Fatbardha Budini:Kur


Fatbardha Budini

Kur

Kur

Kur errësira është gjithçka,që ti mund të shohësh,

unë do të tregoj yjet që më shumë të motivohesh.

Kur frika e humbjes mund të bëj që ti të dridhesh,

unë do të qëndroj pranë që ti të mos mërzitesh.

Kur brenda teje shpirti yt fillon edhe

qan,

unë do t’i thaj lotët dhe do të jem

pranë.

Kur ëndrrat e tua mund edhe të të

gënjejnë,

unë do t’ju të vërtetën, edhe pse e hidhur mund të jetë.

Kur pyetjet tona mund të mbeten vetëm pyetje,

unë do të jem ajo që mund t’ju japi

përgjigje.

Kur ty të duket sikur nuk mund të kesh asnjë rrugëdalje,

unë do të tregoj një derë,që vërtet për ne mund të hapet.

Kur vallëzon me ëndrrat e tua edhe kur je

zgjuar,

unë do të kërcej me ju të lumtur dhe të bashkuar.

Edhe sikur vetëm vështirësi në këtë jetë të kalojmë,

Unë do të jem pranë teje dhe do të dua gjithmonë.

Fier/3/3/2022

Albania