NJË DITË NDRYSHE-FATBARDHA BUDINI

NJË DITË NDRYSHE.

Në rrugën e mbushur me shi kalova me hap.

Pash fëmijë që lypnin, me sy të that’.

Diku shoh një nënë të,lodhur,pa fjalë,pa shpres’.

Një burrë kishte humbur në një cep të heshtjes.

Mendova për jetën, për botën ku rrojmë.

Për ata që harrohen, ndërsa të tjerë jetojnë.

Sa premtime që era i merr.

Sa shpirtra të lodhur,sa ëndrra pa derë.

Diku shoh një djalë të vogël, me libër në dorë.

Lexonte me zë, në një qoshe pa dritë fare fortë.

Një grua ndihmonte një plak të rënduar.

Në thjeshtësinë e saj një dritë kish shpëtuar.

Sot në këtë ditë kuptova, shpresa nuk vdes.

Në zemrat që duan, gjithnjë ajo çel.

Një dorë e shtrirë,një buzëqeshje e thjeshtë.

Mund t’i japim botës një jetë më të mirë.

Ndaj mos harroni kurrë o njeri se ti ke një fuqi.

Të japësh pak dritë, kur nata është gri.

Një veprim i vogël, një fjalë me ngrohtësi.

Ndryshon një ditë, ndoshta një njeri.

AUTORE: FATBARDHA BUDINI.