MASKA, NJË LOJË SHAHU…
Kur ishim fëmijë luanin kukamçeftas,
Me maska prej letre përcillnim imazh,
Si në film imitonim Tomin e Xherrin…
Ishte një lojë e pastër si kristal…
Tash maska kllounësh si kali në lëmë vërtiten,
Grisin këpucë dhe bëhen me kallo,
Ata ngjajnë me fuksat pardesy bardhë,
Që na ndjekin si hije edhe në ballo.
Hija e tyre është e gjatë si litarë shiu,
Ajo lëvis dhe unë bëj të njëjtin gjest,
Të maskohesh si klloun është në modë,
Po kur të vdes?!…
Maska ka formën dhe lashtësinë e saj,
Ajo e shëndetit ka bukurinë e hënës,
Me të mëkohemi në lindje e perendim të diellit,
Por, s’është maskë kllounësh…
Sa shumë janë shtuar maskat në korije,
Si çimka na ndjekin dhe në kllëfin e jastekut,
Sa andej këndej lëvizin, si hije,
Dhe përgjojnë prej vrimës së çelësit.
Në festën e hallweenit, sytë shohin vetëm maska,
Si të ishte një film a teatër…
Të gjithë që lozin përngjajnë me djallin…
Balloja duket si lojë shahu,