Gezim Llojdia

1.
…Ngjau në javën e parë të muajit maj 1967.Ishte një lajm i trishtuar .A mos vall që shënoi ikjen e një prozatori të talentuar .Por që pothuajse pa u vënë re. Më 4 maj, Mitrush Kuteli, shkrimtari, që kishte dhuruar shpirti dhe mendjen e tij për letrësinë shqipe.Iku nga bota jonë.Ikja e tij vinte pas një sëmundje të gjatë dhe të mundimshme.Dhe ishte rreth diku aty nga mosha 60 vjeçare. Në një kohë kur bota po kalonte periudha të pasigurisë dhe tensioneve.Dhe vendi ynë kishte zënë luftë me fenë .Ikja e Mitrushit ndodhi pa shumë jehonë.Ishte si një largim në heshtje si cdo funeral.
Në gazetën “Drita” të vitit 1967, njoftimi për vdekjen e tij shfaqej në një qoshe të vogël. Një kolonë të pa dukshme, me vetëm 19 rreshta të shkruar nga Lidhja e Shkrimtarëve.
…Gazeta letrare e kohës :”Drita” viti 1967 e paraqet ikjen e shkrimtarit të madh Mitrush Kutelit vetëm në një cep në një qoshe të kolonës me foto dhe 19 rreshta të shkruar nga Lidhja e Shkrimtarëve.
…” Më 4 maj thuhet në këtë njoftim, vdiq në Tiranë pas një sëmundje të gjatë në moshën 60 vjeç,shkrimtari Dhimitër Pasko(Mitrush Kuteli. Dhimitër Pasko me talentin dhe aftësitë e tij si shkrimtar dhe përkthyes kontribuoi në prozën shqipe dhe në përkthimin e disa veprave të rëndësishme botërore dhe veprave të realizmit socialist. Shumë shkrime të tij pra çlirimit dhe ato që krijoi pas çlirimit përshkohen nga fryma popullore nga dashuria për fjalën shqipe dhe për vendin. Me përkthime ai ndihmoi në lëvrimin e gjuhës letrare dhe në pasurimin e kulturës sonë. I shprehim ngushëllimet tona familjes dhe afërmve për humbjen e parakohshme”.
2.
Por si u përhap lajmi i ikjes së Kutelit?Aso kohe në gazetën “Drita” të atij viti, lajmi për vdekjen e Mitrush Kutelit shfaqej si një fjalë e shpejtë dhe e vendosur në një qoshe të vogël.Madje pa ndonjë mbështetje të madhe ose nderim të veçantë. Ishte një njoftim që kalonte shpejt. Një shënim i shkurtër. Një formë që përfaqësonte më shumë një ngjarje kalimtare sesa një humbje të thellë për kulturën shqiptare. Kjo heshtje rreth ikjes së tij ishte ndoshta edhe një reflektim i kohës.Një periudhë kur figura të tilla të rëndësishme shpesh herë nuk mund të gjenin vendin, që meritonin.
3.
Mitrush Kuteli ishte më shumë se një shkrimtar. Ai ishte një zë i fuqishëm i letërsisë shqipe.Një pasqyrë e thellë e shpirtit të popullit shqiptar, që me çdo fjalë të tij, me çdo përkthim, e ngjalli dhe e pasuroi gjuhën që e donte me gjithë zemër. Përkthimet e tij nuk ishin thjesht përkthime.Ato ishin ura që lidhin kulturën tonë me botën.Po dhe një mundësi për të sjellë në shqip letërsin e autorëve të shquar botërorë. Ai i dha letërsisë shqiptare një dimension të ri.Madje duke e pasuruar me të gjitha nuancat që mbartnin këto veprat e huaja. Me fjalët e tij, ai e bëri lexuesin të ndjehej më i pasur, më i thellë, më i lidhur me natyrën, historinë dhe kulturën e tij. Çdo tregim i tij ishte një shpërthim i papritur i pasionit dhe dashurisë për jetën.Por një dashuri, që ndjehej në çdo faqe të veprës së tij. Ngase pasuria e veprës së Mitrush Kutelit është një pasuri që është e gërshetuar thellë me shpirtin e popullit.Ikja e Mitrush Kutelit ishte një humbje e madhe për letërsinë shqipe. Ishte një humbje që la pas një boshllëk të thellë dhe të pashuar. Ai ishte një ndër ata shkrimtarë që i dhanë një shpirt të veçantë prozës shqipe, që e ndihmuan atë të ngrihej në këmbët e veta dhe të zhvillohej pa u ndalur. Vepra e tij nuk ishte thjesht një pasqyrë e jetës shqiptare. Por një pasqyrë e shpirtit të një kombi që kërkonte të gjejë rrugën e tij mes sfidave dhe vuajtjeve.Por, përkundër faktit se vdekja e tij kaloi në heshtje. Trashëgimia e tij nuk mund të shuhen. Ajo është një dritë që vazhdon të ndriçojë edhe pas dekadash. Veprat e Mitrush Kutelit janë një thesar që i kalon kohës dhe përjetësisht do të mbeten një pasuri., vepra e tij vazhdon të jetë një shenjë e dashurisë për gjuhën dhe për popullin shqiptar, një shenjë që nuk mund të fshihet dhe që nuk mund të harrohet.Përmbledhje: “Prozë dhe Vargje të Zgjedhura” është një pasuri e papërsëritshme e veprave të Mitrush Kutelit. Ajo mbart jo vetëm dashurinë për letërsinë, por edhe një pasqyrë të thellë të shpirtit shqiptar dhe një reflektim mbi jetën, historinë, dhe traditat. Novelat dhe vargjet e tij janë të mbushura me metafora të fuqishme dhe pasqyrojnë një botë të ndërlikuar, ku natyra dhe individët janë të lidhur ngushtësisht me njëri-tjetrin. Mitrush Kuteli ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në pasurimin e letërsisë shqipe dhe ka lënë një trashëgimi të madhe .
…Mitrush Kuteli nuk ishte thjesht një shkrimtar, ai ishte një shkrimtar që mundi të ndihmonte në pasurimin dhe ndriçimin e letërsisë shqipe, duke sjellë një frymë të freskët dhe një ndjesi të thellë popullore që ende ndjehet në çdo faqe të veprës së tij. Si një shkrimtar i njohur i periudhës së realizmit socialist.A i ofroi një pasqyrë të pasur të jetës shqiptare.por duke përdorur ngjarjet dhe tiparet e jetës popullore për të krijuar tregime që jo vetëm që pasqyronin realitetin, por edhe e përforconin atë.Përkthimet e tij ishin një ndër kontribuimet më të rëndësishme. Ai solli në shqip vepra të autorëve të njohur botërorë, duke pasuruar gjuhën shqipe dhe duke i dhënë asaj një thellësi dhe ngjyra të reja. Përkthimet e tij i mundësuan lexuesve shqiptarë të shijonin perla të letërsisë botërore, nga autori i njohur i realizmit socialist deri tek shkrimtarët klasikë të letërsisë europiane.
Fryma popullore ishte gjithashtu e pranishme në shkrimet e tij. Ai shfaqte një dashuri të pafund për fjalën shqipe, duke u munduar të përcillte çdo aspekt të jetës shqiptare natyrën, kulturën dhe historinë me një gjuhë që ishte gjithmonë e qartë dhe e drejtpërdrejtë. I dashuruar pas këtyre aspekteve të jetës, ai i transformoi ato në një formë artistike që ende vazhdon të frymëzojë.
Përkundër humbjes së parakohshme dhe vdekjes që kaloi pa shumë jehonë, trashëgimia e Mitrush Kutelit është e pakundërshtueshme. Vepra e tij e mbetur pas ka përçuar në kohë një pasion të fortë për fjalën dhe popullin shqiptar. Kur shohim letërsinë shqipe të pasluftës, emri i Mitrush Kutelit është i pandashëm nga procesi i zhvillimit të saj, duke i dhënë asaj një drejtim të rëndësishëm dhe një frymë të përbashkët.
6.
…Kjo është një trashëgimi që nuk mund të shuhet. Një trashëgimi që vazhdon të jetë e gjallë, si një dritë që ndriçon rrugën për ata që duan të kuptojnë dhe të vlerësojnë më shumë letrësinë dhe kulturën shqiptare. Mitrush Kuteli, ndonëse iku herët,.por Mitrushi la pas një rrugë të pasur e të thellë në artin e shkrimit. Një rrugë për fjalën dhe letërsinë.
7.
Ikja në qiell e Mitrush Kutelit ishte dhimbja e madhe për një komb.Ikja e një njeriu që ka punuar për letrat shqipe ishte dhimbje e madhe për letrat shqipe. Ai iku nga toka jonë, për t’u bërë i qiellit. Ikja e tij përkon afërsisht si në vargjet e Lasgushit … Fluturoi dhe shtergu i fundit madhështor, duke ikur që me natë…
…Vepra e tij do të vazhdojë të jetojë në çdo fjalë që ai ka thurur. Në çdo frazë që ka mbetur e shkruar. Në çdo fjalë të Mitrush Kutelit, do të jetojnë kujtimet e një periudhe të shkuar, por gjithashtu shpresa dhe krenaria e një kombi që ka dijen dhe artin si pasuri të paçmueshme. Le të mos harrojmë kurrë se veprat e tij janë dritë në rrugën e letrave shqipe, dhe se ai, si shkrimtar dhe poet, ka arritur përtej kufijve të kohës.Ai iku larg për të fluturuar përgjithmonë në qiellin e përjetshëm të fjalës.