Amanda-Gezim Llojdia


Amanda

1.

Kur u nisa për te ty Amanda !

Shegët me bojën e kuqe.

Buzët e saj.

Të varura në pemishte.

2.

Në errësirë,unë nuk mund ti

shoh flokët e saj.

Pastaj mbrëmë frynte.

Një erë veriore.

Ajo vështronte.

Me dorën e vogël fshinte,

të kuqin e buzëve.

Si shegët e saj.

3.

Fishkëllimën e gjetheve.

Buza e ndukur.

U hap si një flutur.

E bukur .

4.

Atyre, që na flasin në erë.

Për gojët tona të purpurta.

Për shegët në vjeshtë.

Njeqind dete ,

nuk mjafton të pi verë.