“Metafora e lotit “është një vëllim që në mënyrë të mrekullueshme na bën ta shikojmë botën me sytë e të rriturve e të fëmijëve, duke përfshirë lexuesin në jetën e personazheve të tij. Autorja Dava Nikolli me penen e saj përshkruan dobësitë njerëzore dhe dramat me thellësi delikate!…
Titulli: METAFORA E LOTIT
-Tregime & Ese-
-Autore: Dava Nikolli
-Redaktore & korrektore: Vjollca Shurdha
-Kopertina : Helena Mehuka
-Botim i pare 2024
-NB/.Redaktimi e korrektimi i këtij libri është bërë në bazë të liçencës poetike.
Përgatiti për botim: Roland Lushi
Formati : 14x20cm
Të gjitha të drejtat i takojnë autores
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7
www. botimetada.com
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, nëntor 2024
CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Nikolli, Dava
Metafora e lotit : Tregime&Ese / Dava
Nikolli ; red. Vjollca Shurdha.
– Tiranë : Ada, 2024.
96 f. ; 20 cm.
ISBN: 978-9928-823-56-4
1.Letërsia shqipe2.Tregime dhe novela 3. Ese
821.18 -32
821-18-4
Parathënie!
Në vëllimi e radhës “Metafora e lotit” autorja Dava Nikolli na paraqet jo vetëm një përmbledhje thjeshtë me tregime & ese, por mbi të gjitha një përmbledhje më e gjerë e historisë së dhunës ndaj grave! Krijimet lëvizin përgjatë një hapësire kronologjike kohësore, dhe variojnë midis zonave të ndryshme territoriale. Këndvështrimi i autores për këtë aspekt rezulton veçanërisht i vlefshëm, sepse tregon se gjesti i dhunshëm, në natyrshmërinë dhe menjëhershmërinë e tij të dukshme, merr dhe përcjell forma, gjuhë, përmbajtje dhe “vlera” shoqërore të ndryshme. Në tregimin “Alisa dhe fati i saj“ eksplorohet fakti; si dhe ku prodhohet dhe manifestohet dhuna! Nxjerr në pah në veçanti kontekstin e marrëdhënieve familjare dhe politikat ligjore të miratuara për rregullimin dhe luftimin e dhunës.
“…Ai e gjuan me një grusht të fort dhe rrëzohen të dy në dysheme. Alisa kishte gjak nga hundët, dhe ishte pa vetdije nga grushti i të dashurit të saj. Pas një çerek ore në shtëpinë e të birit shkon baba, i sheh të shtrirë të dy në dysheme.Djali frymonte për fat, por alkoli ishte me mbidoze. Vu të birin në divan, dhe shkoi drejt vajzës, të dashurës së djalit. Edhe ajo ishte e gjallë, por baba i djalit kishte një urrejtje të madhe për të. Tani është koha dhe vendi i duhur, për ta eleminuar -mendoi baba i Kristit. Sikur kjo ia kishte marrë në qafë djalin tridhjetë e tetë vjeçar?! Sikur kjo vajzë ia kishte shkatërruar jetën atij dhe familjes së tij. Nga gjithë ai mllef i mbledhur në shpirt, në vend që ta ndihmonte ai e gjuan me shkelma të fort në bark. E gjuan me grushta në fytyrë, në trup, në kokë, dhe e bën për vdekje vajzën. Në fakt ai mendoi se ajo ka vdekur. E tërhoqi zvarrë dhe e hodhi në një rrugë qorre.“
Kështu ofron hapësirë për motivime dhe analiza, ku thuret shpesh një ligjërim nëpërmjet interpretimesh që në realitet kanë vetëm shpifje dhe paragjykim, nën një bazë të mbarsur me viktimizëm! Por drejtësia nuk ka dështuar, nuk ka deficite legjislative, ndaj dhe gjithmonë triumfon! Ndër shkrime njihemi edhe me një numër skandalesh mediatike! Trafikantësh e kusarësh që marrin pjesë ose mbështesin krimet më të rënda ku; Komuniteti dhe arsyet shpesh mungojnë plotësisht. Përshkruan dridhshëm vitet e rënda të ndërrimit të sistemit! Populli u kthye në një ekzistencë të sulmuar e të shkelur duke jetuar një realitet të paparë e të pa immagjinuar. Përballon tema të thella të së sotmes, rrezikun që pandjeshmëria mund të marrë përmasa të gjera. Na fton të rizbulojmë emocionet tona për t’iu rebeluar normalitetit gri! Nuk ka vend në shkrimet e saj, mungesa e vazhdueshme e të drejtës për të njohur të gjithë individët si persona. Ndaj me ndërgjegje të pastër ve në bazë njohjen e identitetit natyror. Viktima nëse është e tillë nuk duhet të ketë paragjykime! Këtu gjejmë një listë sasiore temash të ndryshme të padrejtësive dhe ngjarjeve të pajustifikueshme midis burrave dhe grave, midis të afërmve, njohja e një shoqërie dhe qytetërimi global, gruaja dhe roli kryesor në formimin e saj kulturor. Në tregimin “Për dashurinë duhet të luftosh gjithë jetën“ kemi të bëjmë edhe “me anën tjetër të medaljes” me një dhunë psikologjike nga ana e gruas ndaj burrit:
“Sa herë që Aleksi niste ndonjë bisedë urtë e butë për lirinë e tij me gruan, ajo e ngrinte zërin deri në kupë të qiellit duke bërtitur. Bënte si histerike e çmendur. Gjithnjë ndërhynte vjehrri për t’i pajtuar, duke kërcënuar Aleksin që të mos i krijoje dhimbje së bijës. Kurrë nuk mendonte se sa dhimbje i ka krijuar ai Alesit gjithë jetën. Ai është një plak matuf e i çmendur, një njeri shumë egoist. Kur Aleksi i tregoi gruas se do të largohet nga shtëpia ajo bëri histerizmin e saj dhe piu helm për të vrarë veten. Kështu që iu desh Aleksit të mbylle bisedat”
Autorja po në të njëjtin tregim përshkruan sensin moral dhe çdo racionalitet etik të humbur mes materializmit: personazhi i një dhune të tillë (një plakush bisnesmen) reflekton të gjithë ata që janë në krizë ekzistenciale dhe krekosur nga pasuria kërkojnë e pretendojnë legjitimim:
“Ai pas shumë mashtrimesh dhe intrigash, e merr Jasin në shtëpinë e tij për t’ia mbushur mendjen se është vërtetë bisnesmen dhe shumë i pasur. Plakushit (ashtu e thërrisnin të gjithë)i ngjet Jasi me gruan e tij që i kishte vdekur para shumë vitesh, dhe donte që ta mbyllte ëndrrën e tij me të. Ai filloi ta kërcënonte me armë,duke i thënë që do t’i vrasë të gjithë ata që i ka për zemër, duke filluar me vëllain, familjen e tij, dhe të fundit djalin! Pas kërcënimeve të vazhdueshme të plakushit ajo e pranoi martesën…”
“Metafora e lotit “është një vëllim që në mënyrë të mrekullueshme na bën ta shikojmë botën me sytë e të rriturve e të fëmijëve, duke përfshirë lexuesin në jetën e personazheve të tij. Autorja Dava Nikolli me penen e saj përshkruan dobësitë njerëzore dhe dramat me thellësi delikate! Edhe njëherë tregon që ka aftësinë të hyjë në kompleksitet për të zbuluar, çfarë ka brendësisë, kushtëzimeve, kufizimeve, labirintheve, për të gjetur rrugën e përgjegjësisë. Vëllim që mund ta quaj edhe si një angazhim social i autores Dava Nikolli për të tërhequr vëmendjen, sepse askush nuk duhet të mbetet pa ndihmë. Tejet interesant si vete titulli ku; autorja shpreh mendime, shqetesime me origjinalitet shpirtëror, indipendente mendimi si gjithmonë na ve para faktit psikologjik se; çdo akt i dhunshëm ka një histori, që duhet njohur për t’u kuptuar thellësisht PSE-ja!!! Shprehur metaforikisht e shkruar me gishtat e shpirtit ndër krijime ndeshemi me psherëtima, emocione dhe dashuri të pakufishme nëne si në ese -n: AJO NATË TETORI…
Atë natë, e preka natën me dhimbjen e shpirtit, kur ra në heshtjen e saj. Dukej se kishte ardhur e dehur atë natë tetori. Edhe qielli atë natë i lëshoi ca pika loti. Ndërsa hëna e mbetur gjysëm e zhveshur në majat e pemëve, meditonte dhe lutej në heshtje për ty. Ti e kishe harruar rrugën atë natë zemra ime! Ndërsa nëna jote priste në parmakun e dritares duke iu lutur Zoti për engjëllin e saj, që nata ia kishte zënë si një zog të vetmuar jashtë. Në heshtje lusja Zotin që ylli im i dritës së syve të mos fikej.
Ndërsa mallin, ëndrrën, dhimbjen i shndërron në prelud dashurie në “Nje dashuri e humbur le shumë dhimbje“.
“Duhet pranuar realiteti siç është, pa fasadë. Sado që le dhimbje një ndarje, dalëngadalë shkon vet gjithçka drejt normalizimit.Nuk thonë kot, koha i shëron plagët, nuk them se shërohen plotësisht, por siç thotë populli ynë i mençur, “larg syve larg zemrës”. Jeta vazhdon, duhet pranuar, edhe zhgënjimet janë pjesë e jetës sonë, edhe se ajo dashuri jeton brenda meje. Me dhimbje, por e miratova zgjidhjen tij. E lashë të lirë sepse e desha shumë! Nuk e kam ndjerë veten të braktisur,por shumë të lënduar,sepse dhemb shumë një dashuri e humbur. Kur mendoj gjithçka që kam kaluar, kuptoj sa dashuri kam marrë dhe sa kam dhënë njëkohësisht,e kjo më bën të ndjehem shumë e lumtur”
Shumë tema janë paralele e jetës në rrugën që i jep mendjes së mbyllur nga realiteti. Këtë e gjejmë në:
“Të pabesit mos i jep besë kurrë”
Nuk gjejmë duke shfletuar vëllimin vetëm drama, dhunë e tragjedi, por edhe ese me peshë më të lehtë; humoristike si në: ”I ka ra lëkura Skënderbeut në plazh“, tregimin me intriga e të pamungueshmet thashetheme: ”Nuk fitohet as nuk mbahet dashuria me intriga“ etjer, etjer…
Krijimet lexuesi i vesh si një xhaketë jete në detin e montonisë. Shumëkush gjen veten në to mbasi fjalët fluturojnë në krahët e realitetit. Autorja na bën të eksplorojmë, na zhyt në mendime për problemet, fatet e thyera. Dialogojmë në heshtje me personazhe interesante a të tjerë për të ardhur keq, persekutuar nga dështimet e tyre. Pra gjejmë përjetime e rrugëzgjidhje të një aktualiteti teknologjikisht në avanguardia por shpesh të tymosur e të përlotur jo metaforikisht por realisht!
Vjollca Shurdha-Poete –Shkrimtare –Përkthyese -Itali