SA MË MUNGON, NJË SI TY !
Sa më mungon, një si ty !
Shpirti im, për të po vuan,
Të kam këtu, të kam aty,
Shpresoj, t’a gjej një ditë,
Por fati, bën punën e vet,
Sa vuajnë,për të dashuritë,
Sa njerëz, ka vrarë e vret.
Motër e vëlla,fati e shpresa,
Dikujt i buzëqesh, dikujt jo,
Kështu ka lindur,vetë krijesa,
Do ta pranosh,me domosdo.
Sa më mungon, një si ty !
Shpresa e fati, më ka tribluar,
Në vënd numuro jam, po aty,
Tek dashuria, e pa dashuruar.
Sa më mungon, një si ty !
Plagë në shpirt, më ka hapur,
Ditët e netët, me zi po i shty,
Ndonëse jam tip, i pa hepur.
Besnik Memelli