
Drekë në Triport…
Tavolinë e mbushur, përballë deti,
Lumenj fjalësh, të qeshurash,
Me duart e padukshme gotën time,
Mbush e rimbush dielli,
Me det, diell dhe jod jam dehur…
Bujari i sofrës ngre gotën dhe thotë
Se këtu është kërthiza e botës
Dhe vendi ku djalli sprovoi Krishtin,
“Shiko ç’mrekulli do të dhuroj”-i tha…
Miku im ka lindur i dehur,
Aty, në këmbët e Triportit të vjetër,
Ndërsa djalli vazhdon sprovon me radhë,
Dishepujt që fre babëzisë s’i vënë…
Triport, me dehe keq sot…
