SHI DHE ZJARR !FATMIR PUSHI


SHI DHE ZJARR !…

AUTORI: FATMIR PUSHI

ATHINË

Ti je dielli …..hëna…………e drita,

Ti je pasqyra, me qëllime besnike,

Ti je forca…. e mendimeve të mia,

Martesa është një fat i të gjithëve.

Ti je masqyra….. ime në heshtje,

Ti je kënga…….. ime në mërzitje,

Ti je pafundësia ………..e krijimit,

Çdo gjë tjetër…. është mashtrim.

Ti je një rreze e ngrohtë në shi,

Ti je era …………….që fryn e lirë,

Ti je zjarr ……….në shpirtin tim,

Ti je thesar ……me shumë vlerë.

Kur bie shi me fije gri…………..

Pikat e shiut luajnë në pellgje,

Do më thërrasësh me trishtim të qetë,

Flaka jonë e dashurisë nuk shuhet.

Ti je deti …….oqeani me valë ,

Ku zhytem në të e harroj të dalë,

Ti je dashuria që më ngroh gjoksin,

Sa herë shiu ……….më ka lagur.

Kur bie borë e shtrëngon shtrëngata,

Dhe qielli bëhet …………..copa copa,

Unë nuk mund ……………të jetoj pa ty,

Si nuk mund të rroj njëriu pa bukë ?.