/magjia-e-lirikave-labe.html”Mike, ne te kam per mike?

Kur te vdes te behesh qiqe!

Te me qash brigje me brigje!

Dhe me lot moj dhe me ligje…”

Duke kerkuar keshtu besnikeri te perjetshme nga e dashura edhe pas vdekjes, per labin rendesi ka

vetem morali i beses.

Vetem ne dasmat labe, gjen vargje te tilla, te dala nga goja e motres se dhendrit, qe i drejtohet nuses

te sapo mberritur me kale, duke e “qortuar” me:

“Pse s’u bere Diell te ngrohje Dunjane?5

Po u bere Hene me more vellane!..”

Perdorimi i antitezes “Diell-Hene”, vjen si shprehje edhe e kontradiktes mes kunatave, por edhe e

mosmohimit te vlerave te bukurise shqiptare, duke e quajtur nusen e vellait “hene”. Ketu, madje nen

petkun e simbolikes, diellin e gjejme si flake e drite, i domosdoshem per “dynjane”, dhe “henen

“ te personifikuar si vashezen e dashuruar, qe me bukurine e saj ndricon cdo “erresire”…!

“Ku me ishe, o shpirt’ o xhan

të prita mbrëmë në stan … aman, aman, aman!”

Ku më ishe, moj qen’ e qenit

Të prita te guri i lëmit / Më griu era e shkëmbit!”6

Ose:

“Moj neperka gushe larike,7

kur te vdes te behesh qyqe,

te me qash brigje me brigje

jo me lot, por me ligje”.

“Moj e vogla si loti,

burrin tend ta vrafte zoti,

me mua te rente shorti!”8

Në këtë kontekst edhe krijimet poetike të tre poetëve, duke i përballvënë me ato të gurrës popullore të Labërisë, kane madhështinë e formës dhe përmbajtjes, vecantinë e përzgjedhjes së gjuhës, e do të

shpjegohen e qartësohen pasi të kemi analizuar me argumente bindëse marrëdhëniet dhe ndikimet e

folklorit të labërishtes ne krijimtarine e te tre poeteve, që përbëjnë një pasuri shumë të madhe për letërsine Shqipe.

Profesor Cabej thote:

“Melodia e këngës së vjetër labe është më burime baritore, ato të kujtojnë

melodine e përfituar nga tingëllima e këmborëve dhe zileve”9,dhe si e tillë ajo lidhet shumë mirë

edhe me fjalën në gojën e bariut, bujkut, mjelëses, vashëzës fshatare e të dashuruar, njeriut të

thjeshtë që e përditëson atë.

“Kush të ka dërguar, hëna apo dielli?

Pa më thuaj, të lutem, sa pate ka qielli?10

5http://albplanet.blogspot.al/2014/10/magjia-e-lirikave-labe.html

6http://albplanet.blogspot.al/2014/10/magjia-e-lirikave-labe.html

7http://albplanet.blogspot.al/2014/10/magjia-e-lirikave-labe.html

8http://albplanet.blogspot.al/2014/10/magjia-e-lirikave-labe.html

9Studime Konferenca Shkencore “Ali Asllani Princi i Lirikes Shqiptare”, Shtepia

Botuese”Malika”,2007.

10http://albplanet.blogspot.al/2014/10/magjia-e-lirikave-labe.html

Neper ato pate, madheri e arte,

Ka te tilla shtate, si te zotris’ sate?

Ne je ndonje engjell, udhen ke lajthitur,

Apo sjell melhemin zemres se goditur?

Ne je ndonje vale, kush esht’ ai mall,

Qe te ndez e derdh e utrin’ mbi zall?”

“Ja po piqet, mike, rrushi

deg’ e pjeshkes me nje thyhet,

t’i ka zene faqet pushi.11

Ti nga gazi, nga merzia

Pyet c’eshte dashuria,

Por ajo nuk ka fytyre,

Nuk ka tingull, nuk ka ngjyre!

Ajo s’ndihet as me fjale,

Vjen e fshehur dhe ngadale,

Vjen nje here’ e prap s’e njeh

Brenda zemres ti s’e sheh”.

Poezia s’njeh kohe, ajo shkruhet ne cdo stine te jetes letrare! Kufijte e saj kohore jane forca e

brendshme e shpirtit. Per te vertetuar kete i referohemi vargjeve te shkruara ne kohe te ndryshme

nga keta poete, ku krijimtaria e tyre poetike dhe pse ne kohe te ndryshme, ndihet e lexohet qarte

ndikimi i folklorit nga trevat labe.

Krijimtarine e tyre e pershkon dhe e pasuron fjala e bukur e

qemtuar me sqime si pikeza drite nga folklori popullor, e ndjere, e jetuar dhe e ligjeruar ne vargje

shpirti. Keto ndikime i shohim me te theksuara para viteve 50-te.

Do t’i shtrydh te dy syte 12

“Un’ jam un’, saksi e vjeter!

Lule gjirit qe stolisa shkoi stolisi nje gji tjeter

Un’ e nisa e stolisa me c’i jep e s’i jep sisa

dhe me kenge ylyveri buz’ e gushe ja qendisa / Neper vapez i dhash’ hije, neper hije er’ e shije / i

dhash’ shije poezie, gjith’ fuqit’ e nje magjie / gjith ato, qe fllad i embel neper lule mbar e bije / ari i

diellit me tallaze, ari i henes fije-fije / dashuria me dollira dhe me thelp lajthije pije…

Më së fundi i dhash’ lotin, kryepajën time pajë

i dhash’ lotët që pikonin ku i shkelte këmbë e saj’

i dhash’ vjershën time vale,

dy herë vale tri her’ zjarr

që bucet në maj të penës edhe bënet këngë e marr’

keng’ e marr’ e mallit tim, që tani e pasketaj”.

(Bota e brendshme e autorit, dashuria per jeten dhe poezine, perbene ate qe ne e quajme “muze

poetike” ku ndihet lirika e bukurshkruar vargjeve te A. Asllanit, qe jo me kot e kemi quajtur “Princi

i lirikes shqiptare”.

Ai e lidh bukurine, dashurinë, natyren, jeten me ndjenjen e dashurise dhe te

urrejtjes, me shpirtin e tij, me poezinë të cilën e “qan”, e “skalit”, i jep jetë, dhe e derdh atë në

vargje duke na treguar karakterin eksternalist te tij).

11http://www.forumishqiptar.com/threads/145176-Nexhat-Hakiu

12A.Asllani 1882-1966, Zemra Shqiptare, 2014, f.3-6.

Peshperitje vjeshte 13

Ja po piqet, mike, rrushi deg’ e pjeshkes me nje thyhet,

t’i ka zene faqet pushi

edhe gjiri po te fryhet …

Eja, mike, bashk te bredhim

Erdhi koha qe t’i mbledhim:

Un’i zgjedh ti i keput

Ca ne dore e ca ne fute.

Ne se deget nuk arrin,

Do te kap, moj, mu ne mes,

Te te ngre, moj, mi peqin

Me nje zemer; me nje shprese.

Kokrrat fshehur neper flete

hajt i mbledhim me nuk rriten,

Eja, mike, se un’ vete

Ti kepus kam frik’ se vriten!

Margarite, moj14

“Shoqja ime, moj

me dy sy si nata te medhenj, te zinj

me bukurine tone te virgjer

vdekjen po ushqejme

se kjo toke ka ftohte,

mardhi

e ka ngrire.

Dhe ne biem mbi te, porsi bllaca zjarri,

Futemi nen dhe porsi rrenje endrrash,

Qe te vije pranvera, qe te vije behari,

Toka permbi ne e balta te shkrije,

endrrat te shperthejne, si shperthen bari.

Dashuria jone

Me dy sy si nata cuditerisht te zese,

Nga plumbat armike prere mes per mes

Dashuri e lindur,

Dashuri e rritur

Nen qiejt e thyer te varferise shqiptare.

Dashuri tragjike

Per boten e madhe.

Margarite, moj,

Motra ime, moj,

Shoqja ime, moj.”

Ketu tematika nderthuret me dashurine per jeten, me dashurine per lirine, me dashurine per

shoqen…dhe gjithcka per nje jete me te mire, e lidhur me luften dhe perpjekjet e sakrificat per lirine

e atdheut. Figura e trimereshes Margarite, bukuria dhe forca shprehese nepermjet kesaj bukurie

13N.Hakiu, ”Kenget e Zambares”,Tirane 2005, f. 18.

14Fatos Arapi, Vepra”Me jepni nje emer”, Shtepia Botuese Neraida, Tirane 2014.

perfaqeson bukurine e vajzave shqiptare qe luftuan dhe dhane jeten ne momentet me te bukura te jetse, ia falen rinine Shqiperise, prandaj autori thote “dashuri tragjike per boten e madhe”.

Duke shfletuar poezite e te tre poeteve te siperpermendur, dallojme menyren e organizimit, leksiku

shfaqet me ndikim te theksuar popullor, frazeologjia dhe vargu vjen si nje kenge plot ritem dhe

tregojne me se miri se ata ishin njohes te thelle te folklorit, nga ku merr shtyse ndikimi i poezise

popullore ne poezite e tyre lirike. Me bukurine e vargut, me mjetet artistke shprehese, me strukturen

e tyre te persosur poetike, me pasurine e mendimeve e me forcen e gjuhes se brendshme, na bejne te

shijojme boten e tyre krijuese te ndertuar me mjeshteri!

Pergjate leximit te drejtperdrejt te vargut poetik te tyre, bie ne sy perdorimi i mbiemrave shume te

gjetur, (pash dy syt’ e tu qe nxinin te groposur, te brengosur; fllad i embel; saksi e vjeter; madheri e

arte; moj neperka gushe larike, foljeve kryesisht ne lidhore, (te me qash; te ndez; te rente; t’i

mbledhim; te ngre, etj.) lidhezat krahasuese, (moj e vogla si loti; ka te tilla shtate, si te zotris’ sate?;

endrrat te shperthejne, si shperthen bari; Me dy sy si nata, etj.), e vecanerisht perdorimit te

apostrofit apo trajtes se shkurter, (erdh’ pranvera me t’jeshile; deg’ e pjeshkes; zotris’ sate; t’i ka

zene faqet pushi; t’i mbledhim, etj.) dhe qe vlen shume per t’u theksuar perdorimi i thirrmores

“moj” p.sh. ku me ishe, moj qene e qenit; Margarite, moj / Motra ime, moj,/ Shoqja ime, moj; te te

ngre, moj, mi peqin; do te kap, moj, mu ne mes, etj. si nje doze kompleksiteti per t’i dhene me teper

pathos poezise. Them “kompleksitet” sepse perdorimi i tyre jo vetem ben nje lloj diferencimi, por

na shtyn me tej ne ate qe ne e quajme folklor, taban popullor, gurra popullore etj, gje qe i jep tonin

dhe individualitetin poezise se tyre dhe madje e bene kete poezi shume popullore e te pelqyeshme,

qe pavaresisht viteve kur ajo eshte shkruar, sot i ka rezistuar kohes dhe tingellon tejet aktuale per

vlerat njerezore.

“Loja” e bukur poetike e ketyre poeteve luhet ne trevat e toskerise, ku fryma, stili, fjala e

perzgjedhur me ngjyrime te dallueshme, ka ndikime te forta nga tabani i folklorit te laberishtes!

Poezia e Asllanit, Hakiut dhe Arapit dhe lidhjet qe ajo mbart me elementet morfologjike, e bene me

te plote e te kuptueshem diskursin e ketij ligjerimi poetik. Perdorimet e peremrave lidhore,

pjesezave, apostrofit, trajtes se shkurter, i japin po aq bukuri dhe tonalitet vargut, sa edhe

perdorimet e foljeve ne kohe e veta te ndryshme, emrave, kallzuesve, mbiemrave e ndajfoljeve, ne

te cilat gjejne terren te pershtatshem sepse keto lidhje vijne natyrshem ne fjali, per te arritur ate

mesazh fort te kendshem e gazmor ne poezite e te tre poeteve.

Peremrat lidhore perbejne te vecaten tek keto poezi. Fenomeni i Polisisidentit, ose, sic quhet me

thjeshte, grumbullimi i lidhezave dhe i peremrave lidhor ne nje fjali, perbejne vlere dhe ndikim te

perbashket ne poezite e A. Asllanit, N.Hakiut dhe F.Arapit dhe i japin vargut ngopjen e duhur

estetike. Ato krijojne efektin e ndryshimeve sasiore dhe cilesore ne ligjerim.

Sic dihet, lidhezat dhe peremrat lidhore jane fjale te pandryshueshme, qe sherbejne per te lidhur

fjale, grupe fjalesh, ose fjali midis tyre. Nje ndikim te tille e ritheksoj per faktin se, roli i peremrave

lidhore dhe lidhezave ne pergjithesi ne kete krijimtari poetike, si nje fenomen i perhershem dhe i

perdorur me mjeshteri estetike nga autoret, i jep poezise me shume dinamizem, koloritin befasues,

kontekste prekse dhe mendim te thelle poezive, nuance ngjyruese, lojra fjalesh ledhatuese, sikur te

jete kaq reale dhe e prekshme sa edhe vete poetet nuk e kane imagjinuar kur e kane thurur kete lloj

vargu me shpirtin e tyre poetik:

N. Hakiu15

”Vaj- medet, cobanke, vaj!

Qaj, cobanke e vogel, qaj

Se kasollja ty t’u doq

Se manarja ty t’u poq,

Qaj cobanke, qe te qaj

15N.Hakiu, ”Kenget e Zambares”,Tirane 2005, f. 175.

Se kjo bota qenka vaj!

Moj e gjor’, cobanke e gjore,

Mbete moj me krrab’ ne dore

T’iku syska me kembore.

Vaj- medet, cobanke, vaj!

Qaj, cobanke e vogel, qaj

Se kjo bota qenka vaj!

Ku- ku- ku, cobane ku,

Bu-bu stani sec t’u doq

Pu-pu nena sec t’u poq,

Bu-bu-u, cobanke, bu,

Ku je ti, cobanke ku,

Mbete qyqe dhe kercu!

….Ha-ha-ha, cobanke, ha

Qesh, cobanke e vogel, qesh

Se ky trimi te pru desh,

Qesh, cobanke, qesh, mos qaj,

bota qenka gas e vaj

(Poezia “Qesh, cobank’, qe te mos qaj!”).

Po t’i bashkojme gjithe tingellimat, muzikalitetin, virgjerine e ketyre poezive te shkruara ne kohe e

mjedise te ndryshme, lexuesi do te ndihet si ne nje mbremje simfonike, ku fjala burimore behet

“kenge e marre’ “ “per boten tragjike”, “me nje zemer, me nje shprese”!

E, per te depertuar qartazi tek efektet stilistike, kam perzgjedhur tri poezi me te cilat deshiroj te

shpalos mendimet, idete dhe ndjenjat e autoreve permes unit lirik, ku mbizoterojne perfytyrimet dhe

perjetimet artistike, si dhe te tregoj se kemi te bejme me prurje vetiake, te cilat shprehen permes

simboleve dhe figurave te ndryshme stilistike, qe i japin poezise stilin individualizues. Ne poezite e

tyre diskursi paraqitet ne veten e pare, ose dhe ne veten e dyte si me poshte:

Nje veshtrim i arratisur 16

Nje veshtrim i arratisur

Nga qepallat e qendisur

Ku eshte shpirti im skalisur,

Nga dy syt’ e zeze te tu

Vjen me thote ashtu-keshtu

Me thot’ jo edhe me ndez

Me thot’ po edhe me vdes

Nata zgjatet edhe zgjatet

Ah kjo nat’ me or’ nuk matet!

Stili eshte tejet popullor me individualitete te spikatura. Gjuha eshte e thjeshte por e ndjere, dhe e

perzgjedhur bukur e me force shprehese, e cila na jep nje tablo interesante e te vertete, te jetuar, te

bukur, te ndjere shpirterisht. Ku autori te vecanten kerkon ta pergjithesoj dhe te pergjithshmen ta

ktheje ne te vecante. Rima shpesh formohet nga mbiemra: i arratisur – e qendisur; nga folje: ndez–

vdes; zgjatet – matet; nga emra: merzia – dashuria, fytyre – ngjyre, etj., e vazhdon:

16http://www.forumishqiptar.com/threads/145176-Nexhat-Hakiu

E un’ mbetem duke lutur

Lutem yjeve te keputur.

Dhe un’ lus e kerkoj ty,

Ate vetull, ate sy!

Se ne syrin tend te zi

N’ate sy te zi, mazi

Shenj’ e buzes sime duket

Si nje prush ne re kur muget.

C’ eshte dashuria?17

Ti nga gazi, nga merzia

Pyet c’eshte dashuria,

Por ajo nuk ka fytyre,

Nuk ka tingull, nuk ka ngjyre!

Ajo s’ndihet as me fjale,

Vjen e fshehur dhe ngadale,

Vjen nje here’ e prap s’e njeh

Brenda zemres ti s’e sheh!

Po t’ ish lule, fshehur barit,

Do keputesh, do te thahesh,

Po t’ish perle, fij’ e arit

Do rrembehesh, do te ndahesh;

Po t’ish zog, do te vajtonte

Brenda zemres ne kuvli,

Ta liroje, do kendonte

Larg nga ty, nga cdo njeri!

S’eshte lule per ne fushe,

S’ eshte perle per ne gushe,

S’eshte as zog per ne kuvli:

Ajo zemren ka shtepi….

Ja se c’eshte dashuria!

Esht’ a s’eshte nuk e di,

Por un’ di se lumturia:

Nuk eshte vetem dashuri!

Ti do te me dashurosh patjeter18

Ky qiell i prillit pa ty eshte i vjeter.

shkon nje trishtim e ja ku vjen nje tjeter.

Ne mallin tend ky karafil i eger,

Ti do te me dashurosh patjeter!

Ne syte e tu diej te vegjel

e ndezen naten dhe diten e ndezen.

Mire sot, po si durohet pa ty neser?

Ti do t’me dashurosh patjeter.

Kapercej ty e kaperceva veten,

17http://www.forumishqiptar.com/threads/145176-Nexhat-Hakiu

18Fatos Arapi, Vepra”Me jepni nje emer”,Shtepia Botuese Neraida, Tirane 2014.

Dhe pertej vetes kapercej jeten,

dhe pertej jetes kaperceva vdekjen,

I hapa krahet te pushtoj ty vetem:

Ti do t’me dashurosh patjeter

Ketu vihet re se ”Uni” lirik eshte i fuqishem, i pazgjidhshem, krenar, me frymezim dhe i

dallueshem midis tyre. Seicili nga autoret ka mikroboten e vet poetike! “Sa me shume te hyhet ne

boten lirike te poetit (Ali Asllani), aq me teper do te na shpaloset dhe do te na zoteroje e vecanta, e

paperseriteshmja e poezise se tij”, thekson Fatos Arapi ne konferencen shkencore,“Ali Asllani

Princi i lirikes Shqiptare”.

Po kaq individualitet dhe tipare vetjake gjejme ne poezine e N.Hakiut, apo ne menyren e

kompozimit dhe te levrimit prej tij te poezise, e cila vjen si proze poetike!

Ndikimi i folklorit ne poezine e F.Arapit shihet si me prane poezise moderne, si nje perkushtim, i

trajtuar dhe i realizuar ne menyren e vet, per nga struktura e vargezimit. Ne kqyrjen e vargezimit te

poeteve A. Asllani, N. Hakiu dhe F. Arapit ballafaqohemi me stilin e secilit.

Elementet stilistike te ketyre poeteve, zgjerojne marredheniet e fjaleve dhe perftohen me shumengjyrime semantike kuptimore. Eshte organizimi i tyre i te shprehurit per te dhene figuracionin

domethenes; eshte organizimi i vargut, rimes, ku figuracioni dhe natyrshmeria e te shprehurit marrin

ngjyrimet poetike e i dallon nga njeri-tjetri! Ne kete rast autori (poeti), rrefen duke u nisur nga ajo,cka zhvillohet ne mendjen e personazhit, (p.sh. te se dashures), ku ndjenjat dhe mendimet i kaplojne

dhe i forcojne me madheshti gjithe tiparet e formave, ndodh ajo qe e quajme: “gjysma me e mire e

vetes” te cilen e gjejme te personalizuar me figura te perzgjedhura nga bota ku jetojme si p.sh:

A.Asllani19

“…Vidi-vidi pellumbeshe,

degjo zemren virgjereshe,

cdo gje shkon e cdo gje vete,

s’metet gje, asgje per vete…

Ato thashe e keto theme,

jan’te kota e te rreme,

e jane ne endrra e perralle,

e cdo enderr esht’ rremalle…

Po ajo qe s’ka te sosur

gjer ne diell te lemerisur,

mbetet yll ne sy skalitur

jane kujtimet rreth flori,

rreth te shkretes dashuri.”

(Nga poema “Hanko Halla”, Ali Asllani, botuar 1960.)

Per te pare me me kujdes tiparet dhe vecorite e lirikes dhe poetikes se Ali Asllanit, duhet te ndalesh

seriozisht ne liriken e dashurise, vecanerisht ne poemen “Hanko Halla”, ku vjersherimet e tij kane

muzikalitetin e valleve popullore. Ai ka nje perkujdesje brilante per ritmin, rimen dhe vargun

“kengetimin me gaz ne buze”, i jep poezise “ate ermim dhe shije te paperseriteshme qe te le ne buze

kripa e shkumes se valeve…”

Ali Asllani ka shkruar lirika dashurie, qe dhe sot jane te fresketa, plot ngjyra dhe embelsisht te

ndjera, por ai permendet ne radhe te pare per “Hanko Hallen” me ritmin e gjalle

njembedhjeterrokesh e me fjalorin e pasur popullor te qemtuar me elegance poetike.

19Poezi te zgjedhura, Toena, Tirane, 1999, f. 244-249.

“Hedhur si lastare, hedhur si billonja,

Zonjat mu si cupa, cupat mu si zonja;

Palet mu si valet, shkon e vjen nje tjeter,

Duket thane e kuqe edhe femr’e vjeter!

Dhe ajo qe duket, engjelleshe e bute,

ne nje shishe brenda dy shejtaner fut!

Llera lakuriq, kemba lakuriq

Demek, sa per mua… edhe burri vdiq!”

Te tilla vargje i bejne me te dallueshme ngjyrimet kuptimore semantike, nga ku vijme ne

perfundime te tilla se fraza, shprehje te ndryshme, njesi frazeologjike kombinojne leksikun

morfologjikisht e sintaksisht, ne menyre estetike e artistike, per te sjelle perla te verteta me vlera te

nje letersie lirike te mbeshtetur fort ne vlerat folklorike kombetare te popullit tone, e vecanrisht ne

ato te trevave te Laberise.

Madrigal20

Prapa drrasash, ther e kalbur, gojen pash te pergjeruar

Kur po celte e zilepsur afshe gazi miresie,

U thethiva i mahnitur se ne buzn’ e ngasheruar

M’u duk zemra / kur me fale nje pershtypje miqesie.

Ne te carat, neper vrymat t’asaj portes mykur tende,

Pash dy syt’ e tu qe nxinin te groposur, te brengosur.

Dhe me zi pash kemb’t e zbathur qe po shkelnin n’ato vende,

Ku, mes drrasash thyer e kalbur, po me fshihe e rreckosur…

Cast buze jonit21

Dhe vargjet erdhen me ritme te kaltra

Ner dege te tyre figurat e gjelbra

Celin – si gjethet neper portokalle.

Nen degeza vargjesh feshferijne figurat,

Si mbremjes Jonit fletesat e ullinjve.

E mbusha gojen me erera te Jonit,

Ndjej nëpër dhëmbë kokrizat e jodit,

Shoh se si thyhen mirazhet mes valësh,

Se si thërmohen përflakjet mes gurësh…

Dhe jam i tëri

grimca dritaresh e ngjyrash.

Në poezine e A. Asllanit karakteristike të vecantë përbën dinamizmi gjithnjë në rritje i fjalës dhe

vargut.(si tek poezia-Vidi-vidi pëllumbeshë). Studiuesi Behar Gjoka shkruan: “Ali Asllani, per nga

natyra e lirikes se tij, te perkujton hidhesine e vargut te GJ.Fishtës, aq dhe L.Poradecin për

heretikën e brishtë” .22

Në krijimtarinë poetike të A.Asllanit ndeshemi shpesh me një leksik që mbart ngjyrimin

emocionues, që përftohen nga përdorimi i prapashtesave të larmishme, të cilat pasurojnë fjalorin e

tij poetik, krijojnë një tingellimë e një prehje, që e sjell vetëm poezia, p.sh:

20N.Hakiu “PerpjekjaShqiptare” Mars 1937, f. 22.

21F.Arapi, Vepra, “Më jepni një emer”, Shtepia botuese,Neraida, Tirane 2014, f. 42.

22Ali Asllani dhe përkujtesa e Bardhosh Gace, 2015, f. 251.

“valeze moj valeze,

Fleteze moj fleteze,

them ta them nje fjaleze,

un’ poet i shkreteze,

as ta them. E as ma thua

kendoj kengezat e tua

e mu be nje haleze!

gjithe jeten e jeteze!” 23

Tek poezia e N.Hakiu ka me shume ngjyrime, lirizem dhe me shume pershkrime. Poeti N. Hakiu

dallohet per detajet e tij poetike, ku mbiemrat foljore, pjesezat mohuese dhe antitezat perbejne nje

risi dhe kane efekte estetike, (ne prozen poetike “Madrigal” dhe “C’ eshte dashuria?”). Ndersa ne

poezine e F. Arapit ndihet forca e metafores dhe figuracioni poetik me vargje te rregullta e te

rimuara! (poezia “Ti do me dashurosh patjeter, ose “Margarite moj”). Ne krijimtarine poetike te tre

poeteve, vargjet e tyre jane “britma” dashurie! Aty gjejme shume elemente te perbashket ndikues.

Nje nga keto eshte pyetja retorike, e cila shpesh shfaqet si element dhe vecori e lirikes!

Pyetjet retorike jane trope-t me shprehese qe perdoren me shumice ne dobi te efekteve

emocionale. Ato s’kane nevoje per pergjigje. Brenda pyetjes pergjigja qendron e fshehur dhe e

kuptueshme: Si t’ju them moj motra…?; Apo sjell melhemin zemres se goditur?; Ej, ju vasha, doni

zemer…?;

Mos valle turp ka dashuria qe sodit fshehtesine, Apo druhe se je veshur me nje zhele te

arnosur?; Do te vish a s’do te vish?, etj. Them se, keto efekte jane dhe te vecantat e poezive te

ketyre autoreve.

A. Asllani24

“Si nje zall te bardhe, si nje zall te forte

Me shami ne krye ane e mbane qendisur

Dhe me floke te gjate prapa arratisur

Dhe me floke te gjata deri mu ne mes

Mu si nate janari sa te thelle te zes

Me shami te holle balle e faqe hedhur

sa t’i duket syri ne qepalla kredhur

Me flori ne gushe hapur mu si prush

Si tju them moj motra… pjergulla me rrush.”

Zemra ne Ankand 25

“Merrni zemer kush do zemer!

Ej, ju vasha, doni zemer

E kish marre lozonjarja

Nga kraharor’ i nje poeti!

E si mund ta mbante zemren

Me tallazet e nje deti

Lundr’ e thyer, pelhur’-cjerre,

Pa timon e kic te shtrember?

Po bertet perseri kasneci

Se ne dore zemra i ngeci:

Ej ju vasha, doni zemer?

23Nxjerr nga: V. Bello Koferenca shkencore “A.Asllani Princi i lirikes Shqiptare”,2007,f. 93.

24Poezi t e zgjedhura, Toena, Tirane, 1999, f. 244-249.

25http://www.forumishqiptar.com/threads/145176-Nexhat-Hakiu

Kjo nuk shitet, as nuk blihet,

Kini zemer, o ju vasha,

Se me zemer kjo shkembehet

F.Arapi26

“Ne syte e tu diej te vegjel

e ndezen naten dhe diten e ndezen.

Mire sot, po si durohet pa ty neser?

Ti do t’me dashurosh patjeter”

“Ti do vish, e dashur, si s’do vish? / Kur e di qe une po te mundnja,

rreth vetvetes rruzullin do vertitnja

si nje portokall’ ne doren time

te rrjedhe koha shpejt

e ti te vish…”

Elemente te natyres dhe lirika e dashurise tek poezia e poeteve ALI

ASLLANIT, NEXHAT HAKIUT E FATOS ARAPIT

Te paharruara kane mbetur vargjet e poetit Arapi:27

”Hej, vend!

Plot diell e pa drite

Pagan dhe fron per perendite

Jetojme ner male te larte

Ku qiellln me dore mund te zeme.

Dhe prape:

Ne c’humnera kemi rene!”.

Ose

“Lamtumire

koha qe shkoj

jam nje copez pejsazhi nga vendi im.”

“I vogel, me pantallona te shkurtera

me kembe te zbathura e nje kemishe humaje

qe e qepte vete gjyshja.

“Ashtu darke per darke dilja ne breg

Nder gishterinj te kembes se ftohte me rridhte rera

Une prisja me ore te tera/ gjersa pernjeheresh

tutje neper fushat e gjera te nates ngriheshin kope te cuditshme, te panumerta

kuajsh te bardhe

te cilet hingellinin ne fushen e gjere te nates

dhe suleshin neper fortune

Dhe tani, kudo qe jam

ashtu fantastik e i madherishem,

me ndjek pas deti”.

Elementet e natyres i ejme kudo, nder keto poezi. Jo vetem si pjese e jetes, por edhe si elemente

simbolike, ato paraqesin kontekste nga jeta njerezore per te treguar qendresen, besnikerine,

zgjuarsine, e mbi te gjitha te lidhura ngushte me dashurine njerezore, me vete jeten, duke i dhene

26F. Arapi, Vepra”Me jepni nje emer”, Shtepia Botuese Neraida, Tirane 2014, f, 16.

27F. Arapi, Vepra”Me jepni nje emer”, Shtepia Botuese Neraida, Tirane 2014, f, 19, 42, 43.

rrefenjes poetike, dramaticitetin dhe realitetin e kohes.

Dielli – personifikon madheshtine, driten, vete jeten etj.

Hena – simbolike e vashezes se dashuruar etj.

Shpendet (bilbili, pullumbesha etj.), – simbolike e shpirtit te lire etj.

“prush me re kur muget” (rete) – si shumesi e ndjenjave te ndryshme etj.

Brigje, krua, zall, guret etj., -jane elemente folklorike ku shpalosen bukurite e vendit, e ketyre

zonave, qe “japin zemer”, jete e shprese poezise se tyre.

Pemet, frutat, ullinjte, pjerrgullat me rrush – symbol i bollekut etj.

Deti, valet e detit, qielli etj. – shpesh sjellin idene e madheshtise, te luftes, te perpjekjeve, te

shqetesimeve. Por njekohesisht lidhen edhe me ledhatimet, butesine e shpirtit njerezor, ku

prezantohen nepermjet perdorimit te prapashtesave zbukuruese “vale-ze moj vale-ze” etj.

Stinet – si ndryshime te botes shpirterore te njeriut etj.

Per keto vlera me permasa te shendetshme, qe kurre nuk e humbasin shkelqimin e tyre estetik,

studiuesit Albert Abazaj thekson: “Nexhat Hakiu mbahet mend si poet i embel dhe njeri i ditur. Kur

themi qe Nexhat Hakiu eshte teresisht poeti i dashurise, kuptojme, qe ai e zberthente dashurine me

detaje shpirti si nje sistem zinxhir ne klasifikimin hierarkik te kesaj ndjenje universale, qe thur

ylberin me te bukur te botes njerezore. Me te vjeterit ne qytet kujtojne lirikat e tij melodioze, (idilet

e madrigalet) qe vijne si vijim i kendshem nga kendveshtrimi i tij artistik e shpirteror por perseri,

Nexhat Hakiu eshte ze i vecante, sepse eshte zeri i tij, origjinal, me kenget e zambares si nje simfoni

pranvere.”28

Ne poezine e ketyre tre poeteve, eshte e dukshme vemendja ndaj perzgjedhjes se leksikut. Ata kane

leksikun e tyre, qe i dallon me se miri nga njeri-tjetri, ku ne cdo strofe e poezi, gjen aty njeherazi

perdorime morfologjikisht te zgjedhura emrash, mbiemrash, foljesh, peremrash, lidhezash,

parafjalesh, ndajfoljesh etj., ku denduria e perdorimit te tyre shfaqet si shprehje e individualizmit

dhe e vecantise. Domethenia, semantika, kuptueshmeria dhe cka synon fraza perbejne hapesira dhe

dimensione ne krijimtarine e ketyre poeteve. Shprehjet e shumta ledhatuese, frazat e goditura dhe

njesite frazeologjike (…dhe ajo qe duket engjellushe e bute, ne shishe brenda dy shejtane fut; ne

dore zemra i ngeci; qeshi buza; prapa krahesh; degjo zemren; mbete qyqe dhe kercu; bota qenka

gas e vaj, etj.), i japin lezet poezise dhe tipare folklori qe i perkasin trevave te Laberise dhe e bejne

ate te fuqishme ne llojin e vet.

Pi e puth29

Ti perhera ne shtepi

dhe perhera puth e pi.

Pi e puth

si nje zog i zen’ ne kurth

perpelite neper ode,

mbush nje gode e zbraz nje gode

dhe me flete per poezi.

Vitit te ri30

Prag me prag duke trokitur ndeze mallin dhe kujtimin

Sa i rende dhe me ngadale!

Fale shpresa me te reja duke zbutur zemerimin!

Zemerdjegurit me fjale,

I freskove zagushine

(kur per ty uroi cupa. Kur te priti me te tok…)

28http://www.forumishqiptar.com/threads/145176-Nexhat-Hakiu

29Poezi te zgjedhura, Toena, Tirane, 1999, f. 244-249.

30http://www.forumishqiptar.com/threads/145176-Nexhat-Hakiu

Qeshi buza, zemra deshi prane mikes te ngre kupa,

Miqesia: shoqe-shok. E mallengjyer prapa krahesh me ca lemza u lendua;

Ti do vish31

Ti do vish, e dashur, si s’do vish?

Kur e di se une ty te pres

duke ndjer’ frymemarrjen e vet mbremjes

duke ndjer’ frymemarrjen e vet pritjes

duke ndjer’ frymemarrjen e vetmise

Ti do vish, e dashur, si s’do vish?

Kur e di qee une po te mundnja,

rreth vetvetes rruzullin do vertitnja

si nje portokall’ ne doren time

te rrjedhe koha shpejt

…………e ti te vish

Si perfundim do te thosha se:

Gjeresia dhe moskufizimi me shprehje popullore e frazeologjike, nje liri poetike e lakmueshme tek

keta poete, nderthuret qartazi nen kendveshtrimin: “frazelogji-gjuhe poetike-individualitet krijues”.

Per te shtjelluar pak a shume elementet qe i bashkohen frazeologjise si gjuhe poetike dhe

individualitetit tek keta poete, shtoj se:

Tipar dallues eshte zgjerimi dhe shtimi i vazhdueshem i kuptimise qe ka cdo fjale e tij-(nenkupto

vargun).

Ata i kane dhene paresi kushtit barazfuqi teorike te fjales poetike.

Trekendeshi i mesiperm eshte nje pllaje ku leviz trashegimia gjuhesore e shoqerise.

Frazeologjia e poeteve Asllani, Hakiu dhe Arapi eshte shume e pasur dhe origjinale.

Ata shfrytezojne frazeologjine popullore te trevave ku kane jetuar. Frazeologjia gjuhesore eshte e

perqasur si individualitet, si nje “materie” poetike e prekshme per gjate leximit te poezive te tyre.

Po keshtu dhe leksiku i perdorur prej tyre eshte ne funksion te botes shpirterore e materiale te

Laberise.

Ato jane me vlera semantike dhe me ngjyrese krahinore, emocionale dhe shpirterore.

Frazeologjia e tyre shquhet per permbajtje te gjere, per figuracionin dhe per ngjyrim te forte

emocionues.

Frazeologjizmat me prejardhje popullore ne krijimtarine poetike te te tre ketyre poeteve perbejne

nje vlere artistike e leksiko semantike ne gjuhen Shqipe, sidomos ne poezi, ku dhe mundesia eshte

me e kufizuar se ne proze.

Frazeologjite e tyre i gjejme me te shumtat foljore, madje edhe te motivuara me krahasim dhe qe

permbajne lidhezen krahasuese “si” dhe ate sasiore “sa”, Pi e puth/si nje zog i zen’ ne kurth; zonja

mu si cupa, cupat mu si nuse; me shami te holle balle e faqe hedhur, sa t’i duket syri ne qepalla

kredhur.

Apo edhe njesi te tilla frazeologjike: T’i ka zene faqet pushi (eshte rritur e zbukuruar); qeshi buza (u

gezua); Merrni zemer kush do zemer ( te kene kuraje); ndeze mallin dhe kujtimin (rikujton te

shkuaren), etj. frazeologji emerore ku spikatin: yll ne sy skalitur; zonja mu si cupa, cupat mu si

zonja; brigje me brigje, etj.

Ne thelb, krijimtaria e poeteve A.Asllani, N.Hakiu dhe F.Arapi ka individualitetin e tyre, qe nuk

tjetersohen me te tjere pavaresisht ndikimeve nga e njejta treve burimore.

Ndikimet, nuk jane imitime, as kopjime, ato jane pjeseza qe perthithen ne kohe nga krijues te

ndryshem. Jane ato vlera, qe ne kohe te caktuara kane rendesen e tyre, qe ndikojne si hope cilesore

poetike tek te tre poetet!

31F. Arapi, “Me jepni nje emer”, Shtepia Botuese Neraida, 2014, f, 16.

About Post Author