Teuta Shaqiraj:Mos ma prekni dashurinë!


Teuta Shaqiraj 

:Mos ma prekni dashurinë!

Jam velur nga refreni të “dua”
me buzë jargamane
të përvjedhura.
Në lumej fjalësh shtërpake,
dashurie jam velur,
sy t’lëbyrtë, sikur të xhveshnin një grua,
i kam sëndisur, pa dridhje qerpikesh, nga sfida.

E ëmbla dashuri më e fortë se vdekja,
mpaket
tkurret,
n’ajrin rrallëherë bëhet hark.
Zemra përpëlitet
i zihet fryma,
marrin arratinë flutërzat në bark.

Dashuria në mish është hyjnore
është trualli i shenjtë.
Lëre”valixhen,
me fjalë larike (hipokrite) jashtë!
S’përgojoset
nuk fyhet
e brishtë si lulja “mos prek”.
Është magjia vetë
kur dielli zbret e tretën retë.