1991.Shoqata: “Ismail Kadare” dhe një artikull në AFP-Nga Gezim Llojdia


-Ah Kadare, ai tradhtari ! Gjynah, si ja punoi partisë. Çfarë nuk i dha partia? Ptu, borgjez i fëlliqur. I bëri monument, Enverit. Dimri i madh rus. Vollgat e zinj. Tradhti, tradhti shkruante…H a,haha…

Gezim Llojdia

1.

Yllësia,jonë. Përveç, një shkëlqim mjegullnaje.Zjarret kishin pushtuar Evropën. Era e lirisë ishte hapërdarë ngado.Dimri.Ishte veç, një pranverë.Në dimër  kishte buisur lulëria. Çelur bajamet. Portreti i njerëzisë Shquhej  në çdo cep të fytyrës,veçse ndryshim. Aty nga fillesa e vitit ‘91.Diç më lindi   si ide.Shqipëria, vendi i Mesdheut.Dhe sigurisht i Ballkanit,kishte hyrë në një kohë  tjetër. Njerëzia nuk dukej më, si ajo e para. Fqinjët kishin ikur. Thashethemnajë kudo. Eksodistët e kufirit. Vaporët plotë. Ambasada me radhë kilometrike. Mesa mbaj mend.Të gjithë.Të gjithë,po iknin.Në një  lëvizje,pa caktuar drejtimin. Fjala e vetme mbetur në buzë ishte:

-Po iku.Për ku, as vet se di,ku të dali…!

Në këtë rrokopujë gjeta një çast vetmie.

Rtsh cdo ditëinformonte për ligje të reja.Po formoheshin  shoqata,parti,kuvende…Një miku imë më tha se ishte takuar me Mëno Gjolekën.Agraristëtë ishin në formim e sipër.

Fjala  e parë,që më erdhi në mëndje ishte :”Shoqata Ismail Kadare”.

-E çdo të bësh më këtë?Ngriti supet.Një pjesë e intelektualët e firmosën, për të krijuar shoqatën. Haxhi Dalipin tha se ishten gjë e bukur një shoqatë për Kadaren,në qytetin e Flamurit. Shkrimtari Ismail Kadare,aso kohe ishte ekzilant në Francë.

E quajtën tradhtar.Bushkalë. Shkrimtar i madh.Eh, o burrrë një, njeri i vogël…

Kudo,që ula në kafenetë tona në jugë.Ajo atmosferë mbizotëronte.

-Ah Kadare,ai tradhtari!Gjynah,si ja punoi partisë.Çfarë nuk i dha partia?Ptu, borgjez i fëlliqur.I bëri monument, Enverit.Dimri i madh rus.Vollgat e zinj.Tradhti, tradhti shkruante…Ha,haha…

Me shkrimtarin Kadare isha takuan vetëm një herë.Banesa e tij  gjendej në rrugën e barrikadave,afër kafe Florës.Si çdo i ri në atë udhë.Nuk kisha shfaqur shumë prirje,përveç publicistikës,që ishte:”shtëpia ime”.Kishim organizuar takime me Elena Kadarenë me studentet e  veterinarisë.Në godinën e re të tyre erdhën shumë studente .Ato nuk nguruan ta pyesnin Elenën për romani:”Një lindje e vështirë” dhe të tjera pyetje .Një tregimin tim Elena ja dikujt për te Drita,por nuk e botoi.Pastaj i shfaqa dëshirën për të takuar Kadarenë dhe një pasdite rreth orës 6 më priti në banesën  e tij në rrugën barrikadave .Ku banonte edhe Agolli.Dhe ishte një takim i pashlyer për mua fola tre katër fjalë dhe Elena gjithashtu.Këto dhe të tjera i ruaja në kujtesë.Që atëherë Kadarenë, nuk  e kam takuar më asnjëherë.

Mbaj mend se nga krijuesit tanë studentë, disa prej tyre,Spasse,Jakupi ,Mirashi, etj kanë një foto në Durrës me Kadaren. Shefqeti i gazetës më tha ti merrja një tregim për gazetën. Edhe Teodor Laço kishte botuar një tregim aty.Por Elena na tha se tregimet e Kadaresë, ishin shumë  të gjata…

 Me një makinë shkrimi të vogël .Hartova  katër faqe.Tre kopje me një fletë, karboni në mes.Bëra statutin.Takova  miq e shokë që pranuan të vënë emrin dhe firmën për shoqatën.Shumë prej tyre artistë dhe krijues të qytetit jugor.

Pas kësaj i hipa trenit dhe mbrita në Tiranë.Një ndryshim i madh në kryeqendër. Njerëzia dukej se vraponin .Nuk iknin.Sikur i përzinin.Biseda të shpejta. Të jepnin dorën.Me një shprehje standarde.

-Oh miku im, paske ardhur në Tiranë!Si ja kalon,mirë.Ju mirë!

 -Ika,ika se kam ndoca punë…Çfarë pune?Ika,ika se kam punë…

2.

Kërkova,Ministrinë e kulturës.Bulevardi:”Dëshmorët e Kombit”. Në ish zyrat e KQ.PPSH.Kati i fundit.Një trazirë shtrihej nëpër korridore.Gazeta:”Zëri i Rinisë”.Dorëzova  statutin te sekretaria dhe prita në korridor.Po shfletoja një arkiv gazetë.Artikuj të hershme.Të zverdhur,të lidhura në formë libri.Përmbi derë shkruhej:Zv/ministër. Njoha Capajev Gjokutaj.Trokita dhe hyra.

-Jam nip në Kuç. Thashë. Kam sjellë për të miratuar një shoqatë.

Më priti mjaftë mirë.Ishte  një njeri i përzemërtë. Tepër i komunikueshëm.

-Çfarë shoqate?Pyeti.

“Shoqata :Ismail Kadare”.Më pyeti për burimet financiare.

-Për të miratuar edhe miratohen,tha por problem mbetet financimi.Ai, s’kishte asgjë në kompetencë të tijën, për ta miratuar.

U ndamë me mirësjellje dhe me konsiderata.Shkova te zyra ,ku dorëzova dokumentet.Nëpunësen e pyeta.

-Sa zgjatë, miratimi?Do kohë. Tha.Po sa?Se di!S”është në dorën time.

Kur po kaloja para selisë së Komitetit të PPSh Tiranë,sot selia e PS ,doli nëpunësi që na kishte dhënë një sezon lëndën e materializmit. Më pyeti, pse isha munduar.Po bëjmë një shoqatë me emrin Kadare,por doja miratimin.

-Ah Kadareja. Tradhtari.Nëpunësja e arkivit ka një dokument,  tha.

-Çfarë dokumenti,pyeta.

Kadareja në Francë ka dhënë një intervistë ku ka sharë,regjimin,partinë byronë politike.

Hymë brenda .Sekretarja gjithë frikë .Tha se s’duhej ta shikonin të tjerët.Ishte, një faksimile më duket nga AFP ,një kolonë e vogël që vijonte me foton e Kadaresë dhe një gjysmë kolone më tej.Kaq ishte intervista e Kadaresë.Diktatori …fillonte ,por besoj duhet të jetë në ndonjë arkivë kjo faksimale me bojën e zezë.Është dërguar nga ambasada jonë në Francë.Tha.Na thanë ti asgjësojmë të gjitha materialet.Por këtë e ruajta.Mund ta marrë i thashë se kemi krijuar një shoqatë.Për tradhtarin, tha ajo.Jo,nuk e lëshoj.

Ika me tren.Nuk më dukeshin si atëherë.Trenat,gjysmëbosh. Xhama-thyer.Kudo mizerje.Pikëllim.Frynte era ngado.Dhe dëg,dëg,dëg… zhaurima e  trenit.Lehnin në tymë,qentë e udhës.Prita çdo mbrëmje me sytë nga TV. Asgjë.Një mbrëmje u tha se në Gjirokastër ishte formuar shoqata:”Ismail Kadare”.Pas kësaj Rtsh njoftonte për formime shoqatash,partish,fondacione etj….Asnjëherë nuk e dha lajmin, që prisja. Ndjeja keqardhje. Ato shoqata që u që u krijuan. U shuan shpejt. Siç shuhet një yll në një natë dimri.