Fatmir R Gjata:O pupël e mjelmës, o pupël e dashur, humbur e vetmuar


Fatmir R Gjata



O pupël e mjelmës, o pupël e dashur, humbur e vetmuar
Po më re mbi supe, do bëhem me krahë, do shkoj fluturuar
Sa të gjej ku je, sa të gjej folezë, buzëmbrëmjes së qetë
Sa të kthehem zog, të gugasim bashkë, atje lart tek retë.

O pupël e lehtë, o pupël e bardhë,o pupël e ndrirë
Më lër të njek lart, e htyrë nga një erë, plot mall e dëshirë
Po nuk pati erë, merr nga fryma ime, merr nga gjiri im
Po nuk të mjaftoi, merre edhe zëmrën, merr dhe psherëtimë.

O pupël e mjelmës, o pupël e dashur, humbur e vetmuar
Po më re mbi supe, do bëhem me krahë, do shkoj fluturuar
Sa të gjej ku je, sa të gjej folezë, buzëmbrëmjes së qetë
Sa të kthehem zog, të gugasim bashkë, atje lart tek retë.

O pupël flori, o pupël mëndafsh, o pupël argjend
Gdhihem edhe ngrysem, fle edhe rri zgjuar, me ty nëpër mënd
E më bën të qesh, emë bën të qaj, me lot të gëzuar
Kur të shoh me sy, kur të ëndërroj, kur të kam ndër duar.