Profesori tash në pënsion Xhavit Sylejmani, shkruan vjershën:
Mburravecët
Shihni, shihni në kotec
Nja tre gjela mburravec
Ç’ti themi në mëngjes këtij mileti
Del i pari prej koteci
Ki ki ri ki mirëmëngjesi
Jam një gjel që s’ka këtejpari
Me ki ki ri ki ju trullavi
Ngoni, ngoni o milet
Ç’ju kam thënë ju them apet
45% jini analfabet
Edhe katra shkojnë shumë shpejtë
Del i dyti pas një orë
Gi gi ri ki zanin sorrë
Gëzohuni ju o milet
Sadaka në çdo katër vjet
Për këtë gjë mos çuditi
Katër stinë i ka dhe viti
N’katër vjet 29 ditë i ka shkurti
Vit i brisht i thotë i urti
Pas dy orë del i treti
Ga ga ga, si shotani lëshon za
Për ju të tjerët
Në kotec vend nuk ka
Në oborr nga një kojsi
Del një pulë bardhë e zi
Rrokoko tuj bërtit
Ka dy voe po i bëjë n’ditë
Të lumtë gjelat po ia bëjnë
Çka po të themi po na ngon
Porositë n’vend po i qon
Bile edhe me telefon !
T