KU SHKOI DASHURIA-Suzana Rama


Sa herë në errësirën e natês,

në qetësinë mbretërore të saj,

ngatërruam këmbë e duar,

ne puthje të pakufizuar,

i thamë në ekstazë,

njëri tjetrit të dua,

për dashurinë tonë u betuam.

Sa herë në ditët e ftohta,

të dimrit të bardhë,

ngrohtësi i dhamë njëri tjetrit,

duke u mbështjellë në kraharorin,

e madh të dashurisë……

I thamë njeri tjetrit të dua,

njëherësh, me një gojë,

zëmrën e kishim të ngrohtë,

dhe u betuam se…

s’do të ndaheshim kurrë,

në këtë e në atë botë.

Ku vajtën, ku shkuan,

ato fjalë, ato premtime,

në momente të qeta

e në momente intime,

në rrugë, në sheshe, në oborr,

dhe në krevatin bashkëshortor….

Se di por tani,asgjë s’ka ngjyrë,

stinët janë memece, pa gojë,

më mungojnë shëtitjet në natyrë,

ecjet çakërqef dorë për dore.

shakatë, barcaletat, qeshjet,

supet ku koka mbështetej.

Pyetja ku shkoi dashuria jonë,

më lodh,shumë më mundon,

shunguron zëmra, pse dhe hesht,

edhe po të duash s’ke ku ta gjesh,

kur shoh që s’më ngushëllon një pse,

lotoj, qetësoj shpirtin dhe fle….