Qëniet kureshtare


Robert Mavro

Qëniet kureshtare

Unë pjesëtar i rastësishëm i kësaj jete

Me kaq kurreshtje dhe paqartësira plot

Shpesh habitem e shpesh qesh me vete

Çfarë kuptimi ka jeta mbi këtë botë!

Pyetjet si kaq yje që s’janë veç zjarre

Dhe paqartësira e dilema në pafundësi

Sikur më flasin ata që heshtin nën varre

E sikur më thonë njëzëri -Një Rastësi!

Qesh me vete dhe sërisht vras mëndjen

Sa njërëz që kaluan mbi botë bërën çudi

Dhe pse u përpoqën s’e ndryshuan gjëndjen

Por thanë:-Veç një Zot e di!

Por sa njerëz kthyen sytë nga dielli i zjarrtë

Që është një energji që nuk i afrohesh dot

Ëndërruan ti ngjanin sado pak diellit aty lartë

Por mbetën veç qënie kureshtare mbi botë!

U flas njërëzve që ecim dhe të botës amëshuar

Atyre që flasin dhe atyre që u ndezin qiri

Kush na pruri për pak mbi këtë botë të mallkuar

Por nuk më pëtgjet njeri!

2.9.21Mrsi

About Post Author