Eh c’me pane syte …xxxx
Eh c’me pane syte
Veshet c’me degjuan
I ngrati milet
Presin e percjellin
Nder u bejne shume
Ne krye te vendit
Temena pa pune
Eh c’me pane syte
Dreqer qe te mbysin
Dorashka ne duar
Maska qe te ndytin.
I presin me malle
Puthur perqafuar
Mysafir i larget
Duhet respektuar
Po ndalu njehere
Ke dreqin po pret
Pyetjen vetes
Pse nuk ja ben?
Dhe rri mendoj nder vete
C’me duhet lavdia
Kur vatren ma shkel
Dreqi poshtersia
Kur vatren pis ta bejne
Heronjte t’i baltos
s’na duhen keto vemje
As sot e as mot.
Ehh c’me pane syte
Veshet c’me degjuan
Dhelperaku pritet
I miri me gur gjuhet
nga Naim Jonuzi