Erë moj…
Erë moj erë e uruar,
si në dimër ,si në verë,
mos vrapo si e tërbuar
ndale hovin ndonjëherë.
Erë mali,erë fushe,
sido të jesh ,vjen me aromë,
aromë lulesh,aromë jete,
mendje-shpirt na gjallëron.
Erë moj e lehta erë,
më flladit trup e shpirt,
bëj të ndihem më e re,
bëj për pak yllin të ndritë.
Erë e ëmbël lozonjare,
loz me ndjenja e kujtime,
kalo kohëra,kalo vite,
më shfaq kohën e rinisë sime.
Erë e mbarë aromëëmbël,
qoftë në dimër a në verë,
më ngroh shpirtin e kallkanosur,
më fresko mendjen ngaherë.
Erë e shpejtë fluturake,
vallëzo si shtojzavalle,
përkëdhel lule e pemë,
flladit pyje,flladit male.
Fry moj erë dimërake
a vjeshtake,pranverore,
shoqëruar me pika shiu,
apo me flokë dëbore.