MALLKIMI I ROZAFES-Safet Syla

Vallet dhe këngët tradicionale
Këto fuqi të valleve shkodrane
Ritmin e daulleve me shumë melodi
Bashkojnë vargjet në një krijimtari.

Simbol i mikpritjes dhe burrërisë
Shenjë e traditës dhe fortesë për siguri
Në baladat epike shqiptare
Stolitë dhe veshjet shekullore.

Proza të pasura me motive të shumta
Si mallkimi i perendisë
Legjendë e dhimbshme si Rozafa
Si nusja më e vogël e shtëpisë.

Ndër shekuj këto simbole me shumë virtyte
Personazhet e maleve me zana
Në rrugët me gurë dhe kroje të freskëta
Vargje të shumta të pa shkruara.